Alsat 15.10.2020 12:37 Gjatë 24 orëve të kaluara (14/15.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, policia ka sanksionuar 628 qytetarë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.
Author: almakos
Alsat 14.10.2020 19:41 Në 24 orët e fundit janë kryer 2080 testime për COVID-19 dhe prej tyre 445 kanë rezultuar pozitivë. 249 raste janë regjistruar vetëm në Shkup, e ndjekur nga Strumica me 36 dhe Shtipi me 25 raste. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë. Ndërsa janë shëruar 77 pacientë të tjerë.
Alsat 14.10.2020 15:52 Probleme të shumta po shoqërojnë nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit online. Mësimdhënësit ankohen për mungesë të kushteve për punë. Ndërkohë, nxënësit thonë se nuk po realizohen të gjitha orët mësimore të parapara me orarin shkollor. Alsat kontaktoi shkolla të caktuara por asnjë prej tyre nuk pranojnë mangësitë e realizimit të mësimit online, pavarësisht se nxënësit dëshmojnë të kundërtën. Alsat ka siguruar disa biseda me nxënësit të cilët dëshmojnë se po humbin nga mësimi dhe se mësimi nga distanca po realizohet me shumë vështirësi. Ndërsa disa heshtin, drejtori i shkollës fillore “Rexhë Rushit Zajazi” në Kërçovë…
Alsat 14.10.2020 15:28 Përzgjedhja e 16 ambasadorëve të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në vendet e botës nuk ka kaluar pa u kritikuar. Këshilli i ambasadorëve vlerëson se me disa përjashtime, Qeveria vazhdon praktikën e vjetër dhe propozon ambasadorë “nën mesataren”. Sipas tyre, kandidatët direkt ose indirekt janë të lidhur me partitë politike dhe nuk është mbajtur llogari për cilësinë e tyre. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, si propozues zyrtar të kandidatëve për ambasadorë, deri tani, nuk kanë reaguar për vlerësimet e Këshillit të ambasadorëve. VMRO-DPMNE-ja po ashtu mendon se mund të ishin propozuar kandidatë shumë më të mirë.…
Alsat 14.10.2020 14:54 Zgjedhjet lokale pa balotazh cenojnë procesin demokratik. Ky qëndrim i kryeministri Zaev vjen pas kërkesës së kreut të VMRO-së Mickoski i cili kushtëzon ndryshimet në Kodin Zgjedhor me ndryshimin e modelit të zgjedhjeve lokale. Zaev thotë se ky model zgjedhor duhet diskutuar, por në rast se rrezikohet legjitimiteti i përfaqësuesve, nuk do të merret në konsideratë. E drejta e votës dhe vendimit se kush do të bëhet deputet, kryeministër ose president është e drejta më e shenjtë në demokraci. Nëse një demokraci të tillë e shkurtojmë dhe bëjmë që shumica e pashprehur të zgjedhë, atëherë procesi bëhet…
Alsat 14.10.2020 14:27 Largimi i objekteve pa leje në Çarshinë e Shkupit nuk do të ndodhë edhe për një kohë. Kjo pasi Qeveria pret kompletimin e raporteve nga të gjitha Institucionet kompetente. I pyetur për anashkalimin e raportit të Inspektoratit, Zaev tha se kjo është bërë me qëllim që mos dalin probleme të tjera ligjore. Nuk është kompletuar me mendimet e të gjitha institucioneve të cilat patjetër t’i japin, që të mundet Qeveria përfundimisht të vendos. Të gjitha procedurat janë të rëndësishme për shkak se nëse lëshojmë procedurë pa mendim përkatës atëherë mund të shkaktojë pasoja juridike. Sa të kompletohen…
Alsat 14.10.2020 12:09 Kryeministri Zoran Zaev i pyetur për heqjen nga rendi i ditës i mbledhjes së qeverisë çështjen e ndërtimeve pa leje, përfshi dhe ndërtimet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, u shpreh se një gjë e tillë është bërë për shkak se materiali nuk ka qenë i kompletuar. “Për materialin që ka ardhur në qeveri dhe nuk ka kaluar do të thotë se nuk është i kompletuar nga ministrit përkatëse dhe institucionet tjera që të mund qeveria të vendos. Të gjitha procedurat janë të domosdoshme për të sjell vendim të drejtë, pasi të plotësohet me mendime nga ministritë…
Alsat 13.10.2020 17:54 Qeveria vendos që mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme si në ambiente të hapura ashtu dhe të mbyllura. Ky vendim i organit ekzekutiv bazohet në praktikat e vendeve nga rajoni dhe më gjerë. Ndalohet edhe grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00 dhe ndalohet gostia e më tepër se 4 personave nga adresa tjera banimi nëpër ahengje familjare. Qeveria: Mbajtja e detyrueshme e maskave në ambiente të hapura dhe të mbylluraNdalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave në hapësira publike pas orës 22:00Ndalohet gostia e më tepër se 4…
Alsat 13.10.2020 16:23 Rasti “Parukeria” nën vëzhgimin e Policisë Financiare. Ata konfirmojnë për Alsat se është hapur hetim paraprak për Agjencinë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane në koordinim me Prokurorinë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Detajet nuk bëhen të ditura për shkak të fshehtësisë së hetimit. Drejtoria e Policisë Financiare: “Nga ana jonë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete në përputhje me Ligjin për Procedurë Penale.” Edhe Komisioni Evropian po kontrollon nëse ka keqpërdorim të parave evropiane në Agjencinë e drejtuar nga Lidija Dimova. Brukseli thotë se çdo shpenzim i parregullt duhet të kthehet në arkën evropiane. Rasti…
Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë konfirmuan 98 të infektuar së fundmi teksa dje kishte 68. Po ashtu si dje dhe sot ka pasur vetëm një viktimë, teksa Kosova vijon me rritjen e rasteve të COVID-19 dhe situatën paraqitet shqetësuese. Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2…
Alsat 13.10.2020 16:07 Edhe në seancën e sotme, Qeveria nuk e ka shqyrtuar Raportin e Inspektoratit shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm, në të cilin ky Inspektorat, gjatë kontrollit në Çarshinë e vjetër ka konstatuar parregullsi në ndërtimin dhe rekonstruktimin e pesë objekteve. Edhe pse ky raport ka qenë në rend dite, është anashkaluar nga Qeveria. Në raportin e tij, Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm thekson nevojën për prishjen e disa pjesëve të objekteve që janë ndërtuar ose rinovuar. Duke komentuar ndërtimet pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga Komuna Qendër dhe nga ajo e Çairit, përgjegjësinë për…
Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë konfirmuan 98 të infektuar së fundmi teksa dje kishte 68. Po ashtu si dje dhe sot ka pasur vetëm një viktimë, teksa Kosova vijon me rritjen e rasteve të COVID-19 dhe situatën paraqitet shqetësuese. Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2…

