— Me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës, VLEN u ka dërguar një urim të pëzemërt të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth vlerave të lirisë, barazisë dhe drejtësisë.
Në komunikatën zyrtare, VLEN vlerëson se kjo datë e shënuar historike na kujton sakrificën dhe përpjekjet ndërbrezore për një shoqëri të drejtë, e cila mbështetet fort në karakterin e saj multietnik.
Mesazhi i plotë:
Me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës, ua urojmë festën të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Kjo ditë na kujton përpjekjet historike për liri, barazi dhe drejtësi, vlera mbi të cilat mbështetet Republika jonë dhe që përcaktojnë karakterin e saj multietnik.
Kjo festë është edhe një mundësi për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar së bashku si shtet dhe si shoqëri, për të forcuar mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj së mirës së përgjithshme, pavarësisht dallimeve etnike, fetare apo politike.
Është përgjegjësi e të gjithëve që këto vlera t’i ruajmë dhe t’i avancojmë, duke ndërtuar një shtet modern, të drejtë dhe të barabartë, ku çdo qytetar ndihet i respektuar dhe pjesë e së ardhmes së përbashkët. Vetëm kështu mund ta çojmë vendin me hapa të sigurt drejt familjes evropiane.



