Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se pjesën tjetër të vaksinave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare, kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim te njerëzit. “Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave, apo 360,000 doza të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që e…
Author: almakos
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas deklaraatës së Vuçiç për dialog ose konflikt në rajon duke bërë një krahasim me rajonin e Nagorno-Karabakh ku po luftojnë Azerbajxhani me Armeninë. Haradinaj-Stublla thotë se Vuçiç është ”këlysh i Rusisë” dhe politika e tij është kundër vlerave europiane, NATO-së, dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkan. Ajo garanton se përpjekjet ruso-serbe për të minuar paqen e sigurinë në rajon do dështojnë si në 1999 me përfundimin e luftës së Kosovës. STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me…
Kosovës të mërkurën i janë shtuar edhe 733 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë në 24-orët e fundit në vend janë raportuar edhe katër vdekje. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportin 24-orësh të këtij të fundit. Sipas IKSHPK’së gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.519 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive.Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëron se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kreu i ekzekutivit tha se pritet që masat e reja të hyjnë në fuqi brenda dy ditësh. Ai tha se i kupton shqetësimet e bizneseve, por se primar është “ruajtja e shëndetit publik”. Në këtë intervistë, kryeministri Hoti po ashtu kundërshtoi ashpër thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë. “Janë dy zgjidhje: ose mund të mbajmë vendin e izoluar edhe të ankohemi në Prishtinë me deklarata për shtyp, në konferenca për shtyp, ose shkojmë në Bruksel…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, bën me dije se nga 1712 testime të realizuara, 637 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë shënuar 13 viktima. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa…
WhatsApp së shpejti mu d të fillojë të lejojë pë do uesit të dë goj ë pa a jë i-tjet it pë mes bisedave të ty e. Të quajtu WhatsApp Payme ts, kjo platfo më është si ë iOS ashtu edhe ë A d oid. Rapo tet sugje oj ë që tipa i pë do platfo më UPI, e pë do u gjithashtu ga të tje ët si Google dhe Amazo , t a smeto Teleg afi. Pë ta pë do u atë, pë do uesit e WhatsApp duhet të ke ë jë lloga i ba ka e dhe ka…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima nga coronavirusi, kurse janë raportuar 730 raste të reja me këtë virus, duke çuar në 24, 155 numrin e përgjithshëm të prekurve me COVID-19 në vendin tonë. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç),…
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se transporti publik do të ndërpritet deri ditën e hënë (9 nëntor) në ora 05:00. Ministria ka kërkuar mirëkuptim nga operatorët. “Të nderuar operatorë të transportit publik të udhëtarëve.Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të Hënën më 09.11.2020 në ora 05:00. Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë”, thuhet në njoftim. Ndryshe, Qeveria e Kosovës…
Të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë. Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili thekson se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme. “Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese. Masat e reja kanë qenë shumë të palogjikshme për Shoqatën e Gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke…
Pas kufizimeve të reja që ka vendosur qeveria, shumë shoqata të bizneseve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Mirëpo ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se masat e reja nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve. “Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”. Ministri i Shëndetësisë ka shtuar se edhe komunat tjera që hyjnë në zonën e kuqe të infeksionit, do të ketë të njëjtat masa si Prishtina, Fushë…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se nga coronavirusi në 24-orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona, derisa janë regjistruar edhe 728 raste të reja. IKSHPK bën të ditur se numri i viktimave ka arritur në 732, transmeton Telegrafi. Nga rastet e reja, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 316 raste. Pastaj, komuna e Gjilanit 52 raste. Komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste. Komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste. Komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16…

