Alsat 29.08.2020 20:48 Seanca parlamentare për zgjedhjen e qeverisë do të vazhdojë nesër në orën 12, dhe deputetët duhet të votojnë për qeverinë e re deri në mesnatë. Pas disa orëve debate dhe konfrontimeve mes deputetëve të shumicës dhe opozitës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pak para orës 20.00, ndërpreu seancën e kuvendit, dhe vazhdimin e saj e paralajmëroi për nesër në orën 12.00, ndërsa i pari i cili do të marr fjalën është deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Author: almakos
Tre persona janë plagosur sot në Istog të Kosovës, pasi ka shpërthyer një bombulë gazi në një shtëpi. Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka thënë se ata për fat të mirë të lënduarit, janë jashtë rrezikut për jetën. “Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rexhë Murati” në Istog, në një objekt banese gjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit. Si pasojë e shpërthimit, tre persona janë lëdnuar të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKMF në Istog, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal…
Alsat 29.08.2020 19:37 Mbi 80 për qind e nxënësve të shkollave fillore nuk kanë mundur të ndjekin mësimin online nga muaji mars deri në fund të vitit shkollor. Tek shkollat e mesme 68 për qind e nxënësve nuk kanë ndjekur mësimin online. Të dhënat e raportit të përgatitur nga zyra e Avokatit të Popullit tregojnë se 78 për qind e shkollave fillore kanë thënë se nuk kanë mundësi teknike për realizimin e mësimit përmes internetit, kurse tek shkollat e mesme kjo përqindje është 61. Vetëm 11 për qind e mësuesve të shkollave fillore kanë njohuri informatike-, ndërsa 58 përqind kanë…
Alsat 29.08.2020 16:58 Debat i ashpër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i përcjellë me shumë replika dhe kundër-replika. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski gjatë debatit akuzoi koalicionin qeverisës si koalicion të mashtrimit dhe paralajëmroi protesta për rrëzimin e qeverisë, e cila sipas tij edhe ashtu ka një shumicë jo të qëndrueshme parlamentare. “Do të shihemi nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë sepse ky është koalicioni i mashtrimit, ky koalicion do të prishet në demonstratat masovike nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë që do të fillojnë këtë vjeshtë sepse kapacitet për ndërprerjen e polarizimit nuk ka, kapacitet për…
Ndërkohë që dje u shënua vetëm një viktimë në Kosovën nga COVID-19, sot u regjistruan plot 9. 116 raste të reja po ashtu janë në Kosovë në 24 orët e fundit nga COVID-19. Kjo shifër, balancohet deri diku nga 115 të shëruarit po së fundmi. 466 testime u kryen në Kosovë, nga t ëcilët 41 raste u shënoi vetëm Prishtina ndjekur nga Prizreni me 11.
Alsat 29.08.2020 15:26 Nisma për një kongres të jashtëzakonshëm në VMRO DPMNE, është një mision i vështirë, por i mundshëm. Ish-deputetja nga kjo parti, Gjulistana Markovska, për Alsat tha se është e rëndësishme si për partinë ashtu edhe për demokracinë në vend, të zhvillohet kongres i jashtëzakonshëm në VMRO- DPMNE. Sipas Markovskës, epilogu i këtij kongresi është i pasigurt, sepse delegatët janë besnikë ndaj Mickoskit dhe janë zgjedhur me pëlqimin e tij. Megjithatë, thekson se Mickoski duhet ta kalojë testin e Kongresit, ku ai ose do të konfirmohet si udhëheqës, ose në mënyrë demokratike, dhe jo me forcë të ndërrohet.…
Alsat 29.08.2020 14:51 Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 131 raste të reja me Kovid-19, ndërkohë që janë shëruar 86 persona. Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 6 persona dhe atë 2 nga Shkupi, një nga Ohri, 2 nga Prilepi dhe një nga Shtipi.
Alsat 29.08.2020 14:04 Program i harmonizuar të cilin do ta realizojnë kuadro cilësore, është vlerësim i deputetit të BDI-së dhe ministër i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi për propozimin e programit qeveritar të cilin sot mandatari Zoran Zaev e prezantoi para deputetëve në Parlament. Para fillimit të mbledhjes për zgjidhje të Qeverisë, Ademi deklaroi se pret realizim të programit., me çrrastë theksoi pjesën e arsimit për të cilën tha se ka punë mjaft të mira, pozitive me të cilat mund të arrihet sukses. “Programi është cilësor, por cilësore janë edhe kuadrot të cilat janë propozuar sot për ta…
Alsat 29.08.2020 13:13 Nëse shkohet sipas planit, e hëna është dita e parë e Qeverisë së re. Ajo që është me rëndësi është se çka do të bëjmë më tutje.Para nesh, theksoi Dimitrov, është periudha jashtëzakonisht e rëndësishme, e kemi sfidën e virusit, pasojat ekonomike, agjendën evropiane. “Dëshiroj të fillojmë negociata nga fundi i vitit. Kemi shumë punë”, tha Dimitrov.
Alsat 29.08.2020 12:52 Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në paraqitjen e tij menjëherë pas ekspozesë së mandatarit Zoran Zaev, tha se sot debatohet për qeverinë e gënjeshtrave, duke nënvizuar premtimet e LSDM-së dhe BDI-së gjatë fushatës zgjedhore. “Kjo qeveri është qeveri e gënjeshtrave, nga fakti se gjatë fushatës parazgjedhore LSDM-ja premtonte qeveri pa BDI-në, derisa BDI-ja premtonte kryeministër shqiptarë. Ky është koalicion i manipulimeve zgjedhore. Ndërkohë që kriza me virusin korona u keqpërdor për qëllime politike”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, nga VMRO-DPMNE.
Alsat 29.08.2020 12:33 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një “pikë që është e papranueshme”. Presidenti i Serbisë nuk specifikoi se për çfarë bëhet fjalë, por vlerësoi se pret befasi dhe negociata të vështira. “Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga agjendat, është njohja e Kosovës. Thelbi është që (Avdullah) Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për njohje. Kishte edhe deklarata jozyrtare nga udhëheqësit në rajon që…
Alsat 29.08.2020 11:12 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përveç se në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, ku vërehet frekuencë e rritur, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta, informoi Lidhja Automote e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata.

