Shumë nxënës kanë mbetur pa u vlerësuar, pavarësisht se deri më 20 nëntor Ministria e Arsimit kërkoi që nxënësit të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Sipas mësimdhënësve, problemi kryesor që pengoi vlerësimin e nxënësve është mos prezenca e rregullt në mësim dhe mungesa mjeteve për punë. Madje, mësuesit thonë se vlerësimi i nxënësve nuk është i kënaqshëm sepse shumë prej nxënësve janë ndihmuar nga anëtarët e tjerë të familjes. – Advertisment – Pengesat për pjesëmarrje janë të paevitueshme kur flasim për probleme. Ka familje që nuk ka qasje, ka familje që nuk ka…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1…
Kriza me Kovid 19 ka rritur vëllimin e mbeturinave mjekësore që po dërgohen për asgjësim në deponinë Drisla të Shkupit ku digjen në furrën që është 40 vite e vjetër. Në nivel mujor në Drislla sillen 70 ton mbeturina mjekësore, ndërsa prej tyre 15 ton janë nga qendrat Covid. Të gjitha këto mbetje të rrezikshme dhe infektive as muajt e ardhshëm nuk do të asgjësohen në sistem të ri të mbetjeve mjekësore që shteti ka dështuar ta instalojë që nga viti 2012. Kryetari i Shkupit, Shilegov, para dy viteve paralajmëronte se furra e re do të vihet në funksion në…
Kapacitetet spitalore po ngarkohen gjithnjë e më tepër. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat e Shkupit janë shtruar 36 pacientë, ndërsa në Qendrat Interne janë hospitalizuar 19 pacientë. Spitali “8 Shtatori” ka pranuar 11 pacientë, ndërsa Klinika Infektive 6. Aktualisht janë duke u trajtuar 467 pacientë. Mjekët thonë se presioni po bëhet i papërballueshëm, për këtë edhe bëjnë thirrje për kujdes dhe respektim të masave. – Advertisment – “Kapacitetet spitalore janë tej mbushura. Dinamika e kurimit dhe pranimit të pacientëve të rinj sa vjen e rëndohet. Duam ta kuptoni se neve luftojmë pa u lodhur për shëndetin…
Maqedonia e Veriut zyrtarisht në gjendje krize. Komiteti për menaxhim me kriza ka filluar me përgatitjen e planit aksionar. Po kërkohet zgjidhje edhe për kapacitetet spitalore. – Advertisment – “Për shkak se kapacitetet e klinikave private janë të mbingarkuara, ish hapësirat e spitalit privat Sistina është njëra nga idetë që të kthehet në qendër të përbashkët të klinikave private e që do të menaxhohet nga Qeveria gjatë gjendjes së krizës, për trajtimin e pacientëve nga Kovid-19. Në takimin që një ditë më parë kishte ministri i Shëndetësisë me pronarët e klinikave private, ideja parimisht është pranuar por ka mbetur të…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 13:30 në fshatin Pirok të Tetovës është arrestuar 32-vjeçari A.I. – Advertisment – 32-vjeçari dyshohet se ka shkelur nenin 259 të Kodit Penal duke kryer veprën penale “kërcënim”. Gjegjësisht, me datë 19.11.2020 rreth orës 21:00, një 32-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se A.I. e ka shantazhuar përmes rrjetit social “Facebook”. A.I. ka kërkuar para nga 32-vjeçarja, në të kundërtën ai është kërcënuar se do të publikonte foto komprometuese të 32-vjeçares.
Pas shpalljes së gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, mbrëmë vonë në Qendrën për Menaxhim me Kriza u mbajt mbledhja e Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza. – Advertisment – Në mbledhje morën pjesë ushtruesi i detyrës drejtor i Qendrës, njëherë edhe udhëheqës i Shtabit Kryesor, Stojançe Angellov, si dhe përfaqësues të subjekteve nga Sistemi për Menaxhim të Krizave ( përfaqësues nga Ministritë e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme, kreu i Grupit të Vlerësimit, kreu i Shërbimit Emergjent Mjekësor në Shkup, drejtori i Drejtorisë…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër disa rrugë kryesisht të thata. – Advertisment – Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka dhe lugina, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.…
Profesori universitar Nenad Markoviç vlerëson se zgjidhja për bllokadën nga Bullgaria nuk mund të pritej para fillimit të kryesimit slloven me Unionin. – Advertisment – Bullgaria ka ndërtuar istikame të fuqishme nga të cilat tash vështirë dilet. Më shumë mundësi do të jepja gjatë kryesimit të Sllovenisë sesa gjatë kryesimit të Portugalisë ku do të ketë kohë që të arrihet zgjidhje për këtë problem”, tha Markoviç. Kujtojmë se kryesimi gjashtëmujor gjerman me Unionin filloi më 1 korrik dhe përfundon në janar. Pastaj, Portugalia bëhet kryesiese e pas kësaj, më saktë në periudhën nga qershori deri në dhjetor 2021, Unioni do…
Profesori universitar, ish zëvendës- kryeministër dhe ambasador në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski, në emisionin “360 gradë” të Alsat vlerëson se shanset për të kapërcyer pengesën për të filluar negociatat me BE, të vendosura nga Sofja zyrtare mund të zgjidhen vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgarinë fqinje. – Advertisment – Sipas tij, në këtë kohë nuk vijnë sinjale nga fqinji ynë lindor që mund të interpretohet si një mundësi për ta kapërcyer bllokadën gjatë presidencës gjermane të Unionit. Ditët apo javët e fundit, atë që e dëgjojmë nga përfaqësuesit zyrtar të qeverisë bullgare kemi një vrull të ndjenjave negative…
Kosova po përballet muajin e fundit me periudhën më të rëndë shëndetësore që nga shfaqja e pandemisë së COVID-19. Autoritetet thonë se spitalet e Kosovës kanë filluar të ngarkohen me pacientë që kërkojnë trajtim. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes Skype-it i tha Zërit të Amerikës se infrastruktura spitalore është shumë e ngarkuar. “Situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 është e ngarkuar këtyre ditëve në Kosovë, sikur edhe në shtetet e rajonit dhe më gjerë dhe çka është fokus kryesor i ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera është që të angazhoj sa më shumë kapacitete në mënyrë që…
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë sërish kategorizimin e komunave varësisht rritjes së rasteve me COVID-19. Në zonën e kuqe ( me rrezik të lartë ) kanë qenë dhjetë komuna, ndërsa sonte MSH ka futur në këtë zonë edhe tetë komuna tjera të cilat janë: Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica, transmeton Telegrafi. Më herët në zonën e kuqe kanë qenë: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Peja, Gjakova, Ferizaj, Shtime, Gjilan, Mitrovicë e Jugut. Për zonën e kuqe këto janë masat: – Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00…

