124 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 974 mostra, nga të cilat 124 kanë rezultuar pozitive. “Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.
Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid”, ka shkruar Zemaj. “Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve! Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Zemaj.