Author: almakos

Alsat 07.09.2020 15:24 Të mërkurën thuajse të gjitha çerdhet në vend do t’i hapin dyert për fëmijët, por ende nuk dihet se sa prej tyre do të punojnë me kapacitet të plotë si pasojë e mungesës së kuadrit. Në 72 çerdhet publike në mbarë vendin kujdes mund të ju ofrohet 19 mijë fëmijëve. Rreth 4500 prindër që i plotësojnë kushtet nuk kanë treguar nëse do ti dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska tha se mungesa e kuadrit nuk do të jetë sfidë për të nisë punën, por sfida kryesore do të mbetet…

Lexo më Shumë

Infektologu i QKUK’së, prof Salih Ahmeti, ka dhënë detaje rreth pacientëve të infektuar me COVID-19 që ai trajton si dhe rreth asaj se çka mund ta presë Kosovën gjatë muajve në vazhdim. Në tre muajt e fundit mosha mesatare e atyre që kanë pasur komplikime shëndetësore nga Covid 19 ka variuar prej 4- deri në 50 vjeç.  Vjeshta mund të risjellë sërish përkeqësim të situatës me Covid 19 në Kosovë. Kjo ngase në atë kohë vendi ballafaqohet me viruse të ndryshme pos koronavirusit si dhe me gripin sezonal. Infektologu Ahmeti, në një deklaratë për Gazetën Expressshprehet se shifrat mund të…

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 15:01 Shkollat kanë edhe dy ditë afat të parashtrojnë kërkesë për mësim me prezencë fizike edhe për klasat nga e katërta deri në të nëntën. Protokolli parasheh që organizimi i mësimit nëpër klasa mund të zhvillohet vetëm nëse ka 20 e më pak nxënës. Drejtuesit e disa Shkollave që kontaktuam thanë se janë duke hartuar plan-programin në përputhje me hapësirat. Drejtori i Shkollës Fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, e cila numëron mbi 1 mijë nxënës thotë se të gjitha paralelet plotësojnë kushtet për fillim të mësimit me prezencë fizike. Duke filluar nga klasat e katërta nuk paraqet ndonjë…

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 13:53 Fëmijët më të sigurt ndjehen brenda në shtëpitë e tyre, ndërsa më të diskriminuar ndjehen për shkak të dukjes së tyre, peshës së trupit, por edhe për shkak të gjuhës që flasin, përkatësisë etnike. Këtë e tregon hulumtimi i Ambasadës së parë për fëmijë në Botë, Megjashi. Sipas hulumtimit fëmijët thonë se në shkollat e tyre nuk i kushtohet vëmendje të mjaftueshme higjienës, sidomos nëpër tualete, për çka mbi 68 për qind e fëmijëve e shmangin përdorimin e tyre. Dy e treta e fëmijëve thonë se kanë probleme me ajrin e ndotur, sidomos me frymëmarrjen dhe për…

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 12:45 Gjatë 24 orëve sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 484 testime, nga të cilat 37 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë: Shkup-9, Dibër-1, Prilep-1, Tetovë-3, Gostivar-1, Gjevgjeli-12 (shtetas të huaj), Strumicë-1, Radovish-1, Koçan-1, Probishtip-1, Dellçevë-1 dhe Kratovë-1. Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 251 pacient të shëruar dhe 6 viktima dhe atë një nga Shkupi i moshës 73 vjeçe, një nga Struga i moshës 79 vjeçare, një nga Gostivari i moshës 55 vjeç, Kriva Pallanka (63), Delçevë (86) dhe një pacientë nga Kërçova i moshës 74 vjeçe. Numri i përgjithshëm i personave…

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 10:37 Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 408 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë rekomandimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 09:48 Në mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata automjetesh në aksin rrugorë Kumanovë-Shkup, përkatësisht në hyrje të kryeqytetit. Kjo për shkak të rikonstruimit të Bulevardit “Aleksandar Makedonski”, në të cilën prej tri korsive, vetëm njëra është funksionale.

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 14,119, ndërsa 563 pacientë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën. IKSHPK po ashtu njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 10,546 raste, ndërsa rastet aktivë janë 3,010. Ndërkohë, 375 pacientë po marrin trajtim aktualisht.

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 08:12 Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Lexo më Shumë

Alsat 06.09.2020 16:00 Komuna e Ohrit planifikon t’i rrisë shpenzimet e qytetarëve nga qytetet e tjera të Maqedonisë që kanë banesa Ohër, madje për 50%- shprehen për Alsat nga komuna. Në Ohër janë rreth 8000 apartamente dhe shtëpi që janë në pronësi të qytetarëve nga qytete tjera të vendit, kryesisht nga Shkupi. “Me këtë pritet t’i vihet fund praktikës që shumë prej tyre e kanë, ku ua japin banesat me qira në mënyrë të paligjshme turistëve, të afërmve apo miqve të tyre”, njoftojnë nga Komuna e Ohrit. Punëtorët turistik thonë se ata tanimë janë konkurrencë serioze si për qiradhënësit privat…

Lexo më Shumë

Alsat 06.09.2020 14:58 Komunat alarmojnë se do të përballen me vështirësi të mëdha financiare në rast se do të mbetet që vet të mbulojnë shpenzimet për kuadrin që do të zëvendësoj përkohësisht të liruarit nga puna që kanë fëmijë më të vegjël se 6 vjet. Nga Komuna e Çairt thonë se akoma nuk kanë një numër të saktë të zëvendësimeve që do të bëhen në çerdhe dhe shkolla, por shtojnë se ky numër është mjaft i lartë. Besoj se do të gjendet një modul i përshtatshëm i cili nuk do të ngarkojë edhe komunën e Çairit në aspektin financiar gjë…

Lexo më Shumë

Alsat 06.09.2020 12:50 Gjatë ditës së djeshme (05.09.2020) zyrtarë policor nga Njësiti për luftë kundër krimit të organizuar , njësiti kundër tregtisë së paligjshme me drogë në bashkëpunim me njësitet speciale dhe SPB-SHKUP, në koordinim me PTHP për ndjekje të krimit dhe korrupsionit, kanë privuar nga liria 5 persona, përfaqësues të grupit kriminel për furnizim dhe distribuim të kokainës në më shumë lokacione në Shkup dhe qytete tjera të vendit.

Lexo më Shumë