Mbledhja e planfikuar për të zhvilluar të premten midis dy qeverive Shqiperi-Kosovë është shtyrë.
Ka qenë vetë kryeministri i Kosovës, Hoti, i cili ka bërë të ditur lajmin, ndërsa shkruan se shkak është bërë seanca plenare e Kuvendit te Kosovës. Ndër të tjera, Hoti thekson se është rënë dakord me Ramën edhe data se kur do të mbahet mbledhja e radhës.
Mesazhi nga Hoti
Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes.