Alsat 09.09.2020 13:26 Përmes instalimit të kamerave në pajisjet e zyrtarëve policore Ministria për Punë të Brendshme do t’i luftoj parregullsitë në trafik dhe njëkohësisht do të minimizoj ndikimin e faktorit njeri. Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se vetëm kur të mos ketë ndikim nga faktori njeri, atëherë do të ketë rezultate më të mira, nuk do të ketë selektim dhe do të kemi transparencë më të mirë.
Author: almakos
Alsat 09.09.2020 12:33 Policia mbrojtës dhe partner i qytetarëve, të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, politike, fetare dhe të tjera, theksoi ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski derisa shpalosi strategjinë e përgatitur në periudhën e kaluar dhe të cilat duhet të kontribuojnë për punë më efikase të policisë. “Kuptohet, rezultatet e mira në polici vijnë me punë dh motivim të zyrtarëve policorë të cilëve në vazhdimësi ua përmirësojmë kushtet për punë dhe standardin, ndërsa këtë duhet ta bëjmë më intensivisht edhe në periudhën e ardhshme”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.
Alsat 09.09.2020 11:24 Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me mos-mbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 485 shkelje. Ministria e Punëve të Brendshme u apelon qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet, e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.
Alsat 09.09.2020 11:03 Zjarri që shpërtheu sot në mëngjes në hapësirat e ish Bankës Komerciale është lokalizuar. Nuk ka të lënduar. Ndërsa sipas të dhënave të para janë dëmtuar gjashtë zyra në katin e parë ku është vendosur Inspektorati Shtetëror i Ministrisë së Ambientit Jetësor, ndërkohë që është djegur edhe pjesa e jashtme e katit të dytë. Në ndërtesën në fjalë është edhe Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE). Zjarri është lokalizuar në ora 08:50, ndërsa në shuarjen e tij kanë intervenuar 24 zjarrfikës me 9 automjete zjarrfikëse. Gjatë intervenimit vetëm një zjarrfikës është lënduar pas çka i është dhënë ndihma…
Alsat 09.09.2020 08:50 “Sot rreth orës 07:10 minuta është denoncuar se në Sheshin “Filipi 2” në ndërtesën ku janë të vendosura disa institucione shtetërore përfshi edhe Inspektoratin shtetëror të Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane nga shkaqe të panjohura deri tani Sa shpërthyer zjarr në katin e parë të ndërtesës i cili po përhapet edhe në katet e tjera të ndërtesës. Kati i parë, gjegjësisht zyrat e Ministrisë së Ekologjisë janë djegur tërësisht. Ekipet e zjarrfikësve po punojnë në lokalizimin e zjarrit. Tani për tani nuk ka viktima, është shkaktuar vetëm dëm material.
Alsat 09.09.2020 08:13 Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 19, ndërsa ato ditore nga 27 deri në 34 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 31 gradë Celsius.
Alsat 09.09.2020 07:45 Sekretariati për Çështje Evropiane në flakë. Diku pak para orës 07:00 më saktë në ora 6 e 55 minuta zjarrfikësit kame marr telefonatën nga ku informohen se ka rënë zjarr në Sekretariatin për Çështje Evropianë. Me shume se 4 makina zjarrfikëse janë në vendngjarje ku ndodhet edhe ekipi i televizionit Alsat, i cili është ndër të parët arriti në vendngjarje. Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit. Nga jashtë duket se zjarri është lokalizuar, mirëpo rreth 5 zjarrfikës siç shihet ne video, kanë hyr në hyrjen kryesore të Sekretariatit. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë…
Alsat 08.09.2020 22:46 Denko Malevski, ministër në qeverinë e parë të Maqedonisë së pavarur në një intervistë për emisionin “Programi 200” në Alsat tha se është e vërtetë që Marrëveshja kornizë e vitit 2001 e ndryshoi Maqedoninë, por ai tha se ne duhet t’i parashikojmë këto gjëra që në vitin 1991 si pjesë e një mendimi strategjik për ardhmërinë e vendit dhe këto ndryshime t’i bëjmë shumë më herët. Ai ndër të tjera tha se aleatët tanë perëndimor më shumë herë na kanë thënë që ai disbalanc që ekziston mes strukturave shtetërore, përbërja e tyre dhe kompozimi etnik i shoqërisë…
Alsat 08.09.2020 22:34 Vigjilenca Abazi, profesoreshë në Universitetin e Mastriht në Holandë gjatë paraqitjes së saj via skype në emisionin “200” në Alsat, për temën e marrëdhënieve ndëretnike në zhvillimin e vendit, tha se kujtesa nuk mund të fshihet thjesht dhe se duhet një debat i gjerë për të shëruar shoqërinë. Ajo tha se ka provuar shovinizmin maqedonas në lëkurën e saj, qoftë nga profesorët e saj, miq dhe të tjerë, megjithëse dikur ishte pasive në vend të agresiviteti, por gjenerata e saj ka përjetuar disa nga këto diskriminime. “Unë jam rritur në Shkup, por ka pasur vendbanime në Shkup…
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë konfirmoi 97 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk raportohet për asnjë viktimë. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga…
Javën e ardhshme do të diskutohet për hapjen eventuale të kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet e rajonit pa kushte. Vendet e Ballkanit Perëndimorë si dhe Greqia e Bullgaria do të rilidhen sërish “on-line” për tu koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën me Pandeminë. Zv/ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha se me vendet e rajonit janë marrë vesh të hartojnë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë. “Grupet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të…
Alsat 08.09.2020 14:58 Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë nga 1384 testet e kryera ka regjistruar 99 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar. Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 8 pacientë. Numri i rasteve aktive në vend bie ndër 2 mijë dhe shënon 1895.

