Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12…
Author: almakos
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se kanë ndërruar jetë 12 pacientë, si dhe janë regjistruar 271 raste të reja infektimi. Njoftimi i plotë: 417 TË SHËRUAR DHE 271 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive.Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç),…
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë mesditë kantierin e rindërtimit në Laç, së bashku me ministrin turk të Urbanizimit dhe Mjedisit, Murat Kurum, dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Zona 1 e lagjes së re, e cila po rindërtohet për banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, financohet nga qeveria turke, kurse zona 2 nga qeveria shqiptare. Gjatë inspektimit, kreu i qeverisë Rama nuk i kurseu batutat me stafin turk, ku ministri Murat Kurum i tha ndër të tjera se “kështu siç po ecin punët do t’ia kaloni edhe Tiranës”. PJESË NGA BASHKËBISEDIMI Ministri Murat Kurum: Punojmë me…
Viti i ardhshëm shkollor pritet të filloj me konceptin e ri për arsim fillor të propozuar nga Ministria e Arsimit. Të parët që do të kenë përballë këto ndryshime janë nxënësit e klasës së parë dhe të gjashtë ndërsa për një periudhë pesë vjeçare të gjithë do të përfshihen në këtë koncept. Propozohet që koha e qëndrimit në shkollë të jetë pesë orë, nga të cilat 3.5 orë mësimore për fëmijët nga klasa e pare e deri në të pestën dhe gjashtë orë ose 4.5 orë mësimore për fëmijët nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën. Në shkencat…
Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë. Sipas policisë, i riu i identifikuar si Viktor Noka nga Dibra, ka qenë i dënuar më herët për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Telekomanda”. Sekuestrohen 2 mina me telekomandë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacione…
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve deri në fund të vitit do të ketë investime kapitale në nivel prej 80 përqind, siguron Ministri Blagoj Boçvarski. Ai theksoi se edhe në kushtet e krizës, projektet nuk ngadalësohen, por implementohen me intensitet edhe më të madh. Tregues i kësaj, siç theksoi ai, është rritja e sektorit të ndërtimit në tremujorin e tretë me 3.4 përqind, si dhe fakti që pothuajse në të gjitha ndërmarrjet e ndërtimit nuk ka largime nga puna. – Advertisment – Kemi hyrë në një periudhë kur kriza e pandemisë kishte ndikim të fortë në dinamikën e ndërtimit të projekteve…
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu shprehet se nëse Shqipëria nuk fillon procesin e vaksinimit deri më 15 janar të paktën për personelin shëndetësor, kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri me pasoja tragjike. Përmes një postim në rrjete sociale, Shehu shkruan se nëse “Europa lufton për ta afruar qoftë dhe me një ditë fillimin e vaksinimit, deklarojnë edhe oraret, Qeveria Rama flet me tre mujore, edhe ato pa kontratë, pa emër vaksine, pa sasi e limite kohore, pa infrastrukturë!” MESAZHI I PLOTË Çdo ditë e humbur pa vaksina: vdekje, dëmtim shëndeti, shpenzime për shëndetësinë, rrënim i ekonomisë! Ndërsa kudo ka filluar…
“Sot kemi mysafir Ministrin e Shëndetësisë së vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoninë e Veriut”, tha Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë. – Advertisment – Kjo deklaratë e kryeministrit bullgar Borisov nxiti shumë reagime në vend, saqë opinioni hedh dyshimet që ndihma me vaksinat ka një prapavijë tjetër. Nga Qeveria mohuan zërat që në prioritet të marrjes së vaksinës së ardhur përmes Bullgarisë, do të jenë shtetasit maqedonas me nënshtetësi bullgare. Sipas planit posa të arrij vaksina në vend, thamë se kjo do të ndodh në muajt e parë të 2021, të parët do ta marrin mjekët, personeli medicinal dhe gjithë…
Viti 2020 ishte një vit i pazakontë për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm. Njerëzit në mbarë botën u përballën me pandeminë e Covid-19, e cila infektoi miliona persona si dhe shkaktoi 1.7 milionë viktima. Në vendin tonë u morën masa drastike për frenimin e përhapjes së koronavirusit si dhe u këshilluan njerëzit se si të kujdeseshin për shëndetin e tyre, duke nisur nga ushqimet, vitaminat dhe ilaçet që mund të merrnin gjatë kësaj periudhe aspak të zakontë. Dhe një nga ilaçet që përdoret si anti-viral dhe kundër Covid-19 është Deviral, që ka mbërritur edhe në Shqipëri. Pse duhet të…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se ndaj 45 vjeçarit G.P. nga fshati Pirok i Tetovës, pronar i një lokali do të ngritët padi penale, për shkak se ka shkelur masat anti-Kovid të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së Kovid-19. – Advertisment – “Mbrëmë (23 dhjetor) efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë konstatuar se një restorant në Pirok të Tetovës, në pronësi të personit G.P. 45-vjeç, kishte qenë duke punuar pas kohës së lejuar dhe kishte pasur disa persona brenda lokalit dhe për këtë shkak ndaj pronarit të objektit do të përgatitet parashtresë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Gjashtë në Sarandë, ku në një banesë ka shpërthyer bombola e gazit. Gazetarja Shpresa Dine raporton se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetases Zise Koci, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe forcat e shërbimit të zjarrfikëses. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 23.12.2020, rreth orës 10:20, në lagjen Gjashtë, Sarandë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases Z.K., rreth 73 vjeçe,dyshohet si pasojë e shperthimit të një…
Masat e reja të miratuara mbrëmë nga Qeveria e Kosovës nuk vlejnë për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe me tej do të mund të hyjnë në Kosovë pa PCR test, këtë për Alsat e konfirmoi ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. – Advertisment –

