Author: almakos

Zbardhet ngjarja e Himarës e ndodhur në datën 21 dhjetor, ku u gjet i plagosur me thikë në rrugë një shtetas me prerje të thella në laring dhe ezofag. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se burimet nga policia bëjnë me dije se personi në fjalë është vetë-plagosur. Ai është paraqitur rreth orës 13:00 në qendrën shëndetësore, më pas u nis me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Fakti se është vetëplagosur konfirmohet, sepse është gjetur dhe ambalazhi i thikës, pranë vendit ku u gjet. Gjithashtu është hetuar më tej dhe është marrë në pyetje dhe shitësja e dyqanit, e cila ka…

Lexo më Shumë

“Është për lëvdatë përpjekja e gjithë-secilit që sa më shpejtë të arrihet deri te vaksina kundër Kovid-19, për sa më shumë qytetarë të Maqedonisë, madje edhe përmes ndihmës së fqinjëve”, kështu shkroi në profilin e tij zyrtar në FB, lideri i opozitës Hristijan Mickoski duke pyetur ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe se çfarë saktë është marrë vesh me Bullgarinë. – Advertisment – “Kur dhe sa vaksina mund të presim, që të mund të bëhet një plan detal”, shkruan Mickoski.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja kërkoi që Kuvendi të sjell vendim për emërimin e Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe të zëvendëssekretarëve të Kuvendit me konkurs publik. Në këtë mënyrë, sipas partisë opozitare do të ndërpritej emërimi partiak në këto funksione. Debati u hap në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në të cilin pikë e parë e rendit të ditës është zgjedhja e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe për këtë pozitë u propozua Bojan Vasilevski. Sipas VMRO-DPMNE-së, edhe Vasilevski, ashtu si Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit janë persona partiak të LSDM-së. – Advertisment – “Ky duhet të jetë funksion i lartë administrativ nga…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë rënë në pranga, me qëllim ekstradimi në Itali. Policia e Shtetit bënë me dije se nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar Flamur Tuda, 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Tuda ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë sanksionuar 190 shoferë. Për drejtim të makinës pa patent shoferi janë sanksionuar 24 persona, 13 për drejtim të makinës pa regjistrim, 7 për automjete teknikisht të parregullta si dhe 17 sanksione për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes, transmeton Alsat. – Advertisment – MPB gjithashtu shton se për kalim në sinjal për ndalim, respektivisht në semafor të kuq janë sanksionuar 11 persona, 56 sanksione janë vendosur për parkim të parregullt kurse 51 makina janë larguar me ndihmën e karrotecit.

Lexo më Shumë

Sot pritet të kemi kryesisht mot të vranët me periudha me diell, me re të vogla deri në mesatare. Në lugina do të paraqitet re ose mjegull, sidomos në mëngjes. Në pjesët jugore do të vendit fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 15 gradë Celsius. – Advertisment – Në Shkup, në mëngjes do të ketë mjegull dhe vranësira, të cilat do të ulen rreth mesditës. Temperatura maksimale do të arrijë 9 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

‏Pas ngjarjes së ndodhur një orë më parë kur një lokal u sulmua me breshëri armësh në vendin e quajtur ‘’rruga e Pompave të Ujit’’, fshati Dobraç, Shkodër, flet njëri nga vëllezërit e pronarit të lokalit. Vlash Pjetri, ish administrator i Njësisë Rrethina shprehet se as ai, as vëllezërit e tjerë nuk kanë qenë në lokal në momentin e sulmit. Po sipas tij, ata kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa lokali i mbyllur. Pjetri thotë se nuk i di arsyet e kësaj ngjarje, pasi asnjëri prej tyre s’ka pasur probleme me ndonjë person. “Nuk kemi qenë brenda në lokal.…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në “Programin 200” në Alsat deklaroi se autoritetet shëndetësore në vend presin që në janar në të arrijnë vaksinat e para kundër Covid-19. në Maqedoninë e Veriut – Advertisment – “Shpresat janë që në janar, pas takimit të fundit që pati ministri i Shëndetësisë në Bullgari tash ditën e sotme. Shpresat janë që në janar do të vijnë dozat e para të vaksinës. Në të njëjtën kohët është biseduar edhe me Greqinë edhe me Polininë, vende të cilat mund të na sigurojnë vaksina”, deklaroi Hasani

Lexo më Shumë

Në Sheshin e Kumanovës “Marshall Tito” sot në orën 16:50 është arrestuar 35-vjeçari S.M. nga Kumanova. Tek i njëjti person policia ka gjetur mjete piroteknike, njofton Ministria e Brendshme. – Advertisment – Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë së 35-vjeçarit janë gjetur 2059 copë të pajisjeve piroteknike. MPB njofton se kundër S.M. do të parashtrohet padi konkrete pas dokumentimit të plot të rastit.

Lexo më Shumë