Alsat 24.09.2020 14:01 Viti shkollorë 2020/2021 përveç problemeve të reja për shkak të pandemisë, mbart edhe të vjetrat. Mungesa e librave, gjendja e tyre apo edhe përmbajtja, tashmë disa vite nuk kanë zgjidhje. Zinka Ganiq dhe vajza e saj sot kishin ardhur të dorëzonin librat e klasës së tretë dhe të merrnin ato të klasës së katërt. Disa nga tekstet ishin në gjendje më të mirë, por të tjerat hezitoje t’i shfletoje sepse u shpërndaheshin faqet. Librat që shfrytëzohen më shumë, në mesin e të cilave Gjuhë Maqedonase dhe Matematikë, ja si janë. Matematikë dhe Shkenca Natyrore marrim të reja…
Author: almakos
Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA, është arrestuar sot. Siç raportojnë mediat, ai është arrestuar nga EULEX-i, në mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij. Arrestimin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, i cili theksoi se ende nuk kanë njoftim zyrtar për shkaqet e arrestimit. “Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa, zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit.…
Alsat 24.09.2020 12:50 Ministrja e Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se vendi ka nënshkruar kontratë me qeverinë amerikane për furnizimin me 151 makina ushtarake të tipit “OSHKOSH JLTV” dhe “Stryker”. Shekerinska theksoi se veturat e para për ushtrinë pritet të arrijnë në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022, kurse sipas ministres furnizimi i tërësishëm do të realizohet në periudhë prej 4-5 viteve.
Alsat 24.09.2020 11:56 MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 393 sanksione, mes të cilave për drejtim të automjetit pa patentë shoferi 27 persona, për tejkalim të shpejtësisë 164 shkelje, si dhe për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta 22. Janë sanksionuar 16 motoçiklistë, janë shqiptuar 92 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe 85 automjete të ngritura nga karrotreci (gjithsej 177). Nga MPB paralajmërojnë se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të trafikut edhe në ditët në vijim. Nga atje apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat…
Alsat 24.09.2020 11:28 Kryetari I Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov ka përsëritur qëndrimin e tij se punonjësit në arsim nuk mund të fillojnë me punë nëse nuk furnizohen me mjetet e duhura për punë. Ai shtoi se tashmë në sindikatë kanë arritur shumë ankesa nga mësimdhënësit që kanë të bëjnë me realizimin e mësimit nga distanca. Gjithashtu, Nedellkov tha se anketat të realizuara në shkolla dëshmojnë se një numër i madh i tyre kanë mungesë të mjeteve për punë. “Ajo deklaratë është dhënë bazuar në sondazhet që vijnë nga shkollat dhe ka të bëj me Ligjin për…
Alsat 24.09.2020 10:02 Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mosmbajtjen e masës janë regjistruar 680 kundërvajtje. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.
Alsat 23.09.2020 22:53 Me 62 vota “pro” pak çaste më parë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar zëvendësministrat e rinj të “Qeverisë Zaev 2”. Të pranishëm në sallë në momentin e votimit kanë qenë 106 deputetë, ndërsa 44 kanë votuar “kundër” dhe asnjë nuk ka abstenuar. Zëvendësministër i Mbrojtjes është votuar Bashkim Hasani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme Nazim Bushi, Agim Nuhiu është votuar si zëvendësministër i Drejtësisë. Ilhan Rahman është votuar si zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministre e Punëve të Jashtme. Zëvendësministër…
Mbledhja e planfikuar për të zhvilluar të premten midis dy qeverive Shqiperi-Kosovë është shtyrë. Ka qenë vetë kryeministri i Kosovës, Hoti, i cili ka bërë të ditur lajmin, ndërsa shkruan se shkak është bërë seanca plenare e Kuvendit te Kosovës. Ndër të tjera, Hoti thekson se është rënë dakord me Ramën edhe data se kur do të mbahet mbledhja e radhës. Mesazhi nga Hoti Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama…
Alsat 23.09.2020 20:13 Para pak minutash ka përfunduar e qetë protesta e radhës e organizuar nga partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE. Protesta ka filluar rreth orës 18:30 para Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas ka vijuar drejt kompleksit të gjykatave në Shkup, duke përfunduar e qetë rreth orës 20:00 para Gjykatës Penale. Manifestimi ka mabruar me fjalimin e kryetarit të VMRO-së, Hristjan Mickoski ku ai ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e qeverisë, Zoran Zaev dhe njerëzit e tij në pushtet. Ai tha se me këtë mënyrë qeverisje ka një presion dhe revanshizëm të paparë më herët në historinë…
Photo: A1on Alsat 23.09.2020 19:22 Partia opozitare VMRO DPMNE edhe sonte po mban marsh protestues i cili nisi para Ministrisë së Drejtësisë. Protestuesit është paraparë të ndalen para Gjykatës Penale. Nga partia e Hristijan Mickovskit njoftojnë se protestën e sotme e organizojnë, siç thonë kundër padrejtësive, revanshizmit dhe dhunës politike.
Alsat 23.09.2020 18:30 Nga sot, Qyteti i Shkupit nuk pranon aplikime për kondicionerë inverter, megjithëse janë paraqitur 4,135, dhe jo 5,200 siç ishte planifikuar të ishte limiti. Sipas njoftimeve nga Qeveria, 5200 qytetarë duhej të subvencionoheshin, për çka 5 milion e dyqind mijë euro u transferuan në Qytetin e Shkupit. Qyteti i Shkupit thotë se aplikimet u ndërprenë për t’i kontrolluar aplikimet e deritanishme. Qyteti i Shkupit “Nëse konstatohet se nuk janë thithur të gjitha mjetet e parapara për këtë qëllim, ekziston mundësia thirrja të vazhdohet, për çka opinioni do të informohet me kohë. Të gjithë ata që deri tani…
Alsat 23.09.2020 16:02 Kuvendi vazhdon debatin për zgjedhjen e zëvendësministrave. Opozita edhe sot ka kritikuar kuadrot e propozuar nga kryeministri Zaev. Sipas tyre, emrat e propozuar do të emërohen zëvendësministra në Qeveri mafioze. Opozita akuzoi Qeverinë edhe për plane të fshehta për izolim të ri. Kjo është Qeveri mafioze dhe asgjë më shumë. Vendimi i parë që do të merret nga kjo Qeveri mafioze është izolimi i ri. Mundohen akoma ta ruajnë nga publiku por për disa ditë ose disa javë nga tani, kryeministri jonë i shpresave do të del para opinionit me dorën në zemër dhe kokën lart do…

