Alsat 28.08.2020 07:54 Moti do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 18, ndërsa ajo maksimale 30 deri 35 gradë. UV=8. Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të ulet deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsius. Vazhdon periudhë e motit me diell dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave ditore. Jashtëzakonisht ngrohtë do të jetë të dielën dhe të hënën, kur pjesa më e madhe e…
Author: almakos
Alsat 27.08.2020 15:37 Shtyrja e vitit shkollor për më 1 Tetor ka dëshpëruar disa udhëheqës të shkollave dhe mësimdhënës pasi shumë prej shkollave tashmë kishin kryer përgatitjet e fundit për mësim nga shtatori. Drejtuesit e Shkollës Fillore “Liman Kaba” të fshatit Luboten kanë dorëzuar kërkesa që mësimi të realizohet me prani fizike për shkak të numrit të ulët të nxënësve në klasa. “Nuk kemi arsimtarë që nuk është dakord që të jetë prezent në shkollë, të gjithë shprehin gatishmëri që mësimi të filloj me prezencë fizike, mund të them që kanë qenë edhe të dëshpëruar për këtë afat që nuk…
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 141 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Janë testuar gjithsej 534 të dyshuar me koronavirus dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, autoriteti shëndetësor përkatës në Kosovë konfirmoi se në 24 orët e fundit rezultuan 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 6 të vdekur, të cilët kishin rezultuar pozitiv me Covid. Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë…
Alsat 27.08.2020 15:32 VMRO-DPMNE-ja nuk do të propozojë kandidat për nënkryetar të Kuvendit. Edhe pse kryetari i Kuvendit ka propozuar të ketë pesë nënkryetarë të ligjvënësit, njëri prej tyre që me i ligj i takon opozitës do të mbetet funksion bosh. Kjo sipas VMRO-së nuk nënkupton pranim të ofertës së kreut të LSDM-së Zoran Zaev për të hequr dorë nga ky funksion të dy partitë njëkohësisht. Nga LSDM-ja nuk tregojnë nëse do të kërkojnë një konsensus tjetër për të ulur numrin e nënkryetarëve por thonë se mbeten në qëndrimin e Zaevit. Ai një ditë më parë tha se nëse VMRO-DPMNE-ja…
Alsat 27.08.2020 14:29 Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 7 pacientë të vdekur dhe 89 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1529 mostrave. Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-1, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-4, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë -1, Koçani-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Valandovë-1, Delçevë-2, Kërçovë-2. Jetë kanë ndërruar tre pacientë nga Shkupi (72, 84 dhe 65 vjeçar), një pacient nga Prilepi (65), një nga Tetova (62), një nga Gostivari (74) dhe një pacient nga Kërçova (58). Të gjithë kanë…
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), po kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për 10 ditë. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për “Radion Evropa e Lirë” se shkollat nuk i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e mësimit në kohë pandemie. “Kërkojmë që viti i ri shkollor të shtyhet për disa ditë, në mënyrë që të përfundojnë përgatitjet dhe të tejkalohen lëshimet eventuale. Nuk janë përgatitur klasat për të siguruar distancë fizike, mungojnë dezinfektuesit, madje ka shkolla që ende kanë telashe me renovime, me përgatitje sanitare dhe të tjera. Mendojmë që viti i ri…
Alsat 27.08.2020 13:38 Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 në zonën e fshatin Staro- Sellë të Tetovës, zyrtarët e policisë kufitare gjatë aktiviteteve të rregullta kanë zbuluar dy emigrantë nga territoret palestineze që kanë lëvizur në këtë rajon. Dy persona janë ndaluar për procedime të mëtejme. “Duke kryer aktivitete të rregullta, zyrtarët e policisë nga stacioni për mbikëqyrje kufitare Rogaçevë gjetën dhe ndaluan dy persona, sipas tyre nga territoret palestineze të cilët nuk kishin asnjë dokument identifikimi. Të dy personat u sollën dhe u mbajtën në stacionin policor në Tetovë për procedura të mëtejme”, informojnë nga SPB Tetovë. Më 13…
OBSH ka dhënë një tjetër ndihmë për Kosovë. Mësohet se 238 oksigjeno-koncentratorë iu dhuruan Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të përballuar luftën ndaj koronavirus. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj theksoi se po e pranojnë një donacionin e radhës, që për nga cilësia dhe sasia ndihmon shumë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe luftën kundër pandemisë Covid-19. “Kjo është̈ një̈ ndihmë shumë e çmuar në këtë̈ kohë të pandemisë̈. OBSH gjithnjë̈ na ka ndihmuar dhe është një krah mbështetës, pa të cilin do ta kishim shumë të vështirë̈. Aktualisht, përmes OBSH dhe partnerëve të tjerë̈ po përpiqemi të futemi në…
Alsat 27.08.2020 12:53 I pyetur se pse po zvarriten punimet për të siguruar ujë të pijshëm për banorët e Siniçani, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se është një proces që zgjat dhe se sipas tij e rëndësishme është që banorët do të kenë ujë. Në lidhje me cilësinë e ujit, Spasovski siguroi se qytetarët do të kenë ujë të pijshëm. Në lidhje me: Siniçan, s’kanë nisur punimet për ujësjellësin “Të gjitha dokumentet që janë dashur të dorëzohen, tashmë janë dorëzuar. Edhe nga komuna e Bogovinjes edhe nga përfaqësuesit e qeverisë janë në kontakt të vazhdueshëm, këtu është edhe ministria e…
Alsat 27.08.2020 10:43 Deputeti i VMRO-DPMEN-së, Antonio Milloshovski ka reaguar rreth afateve për përgatitje që iu janë dhënë deputetëve për debatin rreth materialit voluminoz të programit për formimin e qeverisë së re. Ai thekson se me shkurtimin e afatit për përgatitje për një debat të shëndoshë parlamentar, pushteti po tregon mos respekt drejt deputetëve. “Rreth caktimit të seancës për votimin e Qeverisë, mirë është të dihet, si ka qenë më parë dhe si është tani, rreth ditëve që u janë dhënë deputetëve dhe mediumeve për tu përgatitur për debat dhe kritika rreth materialit voluminoz të programit për formimin e qeverisë…
Alsat 27.08.2020 10:00 Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi që zgjedhja e Avokatit të Popullit të jetë një nga prioritetet e përbërjes së re parlamentare. Ata kërkojnë proces transparent në zgjedhjen e kandidatëve, pa ndikime politike. “Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi në vazhdimësi e vëzhgon punën e Avokatit të Popullit. Lajmet e fundit të cilat i përcollën mediat, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me punën e Avokatit të Popullit, gjegjësisht konflikti mes Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, dhe zëvendës-ombudsmanëve, si dhe akuzat për nënvlerësim, për shkurtimin e pushimit dhe për marrjen e të drejtave tjera, bile edhe…
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.406. Po ashtu drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi një ditë më parë tha se në krahasim me një muaj më parë në kryeqytet ka një rënie të numrit të infektuarve me COVID-19. “Për momentin kemi rreth 1,290 raste aktive me COVID-19 në kryeqytet”, tha ai. Përsa i përket numrit total të rasteve pozitive është 12.840 raste, që prej fillimit të pandemisë në Kosovë.

