Author: almakos

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 516. IKSHPK njofton se numri i rasteve aktive është 3.345. Po ashtu mësohet se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste. Një ditë më parë kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të tregut.

Lexo më Shumë

Alsat 31.08.2020 08:26 Në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup sot dhe nesër do të bëhet paraqitja për regjistrim në vitin e parë të vitit studimor 2020/2021. Sipas Кonkursit për ciklin e parë të studimeve në 23 fakultete janë të lira gjithsej 10 798 vende për studentët e ardhshëm. Prej tyre, 5300 vende janë për studime në kuotën e rregullt, d.m.th., ata të cilët financohen nga buxheti i shtetit, 4438 janë për bashkëfinancim të studimeve dhe 1060 vende të lira për studentë të çrregullt. Kompensimi për studime për studentë të rregullt mbetet si edhe gjatë viteve të kaluara, 200…

Lexo më Shumë

Alsat 30.08.2020 23:58 “Zaev do të punojmë që të arsyetojmë besimin e deputetëve dhe qytetarëve. Do të bëjmë përpjekje që të zbusim dëmet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi. Do të ndërtojmë institucione që do të punojnë për të na mbrojtur nga armiku i padukshëm, koronavirusit. Nga fillimi i mandatit do të sigurojmë mekanizma për një administratë efektive”, tha Zaev duke shtuar se tani është koha për drejtësi dhe disiplinë. “Ligjet janë miratuar, tani është koha për zbatimin e tyre. Procesi i integrimit vazhdon edhe më fuqishëm, qeveria është e përgatitur për hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri…

Lexo më Shumë

Alsat 30.08.2020 23:25 Me 62 vota pro dhe 51 kundër,  deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër. Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.

Lexo më Shumë

Alsat 30.08.2020 17:00 Në mesnatë pritet të votohet qeveria e re. Në ditën e dytë të debatit parlamentar akuza dhe kundër-akuza mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan BDI-në për mashtrim të elektoratit. Pavle Trajanov kërkon ndryshime kushtetuese.

Lexo më Shumë

Alsat 30.08.2020 16:33 Regjistrohet numri më i ulët I rasteve pozitive me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se 24 orëshi I fundit ka regjistruar vetëm 39 raste të reja me virusin korona nga gjithësejt 817 teste të kryera. Në listën e qyteteve, kësaj radhe Gostivari ka numrin më të lartë të të prekurve me këtë virus, dhe atë 11 të infektuar të rinjë. Vijojnë: Ministria e Shëndetësisë Prilep 8Shkup 7Kumanovë 3Tetovë, Strugë, Gjevgjeli dhe Koçan nga dy raste të rejaKratovë dhe Sveti Nikollë nga një rast të ri me Covid 19. Sipa Shëndetësisë, 24 orëshi I fundit ka…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka thënë se Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë. “Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 30.08.2020 12:49 Deputetët sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon debatin për formimin e qeverisë së re. I pari në foltore u paraqit deputeti Pavle Trajanov, njëherit edhe kryetar i Lidhjes Demokrate. Dita e parë e debati kaloi me shumë replika dhe kundër-replika mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar të dielën pas disa ankesave të qytetarëve, se në një laborator privat të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për një test [PCR] për COVID-19 kanë paguar 200 euro. Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Hoti ka thënë se “situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut”. Ai ka thënë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt. Në anën tjetër, pas këtij reagimi, kryetari i Autoritetet Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë porosinë e parë për furnizim me vaksinat kundër gripit sezonal. Mësohet se 500 mijë persona do t’i nënshtrohen kësaj vaksine. Drejtori i QKMF-së, Rrezart Halili, deklaroi për mediat se presin që në tetor të fillojë vaksinimi kundër gripit, ndryshe nga viti i kaluar kur ka pasur vonesa për këtë proces. Faik Hoti, zëdhënës në ministrinë e Shëndetësisë, pohon se tashmë porosia e parë është bërë përmes UNICEF-it, e së shpejti pritet që ky institucion të blejë edhe sasi tjetër të vaksinave. Sipas Hotit, është e rëndësishme që kategoritë e ndjeshme të vaksinohen kundër…

Lexo më Shumë

Alsat 30.08.2020 08:24 Seanca parlamentare për zgjedhjen e qeverisë do të vazhdojë sot në orën 12, dhe deputetët duhet të votojnë për qeverinë e re deri në mesnatë. Gjatë ditës së djeshme pas disa orëve debat dhe konfrontimeve mes deputetëve të shumicës dhe opozitës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pak para orës 20.00, ndërpreu seancën e kuvendit, dhe vazhdimin e saj e paralajmëroi për sot në orën 12.00, ndërsa i pari i cili do të marr fjalën është deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Lexo më Shumë