Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 19:30 në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të pikë-pagesës në Xhelinë, policia ka arrestuar tre persona nga Gradeci i Gostivarit, raporton Alsat. – Advertisment – Personat e arrestuar janë B.S. (31), A.SH.(32) dhe I.H.(31). Policia njofton se gjatë kontrolli të makinës “Mercedes” me targa të huaja e që po drejtohej nga 31-vjeçari B.S. është gjetur kokainë. MPB njofton se personat në fjalë janë dërguar në Satcioni Policor të Tetovës.
Author: almakos
Komisioni Europian njofton se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian. Përmes një videoje të publikuar në “Twitter” KE thotë se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit. “Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian,” thotë KE. “Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, vijon deklarata. Kujtojmë që Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër…
Gjatë 24 orëve të fundit (23/24.12.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 614 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. – Advertisment – Ministria për Punë të Brendshme apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Mëngjesin e sotëm nNjë makinë është përfshirë nga flakët në zonën e ish fushës së aviacionit në Tiranë. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Moti sot do të jetë me vranësira dhe mjegull nëpër lugina. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri më 15 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, paradite me mjegull, gjatë ditës me vranësira. Temperatura maksimale do të arrij deri 9 gradë Celsiusë.
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, përshëndeti bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, pas tri vitesh mosfunksionimi të saj. “Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror i konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.” thekson Ambasadori Zingraf në deklaratën e tij. Arrihet minimumi i kourimit Kushti qëndror i Këshillit Evropian dhe i Bundestagut Gjerman se pa bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e…
Publikohet parashikimi i Baba Vangës për vitin 2021. E moshuara nga Bullgaria ka parashikuar se do të ndalojë prodhimi i benzinës dhe se trenat do të fluturojnë duke përdorur rrezet e diellit. Pas një viti si 2020, Baba Vanga parashikoi se Toka do të qetësohet. Parashikimi i saj më i çuditshëm është se në 2021 një dragua do të marrë planetin, por nuk e shpjegon se çfarë. “Të tre gjigandët do të bashkohen. Disa njerëz do të kenë para të kuqe. Unë shoh numrat 100, 5 dhe shumë zero. Fjalët e saj duket se nuk duhet të merren shumë fjalë…
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese u bë sot me anëtarin e saj të gjashtë pasi presidenti Ilir Meta, firmosi në kohë rekord emërimin e juristit të njohur Përparim Kalo, vetëm pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i dërgoi atij listën e kandidatëve. Me emërimin e e njoftuar në mbrëmje, numri i anëtarëve të Gjykatës, arrin kuorumin minimal për t’u mbledhur në seancë e plenare e për të nisur me shqyrtimin e çështjeve. Ndërkohë, duket se është hapur rruga edhe për emërimin e shpejtë të anëtarit të shtatë, duke qenë se për vendin bosh të shpallur po nga presidenti, tanimë…
Zhaklina Peto është tërhequr nga gara për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. KED bën me dije se sot u mblodh pikërisht për Peton, por përfundoi procedurën e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së Peton, por kjo e fundit duket se ka vendosur mos garojë më. Pikërisht KED e skualifikoi më herët Peton, por Gjykata Administrative e Apelit e riktheu në garë pasi i pranoi padinë. NJOFTIMI NGA KEDKëshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë…
Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje të rënda për ngjarjen e tmerrshme të zbuluar pak ditë më parë, ku u gjetën të vrarë e të copëtuar brenda disa valixheve çifti shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Fqinjët kanë publikuar së fundmi dëshminë tronditëse të fqinjëve të çiftit Pasho, një ditë pas arrestimit të ish të dashurës së djalit të tyre, Taulantit, Elona Kaleshi. Komshinjtë kanë konfirmuar se apartamenti ku ka qëndruar me qira ish e dashura e Taulant Pashos është dhe vendi ku janë ekzekutuar çifti i bashkëshortëve. Një nga banorët e pallatit është shprehur se një ditë në…
Koalicioni ASH-AAA kundër konceptit të ri për arsimin fillor, me të cilin gjuha shqipe është listuar në mesin e lëndëve zgjedhore. Sipas koalicionit opozitar, pushteti me këtë zgjidhje siç e quan hibride tenton ta mjegullojë premtimin parazgjedhor, se brenda 100 ditëve të qeverisjes do ta bëjë shqipen lëndë të detyruara për nxënësit joshqiptarë, që nga klasa e pestë. – Advertisment –
Gazeta e njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ nën titullin “Zgjedhje të reja në Kosovë”, shkruan, se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie, kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh”, shkruan FAZ. Kurse gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit” thekson, se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja. “Këtë moment e pret Albin Kurti që…

