Më 31.07.2026, në SP Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë zhvilluan bisedë zyrtare me Z.P. (37) nga Strumica, duke vepruar pas një denoncimi se më 31.07.2026, rreth orës 12:40, në një objekt hotelierik në Strumicë e kishte sulmuar ish-bashkëshorten e tij 34-vjeçare me send të mprehtë dhe i ka shkaktuar plagë në pjesën e fytyrës, pas çka ishte arratisur, por pas një kohe të shkurtër ishte paraqitur vetë në Stacionin Policor të Strumicës, përcjell Pa Censurë.
Gjatë testimit të realizuar me alkoolmatës (drager), u konstatua se Z.P. kishte 1.20 promilë alkool në organizëm. Gruaja 34-vjeçare u transportua në Qendrën Mjekësore në Shtip, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. SPB Strumicë drejtuar Prokurorisë Themelore Publike – Strumicë, ngriti kallëzim penal kundër Z.P., mbi dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “tentim vrasje, lidhur me dhunën në familje”, sipas nenit 123, paragrafi 2, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Gjatë ditës së sotme, Z.P. do të nxirret para gjykatësit të Gjykatës Themelore të Strumicës.



