Ajri tejmase i ndotur në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar. Tetova qyteti më i ndotur. Dje janë matur 260 mikrogramë të grimcave PM 2.5 më të dëmshme në ajër, që është gjashtë herë më shumë se kufiri normal. Vlera të larta të grimcave të dëmshme ka edhe në Kumanovë, Gostivar dhe Shkup. Sipas Kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, ka më pak ditë të ndotura se më parë. – Advertisment – Ditët e ajrit të ndotur nuk mund të zhduken papritmas. Është shumë e rëndësishme në sezonin e ngrohjes, kur ndotja është më e madhe të jemi në gjendje të zvogëlojmë…
Author: almakos
Pandemia e Covid-19 në Kosovë paraqitet më e stabilizuar dhe këtë e dëshmojnë shifra e viktimave dhe i të infektuarve. Gjatë 24-orëve të fundit 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë, si dhe janë regjistruar 309 raste të reja nga 1287 testime të kryera. Njoftimi i plotë: 546 TË SHËRUAR DHE 309 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste…
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën e të ardhurave më të larta të qytetarëve, të realizuara në vitin paraprak. Një fëmijë gjashtë vjeçar është milioneri më i ri në vend i cili vitin e kaluar ka arkëtuar mbi 1 milion denarë në emër të tij. Paratë i kanë ardhur në llogarinë e tij të qirasë. Milioneri më i moshuar në Maqedoni është 101 vjeç. Bëhet fjalë për qytetar të Shtipit i cili merr pension mujor prej 11 mijë eurove. DAP nuk publikon detaje se ku dhe si janë fituar këto para për shkak të mbrojtjes së identitetit dhe…
Kuvendi akoma nuk ka caktuar seancën për interpelancë ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Nga ligjvënësi nuk ka informacion kur nisma e opozitës pritet të debatohet. VMRO-DPMNE-ja më 15 dhjetor dorëzoi zyrtarisht kërkesën për interpelancë në Kuvend, me arsyetimin se Nikolla Dimitrov është shkaktari i dështimit të vendit në procesin euro-integrues. – Advertisment – Nga partia e Hristijan Mickoskit disa herë kanë deklaruar se Dimitrov nuk duhet të frikësohet nga interpelanca, pasi kjo nuk paraqet kërcënim individual për të. Grupi parlamentar shpreson që kjo interpelancë nuk do të përfundojë si 8 interpelancat e mandatit të kaluar prej të cilave…
Siç njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska, pensioneri më i pasur jeton në Shtip dhe ka pension prej 11 mijë eurove, transmeton Alsat. Një burrë nga Manastiri ka paraqitur të ardhurat më të larta në bazë të kthimit vjetor të taksave, respektivisht ka paraqitur 3.5 milion euro të ardhura, ndërsa një grua nga Shkupi ka të ardhurat më të larta nga lojërat e fatit, shumë prej 471,000 eurove. – Advertisment – Paga më e lartë është regjistruar në Strugë, ku një person nga industria e metaleve raportoi të ardhura bruto vjetore prej 1.9 milion eurove,…
Drejtori i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka, përmes një deklarate për mediat, ka bërë me dije masat e marra nga Policia e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit, si dhe për zbatimin e masave shtesë anticovid. Masat NJOFTIMI I PLOTE Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash…
Një anëtar i MPB-së, nga Sektori i krim-teknikës , sot dëshmoi për veprimet e tij më 12 prill 2012 në Liqenin e Smilkovës, vendi ku ndodhi vrasja e pesfishtë. Dëshmitari i cili është akoma i punësuar në të njëjtën punë në Gjykatën Penale Shkup, theksoi se atë ditë ai u thirr si logjistikë. – Advertisment – “Më telefonuan se bëhet fjalë për çështje të madhe dhe duhen më shumë njerëz. Inspektimi në vendin e ngjarjes zgjati deri në orët e mëngjesit. Unë isha i angazhuar për ndriçimin e fushës, duke shënuar numra. Unë nuk kam ndërmarrë asgjë pa urdhër. Të…
Mediat belge i kanë dedikuar një artikull dënimit të bandës së Bajrave. Gazeta ‘De Morgen’ e Belgjikës shkruan se Safet Rustemi u dënua me vetëm 2.5 vite burg. “Safet Rustemi bëri mjaft bujë në vitin 2018 si në Belgjikë, ashtu edhe në atdheun e tij, në Shqipëri. Rustemi ishte dënuar disa herë në Belgjikë dhe kërkohej nga vendi ynë për këto dënime. Në korrik të atij viti u ndez një debati pasi policia belge e kishte vendosur Rustemin në listën e më të kërkuarve, ndërsa Departamenti i Emigracionit e kishte dëbuar atë një vit më parë. Ai u arrestua përfundimisht…
-Njeriu që e ka bërë këtë duhet të shkojë në burg, dhe besoni nëse fillojmë tani të kërkojmë përgjegjësi politike për familjarë më të largët ose më të afërt për atë çfarë bëjnë…dorëheqje duhet të kërkohet nëse dikush ka tentuar të fsheh diçka, nëse ka tentuar të shpëtojë dikë nga përgjegjësia. Në këto kushte kjo nuk do të ndodhë, kështu u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur nëse do të kërkojë dorëheqjen e zëvendësministrit Nazim Bushi, pas përfshirjes së një familjari të tij në aksionin anti-drogë në Krushevë, raporton Alsat. – Advertisment – Në lidhje me:…
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të enjte brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat e cila po ashtu konfirmon se drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe zjarrfikëset.
Një 25-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë dje pasi humbi kontrollin e motoçikletës në autostradën Shkup – Tetovë, raporton Alsat. – Advertisment – Siç njoftoi Ministria e Brendshme, aksidenti ndodhi dje në orën 21:00 në autostradën Shkup – Tetovë, në unazën e qytetit të Shkupit, pas hyrjes për në Mirkovci. Personi D.Z. (25) nga Shkupi, po drejtonte një motoçikletë të tipit “Aprilia”, me targa të Shkupit, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident me fatalitet. Pas aksidentit D.Z. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku fatkeqësisht nuk arriti…
Grupi hetimor i karabinierëve italianë janë rikthyer sërish në apartamentin ku ka ndodhur krimi makaber i ekzekutimit të çiftit Pasho nga Vlora. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen Fiorentine të Novoli, në via Felice Fontana, ku jetonte Elona Kalesha, ish-partnerja e Taulant Pashos, djali i Shpëtim dhe Teuta Pashos, e cila tashmë është e arrestuar si e dyshuara kryesore e kësaj vrasje. 1 nëntori i vitit 2015 është dhe nata e fundit e jetës për çiftin Teuta dhe Shpëtim Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa të ndarë në katër valixhe. Mediat italiane…

