Më 31.07.2026, në një autokamp të vendosur në bregun e Ohrit, punonjës të policisë kriminale pranë SVR Ohrit e privuan nga liria V.S. (39 vjeç) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të kryer me urdhër gjyqësor në rimorkion e kampit dhe në oborr, policët gjetën dhe sekuestruan gjashtë qese me marihuanë, një fletë me material pluhur të bardhë, një peshore digjitale me mbetje marihuane dhe sende të tjera, transmeton Pa Censurë.
Pasi të dokumentohet plotësisht rasti, ndaj V.S. do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal “Prodhim dhe qarkullim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.



