Alsat 03.09.2020 08:25 Me dëshminë e një nëpunësi policor i cili ka marrë pjesë në procedurën hetimore kundër të akuzuarve, sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës. Në seancat paraprake, dëshmuan nëpunës të mëparshëm dhe aktual policor lidhur me ekspertizën në vendin Vrazhivir, ku më 13 prill 2012 u gjet automjeti “Opel Omega”, i cili sipas aktakuzës është përdorur nga ana e kryesve të vrasjes afër Liqenit të Smillkovës, një ditë më herët, përkatësisht më 12 prill. Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarit Borçe Stefanovski…
Author: almakos
Alsat 03.09.2020 08:00 Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 20, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë. Në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe me diell me vranësira të vogla deri në…
Alsat 02.09.2020 19:31 Pas tetë orësh ka përfunduar intervistimi i kryetari të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti. Ahmeti është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 në mjediset e EULEX-it për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës dhe ka qëndruar aty deri në ora 17:30. Kreu i BDI-së është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa intervistimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Ahmeti është marrë në pyetjes si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më…
Alsat 02.09.2020 19:02 Me një turjelë hidraulike, Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” filloi shembjen e ndërtesës ilegale para qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit. Pas disa orësh punë, gjysma e shtyllave të betonit të armuar u shembën. Pjesa tjetër do të shembet nesër. Ndërtuesi Mevludin Aliti akuzoi se shembja e objektit të tij ka prapavijë politike. Pohon se çdo gjë është legale dhe se nuk ka qenë anonim për komunën e Çairit. Aliti pohon se nuk ka planifikuar të ngrejë më shumë kate, por vetëm ta riparojë kafenenë e shkrumbuar “Fontana”, por këtë herë me beton. Zotërinj, ju lutem,…
Alsat 02.09.2020 17:57 Gjatë vitit 2019 dhe 2020 “Alkaloid Sh.A Shkup” realizoi donacion në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit në vlerë prej 170 mijë eurosh. Është pajisur plotësisht “Departamenti intern për sëmundjet e femrave” në këtë spital. Hapësira mbi 350m2, e cila mbi tre dekada ka qenë e papërfunduar, sot zyrtarisht dhe në mënyrë solemne është vënë në funksion duke respektuar në mënyrë të rreptë protokollet shëndetësore dhe masat për mbrojtje nga ana e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, Drejtorit të përgjithshëm dhe kryetarit të këshillit drejtues të “Alkaloid” Zhivko Mukaetov dhe drejtorit të spitalit Dime Kovec. Departamenti i ri…
Alsat 02.09.2020 16:28 Që në mëngjes punëtorët e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” janë duke rrënuar objektin në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”. Pronari i objektit për të cilin autoritetet thonë se është pa leje, thotë se ka paguar gjitha tatimet dhe se do të ankohet në Strasburg. Kreu i Shkupit Shilegov hedh poshtë këto pohime. Punimet për rrënimin e objektit vazhdojnë edhe në këto momente. “Ai ka dokumentacion. Unë mendoj se do të shkojmë në gjyq. Ne do të kërkojmë zhdëmtim për atë që është bërë, sepse ai ka të drejtë ligjore për të rindërtuar objektin e tij. Jam i bindur që…
Alsat 02.09.2020 15:58 Viti i ri shkollor që pritet të fillojë me 1 tetor do të sjellë edhe risi rreth vlerësimit të nxënësve. Pavarësisht se mësimi do të realizohet nga distanca, vlerësimi i nxënësve do të bëhet me prani fizike në klasë. Kështu tha ministrja e Arsimit, Milla Carovska duke shtuar se është në përgatitje e sipër udhëzimi për vlerësimin e nxënësve nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit. “Po përgatitet udhëzim i posaçëm për vlerësim që është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse mësimi online duhet të jap kualitetin maksimal. Vitin e kaluar vlerësimi nuk ishte i rregulluar, tani themi se vlerësimi…
Alsat 02.09.2020 14:58 Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell Urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Ndërtim të paligjshëm nga neni 244-a Alineja 1 nga Kodi Penal. I dyshuari, gjatë muajit qershor dhe korrik, në cilësinë e investitorit, ka ndërtuar objekt në sipërfaqe prej 330 M2 para Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup. Me qëllim të sigurimit të prezencës të të dyshuarit gjatë procesit, prokurori publik kompetent sot deri tek gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale-Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së kujdesit, ndalës për të lëshuar vendbanimin,…
Alsat 02.09.2020 13:50 Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ky i fundit që katër orë po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale, raporton KosovaPress. Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30 dhe do të vazhdojë edhe nesër. Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në objektin e EULEX-it në Prishtinë.
Alsat 02.09.2020 12:51 “Shkollat do të marrin udhëzime të posaçme për vlerësimin e nxënësve të cilët mësimin do ta përcjellin on-line, gjegjësisht përmes internetit”, kështu deklaroi sot ministrja e arsimit, Mila Carovska, sipas së cilës edhe pse mësimi do të zhvillohet përmes internetit, vlerësimi i nxënësve do të bëhet me prezencë fizike në klasë. Video LINK
Alsat 02.09.2020 12:12 “Do të shkojmë në gjyq dhe do të kërkojmë dëmshpërblim për këtë. Por nuk do të ndalemi me kaq, ne drejtësi do të kërkojmë edhe në Strasburg”, deklaroi pronari i objektit tek Mavrovasja që aktualisht po rrënohet nga N.P. Rrugët e Maqedonisë. Aliti para gazetarëve prezantoi edhe dokumentet të cilat i posedon. Sipas tij rrënimi është për shkaqe politike. Pronari i objektit tek Qendra Tregtare Mavrovasja të cilin sot po e rrënon N.P. Rrugët e Maqedonisë, thekson se objekti i tij nuk është i paligjshëm. Mevludin Aliti në një deklaratë për media u thirr në ligjin për…
Alsat 02.09.2020 11:52 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe duke u përqendruar në aspektin epidemiologjik, dje theksoi se gjendja është e qëndrueshme, përfshirë edhe gjendjen në spitalet ku praktikisht gjithkund ka kapacitete të lira spitalore. Lidhur me gjendjen me koronavirusin në pajtim me raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik, nga rastet e javës së kaluar, Filipçe informoi se kanë qenë hospitalizuar gjithsej 71 nga të infektuarit e rinj që është ulje prej 40,3 për qind në krahasim me javën e kaluar. “Këtë trend e ndjekim në të gjitha institucionet, ku trajtohen pacientët me…

