Pasditen e sotme pas orës 15:00 në afërsi të kompleksit Çairçanja në Çair, para një dyqani për pjesë veturash ka pasur të shtëna armësh zjarri. Sipas dëshmitarëve okular, përplasja ka ndodhur mes dy grupesh të rinjsh të cilët, pas përplasjeve fizike, kanë përdorur edhe automatik të tipit kallashnikov. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin në fjalë, ndërsa trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar tërësisht. Trafiku për momenti është riorientuar për nga Rruga e Plastikeve. – Advertisment –
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82…
Mësimi i detyrueshëm online për shkak të pandemisë vazhdon të shqetësoj nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ata ngritën zërin për arsim cilësor, mjete për punë dhe infrastrukturë më të mirë në shkolla. Madje, nxënësit kujtuan autoritetet se gjendja financiare nuk guxon të jetë parakusht për arsim të barabartë. – Advertisment – “Njohuritë e pamjaftueshme të përdorimit të platformës dhe mjeteve për mësimin onlajn në përgjithësi çojnë në humbjen e interesimit për të mësuar tek nxënësit, humbjen e dëshirës për të punuar, si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit dhe zhvillimin e pasivitetit më…
Në Bit Pazar vazhdojnë të bashkë ekzistojnë vendkalimi ilegal dhe ura, e cila injorohet pothuajse plotësisht nga qytetarët. Çairi dhe Qyteti i Shkupit shfajësojnë veten për përgjegjësinë. – Advertisment – Vendosja e objekteve të përkohshme, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të qytetit gjendet, është kompetencë e komunave përkatëse. Qyteti nuk ka as kompetenca dhe as inspektorat ndërtimorë në këtë rast të themi, që të mund të largojë objekte të caktuara. Pa marr parasysh faktin që ndodhet në Bulevard të Qytetit, leja për punë jepet nga ana e Komunave dhe janë Komunat ato që bëjnë mënjanimin e atyre objekteve…
Bashkimi Evropian nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut, e cila ka konfirmuar vazhdimisht se nuk ka alternativë tjetër pos BE-së dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, tha deputetja sllovene Tanja Fajon për të përditshmen “Danas” në Beograd. – Advertisment – “Ne nuk mund t’i tradhtojmë sërish. Duhet të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë në frymën e dialogut dhe të kthejmë besimin në këtë proces. Shtetet anëtare kanë edhe një mundësi deri në fund të vitit për të vendosur që BE të hap derën për miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut, sepse e meritojnë”, deklaroi Fajon, e cila kryeson me…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mëngjesin e sotëm ka vizituar klinikat interne pranë Kampusit Klinik “Nënë Tereza”, me çrast vizitoi edhe kovid qendrën që është hapur në Klinikën për Sëmundje të Syve. – Advertisment – “I gjithë sistemi shëndetësorë koordinohet me të gjitha institucionet e shëndetit publik. Në të gjitha institucionet po punojnë staf profesional. Punonjësit shëndetësorë janë lodhur, por nuk dorëzohen dhe japin maksimumin për trajtimin e pacientëve”, deklaroi Filipçe. Në Klinikën për Sëmundje të Syve ka 23 krevate për pacientë me Covid-19, ndërsa sot ministri paralajmëroi për zgjerimin e kapaciteteve me 50 shtretër për pacientë me Covid-19 që…
Këshilli protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, sot tek ura e lumit Shkumbin në Tetovë, kanë ekspozuar fatura të energjisë elektrike, të cilat, sipas tyre, janë me çmime tejet të larta, edhe përkundër faktit se shtëpitë janë pa banorë. Ata pretendojnë se këto lloj faturash, shpërndahen vetëm në pjesën perëndimore të vendit tonë. Drejtuesit e protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, për krijimin e kësaj situate, e kanë akuzuar Qeverinë e cila, sipas tyre, për katër muaj radhazi, edhe përkundër protestave të përjavshme, nuk ka ndërmarr asgjë në drejtim të uljes së çmimit të energjisë elektrike. – Advertisment – Përndryshe,…
Në shenjë të kremtimit të Ditës Botërore të Fëmijëve, sot disa nga institucionet në Shkup do të ndriçohen me ngjyrë të kaltër si gjest simbolik i angazhimit të tyre për promovimin e të drejtave të fëmijëve. – Advertisment – Qeveria, Kuvendi, UNICEF-i, Delegacioni i BE-së, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Ambasada e Italisë, etj. do të ndriçohen me ngjyrë të kaltër. Çdo vit më 20 nëntor, ditën e nënshkrimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, Dita e Fëmijës kremtohet në të gjithë botën, ndërsa ndërtesat dhe monumentet ndriçohen me…
Gjatë 24 orëve të fundit (19/20.11.2020 ) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 722 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB-ja në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
Sot bëhen 48 vite kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. – Advertisment – Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare. Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë. Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor. Në unifikimin e…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 22-të, me qëllim nisjen e proceduarave në përputhje me kërkesën e Këshillit për Siguri Kombëtare për shpallje të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për të menaxhuar në mënyrë më efikase krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. – Advertisment – Në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Krizave, Qeveria miratoi vlerësimin për ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Grupit të Vlerësimit, duke emëruar Stojançe Angellov, ushtrues të detyrës së drejtorit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, si anëtarë i këtij grupi, si dhe…
Republika e Bullgarisë i përdorë të gjitha instrumentet legjitime për mbrojtjen e interesave të saja dhe të popullit bullgar, kështu deklaroi në “Rruga drejt…”, profesori universitar Anton Panchev, sipas të cilit zgjidhje të kontestit do të ketë një ditë, por kjo kërkon shumë kohë dhe angazhim. – Advertisment – Bullgaria i përdor të gjitha instrumentet legjitime për mbrojtjen e interesave të saj. Sepse në të vërtet ne nuk e mohojmë identitetin e maqedonasve, ata e mohojnë identitetin e bullgarëve. Gjërat janë të thjeshta, ne kemi dokumente, le të vijnë historianët maqedonas të prezantojnë, të paraqesin dokumentet e tyre për Goce…

