Ky është momenti i arrestimit të 36 vjeçares nga Durrësi, Elona Kalesha, nga policia italiane, pasi dyshohet se ka gisht në vrasjen dhe copëtimin e çiftit Shpëtim e Teuta Pasho, ish-vjehrri dhe ish-vjehrra. Rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, karabinierët ekzekutuan një urdhër ndalimi të lëshuar nga zyra e prokurorit të Firences. Kalesha në periudhën e krimit të rëndë jetonte me Taulantin, djalin e çiftit. E reja akuzohet nga zv/prokurori Ornella Galeotti për vrasjen, fshehjen dhe poshtërimin e kufomave të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho. Ndër elementët e akuzës, është fakti që Elona ishte e fundit që e pa…
Author: almakos
Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci ka marrë sot, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga Moderna për Covid-19. Fauci është shprehur se ishte “një nder” për të dhe se vaksina është një simbol i shpresës për Amerikën dhe botën. Ndërkohë, ai shton se do duhet deri në korrik të vitit tjetër, që shumica e amerikanëve të jenë vaksinuar kundër COVID. Sipas Faucit, vaksinat do të fillojnë të dalin për publikun në pranverë, ku çdokush do të mund të vaksinohet, pa qenë pjesë e listës prioritare.
COVID-19 ka aftësinë për të pushtuar organe të ndryshme të trupit dhe për të shkaktuar dëme serioze që mund të zgjasin me vite. Mund të dëmtojë organet e trupit tuaj, të ndikojë në lëkurën tuaj dhe madje të shkaktojë probleme neurologjike. Dëmi që shkakton në mushkëritë tuaja mund të jetë i përhershëm. Ky virus gjithashtu mund të ndikojë në sytë tuaj dhe t’ju japë konjuktivit dhe dhimbje të syve. Tani, ka dalë në dritë se koronavirusi mund të shkaktojë inflamacion të syve që mund të çojë në humbje të shikimit. Tre pacientë me COVID-19 në SHBA zhvilluan keratitin, një inflamacion…
Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2562 testime për koronavirus dhe prej tyre 758 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 pacientë te diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 944 persona. – Advertisment – Vendi aktualisht ka 20.751 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 79.190 raste, prej të cilëve 56.099 janë rikuperuar, kurse 2340 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.
Në aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit pas drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu fjalën e mori zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko. Ndërsa shpalosi disa nga rezultatet e anketimit, të cilat i vlerësoi si pozitive, Kuko tregoi edhe objektivat. Zv/ministrja e Brendshme tha se objektiv është shtimi i orëve të policisë nëpër shkolla, pasi sipas saj, adoleshentët kanë një rol shumë të rëndësishëm në komunitet. “Ajo që do të duam është orët e policisë nëpër shkolla sepse edhe pjesa e ndërgjegjësimit është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Kuptohet që adoleshentët…
SPB- Tetovë ka parashtruar padi penale kundër 49-vjeçarit A.S. nga Gostivari pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “përdhunim”. – Advertisment – Siç njofton MPB, i dyshuari me datë 19 të këtij muaji, në shtëpinë ku po jetonte, duke përdorur dhunë ka përdhunuar 34-vjeçaren nga Gostivari. Gjykatësja e procedurës paraprake ka caktuar paraburgim, ndërsa 49-vjeçari është dërguar në burgun e Shkupit.
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Hap pas hapi, deri te ajri më i pastër. Këto janë pritjet e Ministrit të Mjedisit, Naser Nuredini, pas parave të pakta buxhetore për ministrinë e mjedisit. Megjithëse ekologjia është një përparësi e Qeverisë, shifrat nuk e tregojnë atë. Ministria në fjalë në vitin 2021 do të marrë 0.38% të buxhetit të përgjithshëm, ose 16 milion nga katër miliardë euro. Nuredini siguron, që vitin e ardhshëm do të instalohet rrjet dytësor dhe tercial i gazit, i cili do të lejojë familjet në zonat rurale të lidhen me këtë sistem të ngrohjes që nuk ndot. Megjithatë, ky është një projekt i…
Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi 10 viktima nga Covid-19. Ndërkohë nga 841 testime të realizuara , 137 persona rezultuan pozitivë për koronavirus. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm , gjithashtu edhe më kthimin në atdhe të emigrantëve, autoritetet apelojnë për më shumë ndërgjegjësim. Sakaq rastet pozitive në Kosovë janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë…
Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë gjobitur 507 qytetarë, ku 500 prej tyre janë konstatuar duke lëvizur në rrugë pa maskat mbrojtëse. Njoftimi i plotë: Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit,…
Në javën që lamë pas është ulur për 16,9% numri i të infektuarve me CoVid-19. Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën prej 14-20 dhjetor janë regjistruar 4,585 raste pozitive. – Advertisment – Nga 35 qytetet, vetëm në Shkup janë 42% të të diagnostikuarve, ku edhe incidenca më e lartë e infektimit mbetet në kryeqytet me 221 të prekur në 100 mijë banorë. Në javën që shkoi janë testuar 15,607 persona apo 1,6% më pak se java e kaluar. Sipas grup moshave më të prekurit janë mbi 60 vjeç apo 29% e të infektuarve, me pak se…
Tërmet me intensitet prej 3.3 shkallë sipas Rihter është regjistruar mesditën e sotme në rajonin e Gostivarit. – Advertisment – Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra jug-perëndim të Shkupit, gjegjësisht me epiqendër Gostivar-Tetovë. Dridhjet janë ndier edhe në rrethinën e Gostivarit, Kërçovës dhe Mavrovës.

