Alsat 26.08.2020 16:07 Viti shkollor do të filloj më 1 Tetor. Këtë e paralajmëroi Zoran Zaev, mandatar për kryeministër, pas dorëzimit në Kuvend të përbërjes dhe programit të Qeverisë së re. Zaev tha se procesi mësimor online do të jetë koncept për të gjithë përveç për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën si dhe vlerësimeve veçmas të çdo komune. “Qytetarët duhet ta dinë ose tashmë kanë dëgjuar se fillimi i vitit shkollor do të jetë në 1 Tetor, do të filloj më selektimin e një pjesë të fëmijëve të cilët duhet t’i edukojmë ndërsa ata janë nxënësit…
Author: almakos
Alsat 26.08.2020 15:55 Hapi kompani në Manastir dhe u dorëzua në polici. Këshilltari i BDI-së në Ohër, Nefi Useini dhe vëllai i tij Ibro Useini nga sot janë në paraburgim. Vëllezërit Useini në burgun e Ohrit do të qëndrojnë për tetë ditë për shkak të sulmit ndaj bashkëqytetarit të tyre Spiro Topalkovski. Vëllezërit dyshohen se kanë kryer vepra penale, dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Ata për një javë të tërë kanë qenë në arrati nga policia. Topallkoski fillimisht pohoi se është sulmuar dhe goditur me armë, ndërsa më pas ndërroi mendje dhe përmes një deklarate pohoi se nuk ka parë…
Alsat 26.08.2020 15:35 Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2065 mostrave. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 297 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 578. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,914 persona. Prej tyre, 10,507 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.829.
Alsat 26.08.2020 14:07 Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, prioritet e së cilës siç paralajmëroi Zaev, do të jenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pastrimi i gjyqësorit, ekonomia, shëndetësia, arsimi, ambienti jetësor, marrëdhëniet fqinjësore dhe anëtarësimi në NATO dhe BE. Pret që Qeveria e re të votohet në Kuvend ditëve në vijim dhe nga java e ardhshme të nis me punë për siç theksoi, evropianizimin e vendit. Pres nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi t’iu jep kohë të mjaftueshme deputetëve që të njoftohen me propozim-programin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar. Presim debat cilësor në…
Alsat 26.08.2020 13:47 Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup. Nga Komuna e Strugës njoftojnë se Merko gjatë mbrëmjes së djeshme i vetëm ka shkuar në Shkup, ku pas kontrollimit është pranuar në Klinikën Infektive. Që nga fillimi i pandemisë në Strugë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 547 persona, ndërsa 142 raste janë ende aktive.
Alsat 26.08.2020 12:05 Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re për mandate 4 vjeçar, e cila siç theksoi është e vendosur të luftojë pa kompromis krimin dhe korrupsionin, të bëjë pastrim të thellë në gjyqësor, të përmirësojë marrëdhëniet fqinjësore duke i realizuar marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë si dhe të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes qytetarëve. Zaev poashtu tha se shkaku i pandemisë, COVID 19 ekzekutivi do të punojë edhe për përmirësimin e kushteve në shëndetin publik. Paralajmëroi përmirësim të ekonomisë e arsimit, duke theksuar se Qeveria e re do të fokusohet në…
Alsat 26.08.2020 11:24 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev si mandatar për formimin e qeverisë së re, sot dorëzoi në Kuvend propozimin për përbërjen dhe programin e Qeverisë së re. Zaev i shoqëruar nga 19 ministra, tha se përzgjedhjet në ekzekutiv janë kuadër i dëshmuar. “Pres që kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi të japë kohë të mjaftueshme që deputetët mirë të njoftohen me propozim-programin, por edhe biografitë e kandidatëve të propozuar, presim debat kualitativ në Kuvend dhe që këto propozime do të mbështeten nga shumica parlamentare, me çka nga java tjetër Maqedonia e Veriut do të ketë qeverinë e re funksionale”,…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 439 shkelje për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona
Alsat 26.08.2020 09:04 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot në ora 11:00 do të dorëzojë deri tek Kuvendi propozimin e përbërjes së Qeverisë së re dhe programin e punës. Parashtrimi i propozimit për formimin e kabinetit të ri qeverisës vjen pas dorëheqjes së deputetëve të cilët do të kalojnë në ekzekutiv si dhe pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinjë. Qeveria e re do të ketë më pakë ministra, respektivisht 19, për dallim prej qeverisë së kaluar q kishte 26. LSDM-ja do të ketë 11 ministra, nga të cilët tetë me dikaster dhe tre zëvendëskryeministra të cilët do të…
Alsat 26.08.2020 08:35 Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe në seancën e fundit mbrojtja filloi me prezantimin e dëshmive materiale. Në seancën e fundit, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski lexoi disa pjesë të procesverbaleve të komisioneve kuvendore, takimeve koordinuese dhe nga disa vazhdime të seancës konstitutive në Kuvend, të cilat janë propozuar si dëshmi materiale, duke elaboruar se ka bërë përpjekje për vazhdimin e seancës konstitutive dhe zgjedhjen e kryetarit, por se nuk ishin siguruar rrethana sipas rregullore për këtë.…
Alsat 25.08.2020 19:35 Dy persona janë lënduar më lehtë në aksidentin që ndodhi pasdite rreth orës 16 në autostradën Tetovë – Shkup, informojnë nga policia e Tetovës. “Aksidenti ka ndodhur në autostradës disa kilometra nga pika pagesore Zhelinë, ndërsa në të cilën kanë marrë pjesë dy automjete të pasagjerëve “golf” me targa të Shkupit dhe “mercedes” me regjistrim nga Gjermania. Gjatë përplasjes janë lënduar dy persona një bashkëudhëtare në “golf” dhe një bashkëudhëtar i “mercedesit”. Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar për mjekim shtëpie, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një komunikate për media bëri të ditur se Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë të rinj për ta ndihmuar në luftën ndaj COVID-19. “Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”, është thënë në komunikatën e ambasadës, raporton Rel. Ky donacion ndërton mbi bazën e ndihmës paraprake në vlerë prej 1.6 milion dollarë amerikan që Departamenti i Shtetit i SHBA-ve dhe USAID-i kanë ndarë për Kosovën, me qëllim…

