Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Himarë, ku një person është plagosur me thikë në fyt. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Pas ngjarjes së rëndë, personi i plagosur rreth 35-vjeç është dërguar në spital ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës. Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura edhe në trup dhe kokë. “Sot në Qendrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të…
Author: almakos
Ashtu siç shumë vende të BE-së edhe Austria kërkoi nga Bullgaria t’ia heq veton Shkupit dhe çështjen ta zgjidh jashtë procesit negociues. Kryediplomati, Shallenberg tha se fillimi i negociatave me Shkupin sa më shpejtë do të jetë e vështirë, por e drejtë. Ai tha se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për ta filluar këtë proces – Advertisment – Jemi shumë të dëshpëruar që nuk arritëm këtë vit t’i fillonim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga perspektiva jonë, çështjet bilaterale dhe historike duhet mbajtur të ndara nga procesi i BE-së. Procesi i zgjerimit është proces…
Ministrja Manastirliu në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se masat e reja. Nga data 24 vendi do të hy në orën policore në orën 20 e 30. Kjo fashë orari është e vlefshme deri me datë 4 janar. Në po këtë orë mbyllen edhe baret dhe restorantet.
Paralajmërohen masa të reja për frenimin e koronavirusit në vendin tonë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Teksa ishte në poliklinikën nr.9, ku po kryhen edhe testet e shpejta, ministrja tha se kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm. “Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, pohoi ministrja. Ministrja ka bërë me dije se testimi i shpejtë ka…
Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 591 testime për koronavirus dhe prej tyre 129 kanë rezultuar pozitivë, ose 22 per qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 pacientë te diagnostikuar me COVID, ndërsa janë shëruar 1.122 persona. – Advertisment – Vendi aktualisht ka 20.965 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 78.434 raste, prej të cilëve 55.155 janë rikuperuar, kurse 2.314 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.
Voltiza Duro – Prej ditës së sotme nis shpërndarja e shpërblimit për rreth 677 mijë pensionistë në të gjithë vendin. “Gazeta Shqiptare” publikon grafikun e me datat përkatëse të tërheqjes së bonusit prej 5 mijë lekësh të reja në kuadër të festive të fundvitit për të moshuarit. Kreu i ISSH, Astrit Hado ka folur mbi procedurat se si do të bëhet shpërndarja e parave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat në vend. KalendariSipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata…
Çmimi i benzinës nga mesnata do të shtrenjtohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit do të zvogëlohet për gjysmë denari, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës. – Advertisment – EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 60,5 denar për litër. EUROSUPER BS-98 do të shitet për 62,5 denarë për litër. EURODISEL dhe vaji ekstra i lehtë do të shiten për 53 denarë për litër.
“Covid-19 pritej të pësonte mutacion”. Kështu u shpreh mjeku shqiptar në Londër Sali Urovi, ndërsa varianti i ri i këtij virusi që u zbulua në Britani ka shkaktuar alarm. Në një intervistë për ABC, mjeku tha se për ekspertët ishte e pritshme që virusi të pësonte ndryshime. Madje ai sqaroi se që nga zbulimi, Covid-19 ka pësuar 4 mijë mutacione, tetë prej tyre po monitorohen, ndërsa dy janë parë të arsyeshme të bëhen publikë. “Virusi i gripit është një virus që pëson çdo vit mutacion. Kjo është arsyeja që çdo vit i gjithë globi infektohet me grip. Edhe Covid nuk…
Inspektorët nga Qyteti i Shkupit mbrëmë, pas raportimeve nga qytetarët, me kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit në Zllokuçani të Shkupit (prapa ndërtesës së Tinex). – Advertisment – Në vendngjarje janë kapur disa të mitur të cilët po digjnin mbeturina në një ndërtesë të braktisura, raporton Alsat. Qyteti i Shkupit njofton se është realizuar bisedë edukative dhe me prindërit e të miturve. Ditëve të fundit ekipet e qytetit kanë ndërhyrë në disa raste ku janë ndezur zjarre në ambiente të hapura, respektivisht në rajonin e Vardarishtes, Maxharit dhe Lisiçes së epërme. Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve të…
Që prej dy javësh, ka pasur një rënie të shtrimeve në spitale të rasteve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 20 urgjenca. Ky fakt është bërë i ditur nga gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live nga COVID1 për ‘News24’. Ai pohoi se duke përfshirë dhe raportimet e djeshme, rezulton që të ketë 100 shtretër më pak të zënë në spitale, ndërsa thuajse të gjitha rastet cilësohen të rënda. Ndërkohë COVID 4 shërben si spital rehabilitim për post-covid. Duke u ndalur tek situata në spitalin Infektiv, flitet për shumë më pak urgjenca krahasuar me periudhën para…
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është caktuar të mbahet më 25 janar të vitit 2021. – Advertisment – Ministrat kosovarë u informuan sot lidhur me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi tha se kjo mbledhje do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. “Jemi dakorduar që mbledhja e përbashkët të mbahet më 25 janar 2021, në Shkup, në hapësirat e Maqedonisë së Veriut”, bëri të ditur ajo. Në mbledhjen…
Prokuroria ka përfunduar hetimet për Meviol Billon, i përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok disa kohë më parë.Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndaj Bilos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufinje të mbrojtes së nevojshme ndaj Elion Hatos. Organi i akuzës vendosi pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhes sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme. Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.

