Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë Hoti. Kosova do të shkojë kështu në zgjedhje të parakohshme. Vota pro e një deputeti të dënuar më parë, Etem Arifit, që solli dhe krijimin e qeverisë Hoti ka qenë e paligjshme, dhe me këtë vendim rrëzohet edhe vetë qeveria. Kosova tashmë në mënyrë të pashmangshme shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditëve teksa Qeveria Hoti do të jetë në fuqi deri në krijimin e qeverisë së re të dala nga zgjedhjet. Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Pavarësisht këtij vendimi…
Author: almakos
Mjekët kanë folur këtë mbrëmje në emisionin “Real Story”, në News24, për masat shtrënguese të vendosura ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku do të ndalohet lëvizja nga ora 20:30 deri në 06:00, gjatë festave të fundvitit. Për kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, kjo masë duhej marrë, pasi grumbullimet për festa do të rrisnin patjetër infeksionin. Por, për mjekun Artan Koni është shqetësues fakti që masat i drejtohen lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe janë të njëjta në të gjithë Shqipërinë. Pjesë nga diskutimet në studio: Brataj: Nëse lejojmë për festa grumbullimet, do të rritet patjetër infeksioni. Edhe testimi…
Mjeku i njohur, Artan Koni, deklaroi në emisionin “Real Story”, në News24, se përhapja e një koronavirusi të ri nuk është aq shqetësuese, sa të çojë drejt një mbylljeje të dytë të vendeve. “Nuk mendoj se është shqetësues sa për t’u mbyllur. Po shohim që rastet kanë një rënie të lehtë në gjithë Evropën, dhe në Angli. Duke qenë anglezët të lodhur nga pandemia, ata do kenë pasur dëshirë të festonin festat më shumë se vitet e tjera, ndaj dhe qeveria angleze do ketë menduar se këtë vit do të bëhet nami dhe për të bllokuar një lëvizje masive ka marrë…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar sot me n/kryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të Preshevës dhe Medvegjës. Nga sa bëhet e ditur, biseda mes tyre u përqendrua tek një çështje mjaft e nxehtë sië është ajo e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e cila është më masive në Medvegjë, por po shtrihet me shpejtësi edhe në Preshevë dhe Bujanovc. “Kjo çështje duhet trajtuar me prioritet, sepse nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të ndryshojë struktura etnike e Luginës së Preshevës. Ajo çfarë po bën Serbia është spastrim i pastër etnik”,- tha Basha.…
Veliu dhe Gabrielli nënshkruajnë deklaratën e mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane. Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Policinë italiane Franco Gabrielli tha se nga pikëpamja operacionale, ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm në marrëdhëniet e gjata dhe të konsoliduara të bashkëpunimit me Shqipërinë dhe do të mundësojë ngritjen e një tryeze teknike të përhershme midis dy drejtuesve të Policisë, kushtuar çështjeve strategjike në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha…
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka prova që të sugjerojnë se mutacioni i Covid-19 shkakton vdekshmëri më të lartë apo simptoma më të rënda. Mutacioni u zbulua fillimisht në juglindje të Anglisë e më pas raste u konfirmuan edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi, siç bëri të ditur zyrtarja e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove. “Nuk ka të dhëna që të sugjerojnë ndryshim të sjelljes së virusit, por megjithatë studime të mëtejshme po kryhen”, u shpreh Van Kerkhove. Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti i ri, i shfaqur fillimisht në shtator në Britaninë e Madhe, përhapet më…
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 422 të infektuar me Covid 19 në 24 orët e fundit. Po ashtu autoritetet shëndetësore bënë me dije se 10 pacientë kanë humbur betejën me virusin. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan,…
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj pas takimit të zhvilluar me autoritetet shëndetësore për tu njohur me situatën e pandemisë në vend, theksoi se qytetarët duhet të tregohen më vigjilent edhe për shkak numrit të lartë të emigrantëve që kthehen në atdhe. Zemaj shtoi se nuk do të ketë mbyllje masive si shtetet e tjera, por qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shmangin grumbullimet dhe organizimet festive. “Ne kemi shtuar kapacitetet sa i përket rritjes së numrit të inspektorëve. Janë më shumë se 95 inspektorë tani. Të gjithë ata që kanë ardhur dhe vijnë, dihet se vijnë nga vendet…
Ndërkaq, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit u vërshua nga mërgimtarët tanë këtë fundjavë. Sipas të dhënave të policisë kufitare në këtë aeroport gjatë fundjavës kanë hyrë në vend 3,310 qytetarë. Prej tyre, mbi 1,800 janë shtetas tanë dhe të tjerat më nënshtetësi të vendeve tjera. Për dallim nga fundjava tjetër, gjatë datës 12-13 dhjetor në vend kanë aterruar 2,148 udhëtarë në Aeroport. Ndërkaq, përmes pikës kufitare të Tabanocës gjatë kësaj të shtune dhe të diele në vend kanë hyrë 23,943 persona, prej të cilëve vetëm 6,390 ishin turistë. 48 orëshi i vikendit të kaluar sipas të dhënave të MPB-së kishte frekuentim…
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 264 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ndërsa 6 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 1262 numrin total të viktimave. Njoftimi i plotë: 205 TË SHËRUAR DHE 264 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e…
Agjencia Europiane e Barnave ka dhënë dritën jeshile që BE të përdorë vaksinën e Pfizer ndaj COVID-19. Sipas njoftimit të EMA, në BE mund ta përdorin vaksinën të gjithë personat mbi 16 vjeç. Pritet që në BE vaksinimi tashmë të nisë para përfundimit të 2020. BE i bashkohet Britanisë dhe SHBA apo dhe disa vendeve të tjera si Rusia e Kanadaja që të përdorë një vaksinë ndaj COVID-19. Deri më tani BE ka një kontratë me AstraZeneca për një sasi prej 400 milionë dozash, por Presidentja e KE Von der Leyen ka deklaruar se synon më shumë. Ndërkaq ky është…
Pastrimi i gjyqësorit dhe prokurorisë u bënë pjesë e dhjetë prioriteteve kryesore të Qeverisë për vitin e ardhshëm. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se modeli i pastrimit është afër përfundimit. Do të kontrollohen dosje të tëra gjyqësore, secili gjykatës do të vlerësohet – se si është zhvilluar procedura, si janë paraqitur provat, si janë dëgjuar dëshmitarët. Një nga elementët kryesorë për të kontrolluar do të jenë rastet që janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe janë nën vëzhgimin e publikut dhe janë pjesërisht të vjetruara për shkak të shtyrjeve të shpeshta. Në pranverë, Zaev pohon se do të fillojë monitorimi i gjykimeve nga…

