Author: almakos

Alsat 19.09.2020 11:43 Jankullovska: Nëse dikush më kërkon, jam në shtëpi Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, njëherë e dënuar për rastin “Tanku”, ka publikuar një shkrim në favebook pasi Gjykata Supreme dje konfirmoi dënimin me 4 vjet burg. “Nuk ka nevojë për spektakël, rrethim i ndërtesës ku jetoj, shqetësim dhe bastisje e fqinjëve. Nëse dikush më kërkon, unë jam në shtëpi, dhe as që më bie ndërmend të ik askund. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se çdo moment i kaluar me familjen”, ka shkruar Jankullovska.

Lexo më Shumë

Alsat 19.09.2020 11:30 Të gjithë e kemi vështirë, por duhet t`u përmbahemi masave preventive, situata përkeqësohet për shkak të mosrespektimit, thotë Filipçe. Në paraqitjen e tij të sotme, Filipçe pranoi se numri i të infektuarve është rritur tre ditët e fundit, dhe theksoi se po bëhen analiza për të detektuar shkaqet. “Është e vërtetë që numri i vdekjeve si rezultat i Covid-19 është rritur në ditët e fundit, në tre ditët e fundit. Më parë përqindja ishte 6.5, tani është rreth 8.Janë duke u zhvilluar analiza për shkaqet që çuan në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve…

Lexo më Shumë

Alsat 19.09.2020 09:54 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e shtetit gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Shkup ka sanksionuar 384 persona, 21 prej të cilëve pa patentë shofer, 138 persona janë sanksionuar pët tejkalim të shpejtësisë. Janë detektuar dhe sanksionuar 20 automjete teknikisht të parregullta, janë sanksionuar 20 motoçiklistë ndërsa janë konfiskuar 4 motoçikleta. MPB gjithashtu njofton se janë marrë edhe 88 masa për parkim të jashtëligjshëm, 72 mjete janë larguar përmes karrotecit. Sa i përket mosrespektimit të masave shëndetësore, MPB njofton se janë sanksionuar 66 qytetarë për mosmbajtje të maskës.

Lexo më Shumë

Alsat 19.09.2020 08:33 Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha diellore më shpesh në pjesët veriore dhe pasdite. Paradite veçanërisht në pjesët jugore do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 19, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 31 gradë. Në Shkup, mot i ndryshueshëm me erë të lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë. Vijon periudhë e…

Lexo më Shumë

Alsat 18.09.2020 22:33 “Ne meritojmë që fqinjët tanë të mos na bijn në një situatë ku do të duhej të vendosnim fusnotë për gjuhën”, tha në paraqitjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në përgjigje ndaj pyetjes – A do të pranonit që gjuha të shënohet me fusnotë, gjegjësisht shpjegim – “në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjuha maqedonase është çështje e jona. Neve nuk na duhen vula nga vendet e tjera, njohje ose mosnjohje. Dhe ashtu siç ne nuk ndërhyjmë në gjëra që mund të jenë të…

Lexo më Shumë

Alsat 18.09.2020 20:40 Drejtori i Policisë Financiarë, Arafat Muaremi në një intervistë për “Fokus” flet për punën e deritanishme si dhe bashkëpunimin me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion si dhe për lëndët aktuale.  Ai tha se ndjehet i befasuar me deklaratat e prokurores Villma Ruskoska për mungesë të bashkëpunimit.  Ai tha se varet nga kryeministri Zaev, nëse do të emërohet sërish në krye të kësaj Drejtorie. Ne duhet të bashkojmë forcat me policinë gjyqësore dhe Prokurorinë Publike, me të cilat linearisht jemi në të njëjtën anë, të bashkohemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nëse nuk ka kohezion…

Lexo më Shumë

Alsat 18.09.2020 17:55 Lista me propozime të zëvendësministrave si dhe biografitë e tyre, në emër të kryeministrit Zoran Zaev, Qeveria tashmë e ka dorëzuar në Kuvend dhe përmes një komunikatë i ka shpalosur emrat e tyre. Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, ndërsa për zëvendësministër të Punëve të Brendshme Nazim Bushi, derisa Agim Nuhiu është propozim për zëvendësministër të Drejtësisë. Ilhan Rahman është propozuar për zëvendësministër i cili do të udhëheq me Ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministër të Punëve të Jashtme. Propozim për zëvendësministër të Financave është Dimitar Kovaçevski, në…

Lexo më Shumë

Alsat 18.09.2020 16:33 Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska duhet të shkojë në burg. Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e saj për dënimin e vërtetuar nga Apeli, katër vjet burg për lëndën “Tanku”, blerja e Mercedesit të blinduar prej mbi gjysmë milion euro. Gjykata Supreme refuzoi edhe ankesat e të dënuarve tjerë, ish kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit, si dhe ndihmës ministrit të brendshëm Gjoko Popovskit. Ndaj vendimit të Supremes reagoi lideri i VMRO-DPMNE-së. Gordana Jankulovska do të shkojë në burg. E gjykuan pa prova sepse nuk zgjodhi të jetë shërbëtore në prehrin e Zaevit. Kjo nuk është drejtësi, por…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë). Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë…

Lexo më Shumë

Alsat 18.09.2020 15:50 Më 1 Tetor, vitin e ri shkollor më mësim nga distanca nuk do ta fillojnë 40 mijë fëmijë. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska tha se për të njëjtit mësimi do të sigurohet nga Televizioni kombëtar dhe duke ua dërguar materialet në shtëpi. Ndërsa Carovska prezantoi Platformën Kombëtare për mësim nga distanca tha se periudha vijuese është shumë e shkurtër që fëmijëve në fjalë tu sigurohet zgjidhje për mësim online. 40 mijë fëmijë sigurisht nuk do të kenë pajisje teknologjike të cilat mund ti shfrytëzojnë në kushte shtëpie. Kjo është gjendja që e kemi gjetur dhe që nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 18.09.2020 15:35 Ky emigrant i mbyllur në barakë me thërmia buke po ushqen macet që shëtisin lirshëm në kampin e refugjatëve “Vino-Jug” në Gjevgjeli. Ata mbahen të ndaluar për shkak se janë kapur si pjesë e rrjetit të trafikimit me njerëz, thonë autoritetet. Roje policore 24/7 kanë në kamp për të dyshuarit që kanë kryer këtë vepër penale. Por, emigrantët ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Ne jemi në shumë se një muaj në burg këtu. Nuk na pyesin asnjëherë çfarë nevojash kemi, si t’ia bëjmë. Ju më pyesni për të drejtat e njeriut, por këtu nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 18.09.2020 13:47 Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa parashtruan 11 amendamente për propozim ndryshimet për ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm. Propozimi i Ministrisë së Arsimit sipas koalicionit ASH-Alternativa e centralizon skajshmërish arsimin, pasi të gjitha kompetencat i kalojnë qeverisë. Amendamentet e propozuara parashikojnë përfshirjen edhe të qeverisjes lokale në vendimmarrje. Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe gjithashtu akuzoi për mos-shpërfilljen e gjuhës shqipe në Kuvend, duke mos shpërndarë materialet edhe në shqip, për çka deputetët e koalicionit e lëshuan seancën e djeshme. “Kërkojmë përgjegjësi nga ana e kryetares së Komisionit, sepse ajo në fakt në mënyrë eklatante e…

Lexo më Shumë