Fati Iseni, historian dhe profesor universitar, e cilëson veton bullgare më shumë një çështje të brendshme sesa një çështje të jashtme. Ai thotë se vetoja bullgare po përdoret nga kryeministri Borisov për interesat e tija në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas tij, duke jetuar në Ballkan, gjithmonë nëpër zgjedhje është luajtur karta nacionaliste, prandaj edhe Borisovi po bën të njëjtën gjë duke bllokuar Maqedoninë në rrugën evropiane. – Advertisment – Vetoja Bullgare paraqet një politik të paqartë , kryesisht vitin e fundit, pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Kjo veto paraqet më shumë një…
Author: almakos
Këshilli i Sigurimit i rekomandon Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë. Kjo sipas Presidentit, Stevo Pendarovski bëhet me qëllim që armata të dalë në mbështetje të policisë dhe organeve shtetërore në luftën kundër pandemisë. Pendarovski shpjegon se gjendja e krizës nuk nënkupton gjendje e jashtëzakonshme aporë policore. – Advertisment – Dispozitat ligjore i japin mundësi Qeverisë të menaxhojë me resurset shtetërore publike, ndërmarrjet publike të komunave dhe të komunave në Qytetin e Shkupit duke përfshi dhe shoqëritë private, përkatësisht shtëpitë private të shëndetit. Zbatimi i gjendjes së krizës nuk ka asnjë lidhje me orën policore në gjithë…
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale J.XH. nga fshati Xhermë i Tetovës, i cili ka qenë i arratisur nga burgu. I arrestuari ka pasur fletë arresti, pasi ka qenë i dënuar me 15 vite burg, ndërsa për të vuajtur i kanë mbetur edhe nëntë vite. Pas arrestimit 30-vjeçari është dërguar në burgun, nga dhe ku ishte arratisur, për të vuajtur dënimin e mbetur. – Advertisment –
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç),…
Komuna e Tetovës hesht dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të Alsat, nëse vetëqeverisja lokale e ka mbrojtur burimin e lumit Shkumbin, nga ku qytetit furnizohet me ujë të pastër të pijshëm. Nga Departamenti i marrëdhënieve me publikun në Tetovë dje thanë se përgjigje do të marrim sot, por shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun, përveç që nuk na dërgoi përgjigje sot, nuk iu përgjigj as telefonatave tona. Situata është tejet shqetësuese, sepse sipas Inspektoratit të Mjedisit, një nga hidrocentralet e vogla, që po ndërtohen në Sharr është në afërsi të burimit të lumit Shkumbin, dhe është e mundur ndotja e ujit…
Kryeministri, Zaev mbetet optimist se deri në fund të vitit mund të gjendet zgjidhje për kontestin maqedono-bullgare, përmes dialogut dhe mirëkuptimit. Ndërsa Presidenti, Pendarovski tha se gjasat për zgjidhje sa vijnë e zvogëlohen. Zaev e Pendarovski thanë se nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare. – Advertisment – Vazhdojmë me retorikë miqësore dhe të dialogut, jo retorikë të nxitjes së konflikteve. Me Bullgarinë kemi komunikim në të gjitha nivelet, komunikimi kryesor momentalisht zhvillohet mes ministrave të Jashtëm. Nuk e humbim shpresën, duhet të bëjmë çmos deri në moment të fundit, nëse është e mundur deri në fillimin e dhjetorit për mbajtjen…
Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së Këshilli të Sigurimit deklaroi se më së voni deri nesër do të mund të shpallet gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit. – Advertisment – Në lidhje me: Filipçe: Pas shpalljes së gjendjes së krizës, do të kemi në dispozicion edhe kapacitetet e spitaleve private “Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës”, deklaroi kryeministri Zaev. Kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk përjashtohet mundësia për një mbyllje të re, por që sipas tij për momentin kjo nuk po shqyrtohet.…
Pas rekomandimit të Këshilli të Sigurisë Kombëtare për të shpallur gjendje krize, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se pasi që Qeveria të shpall gjendjen e krizës, autoritete do të mund të shfrytëzojnë edhe kapacitetet e spitale private dhe kuadrot që punojnë në këto institucione. – Advertisment – “Po do të kemi në dispozicion edhe kapacitetet e të gjitha spitaleve private, poliklinikave private si dhe kuadri që punon në këto vende. Sot për shkurt kohë do të bëjmë analizë me gjithçka që posedojmë, dhe së bashku me kapacitetet shtetërore do të realizojmë plan për punë”, deklaroi mes tjerash Filipçe.
Tashmë ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku do të diskutohet për situatën me Covid-19 si dhe për masat e marra nga institucionet për ballafaqim me pandeminë. – Advertisment – Në mbledhjen e sotme, përpos anëtarëve të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski po merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte mbajtur më 29 tetor, pikërisht për të diskutuar situatën me Covid-19. Sipas njoftimeve, pas orës 13:15 duhet të ketë deklarata pas përfundimit të mbledhjes.
Bojan Jovanovski-Boki 13 në seancën e sotme gjyqësorë theksoi se edhe pse ka pasur presion politik ndaj tij, ai nuk i është nënshtruar kërcënimeve. – Advertisment – “Nuk iu nënshtrova presionit politik të vagabondëve politikë”, tha Boki në gjykatë, pas çka iu ndërpre fjala. Jovanovski tha se gjykatësja është nën ndikim të politikës. Ai gjithashtu kërkoi përjashtimin e gjyqtares Sofçe Gavrillova pasi që mendon se ajo është e njëanshme sepse po e njëjta ka qenë pjesë e Këshillit Gjykues që e dënoi Boki-13 me nëntë vjet burg në rastin “Reketi”, ku u shpall fajtor për zhvatjen e më shumë se…
Gjatë ditës së djeshme (18.11.2020) nga ana e zyrtarëve policorë është privuar nga liria personi G.T. 35 vjeçar nga fshati Balvani i Poshtëm. Ndaj personit në fjalë kishte fletarrest për vuajtje të dënimit me burg për më shumë vepra penale, kryesisht vjedhje të rënda. – Advertisment – G.T. është dërguar në Burgun e Strumicës për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 10 muajve.
Një sulm me raketa nga milicia pro-iraniane gjatë natës duket se vuri në shënjestër kompleksin e ambasadës amerikane në zonën e gjelbërt të Bagdatit. Sulmi ka rritur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, ndërsa të dy vendet njoftuan tërheqjen e 500 ushtarëve të tjerë nga Iraku. – Advertisment – Media irakiane njoftoi se u hodhën shtatë raketa të tipit “Katjusha” ndaj zonës së gjelbërt, pjesë e fortifikuar në Bagdat, dhe duket se objektivi kishte qenë kompleksi i ambasadës amerikane. Nuk ka patur njoftime për viktima nga pala amerikane, por zyrtarë të ushtrisë irakiane thanë se një fëmijë humbi jetën…

