Gjatë ditës së djeshme policia në Kërçovë gjatë një kontrolli të një personi juridik , drejtues i së cilës është 44 vjeçari E.E. nga Kërçova, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të mjeteve piroteknike. Pas kësaj me urdhër të Gjykatës Themelore-Kërçovë është kryer bastisje edhe në shtëpinë e personit në fjalë me çrrastë është gjetur një sasi më e madhe e mjeteve piroteknike. Gjithsejtë janë konfiskuar 36576 mjete piroteknike ndërsa 44 vjeçari E.E. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate. – Advertisment –
Author: almakos
Sot do të mbaj mot me diell dhe vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërsa pasdite me vranësira të mëdha dhe reshje shiu. Temperatura maksimale do të sillet në interval prej 7 deri në 15 gradë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë paradite me mjegull, gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të arrij deri ën 9 gradë Celsiusë.
Shqipëria rregjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritje ekonomike negative, ndikuar nga pandemia e COIVID 19. Të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë ekonomia e vendit ra me 3.47 përqind, kundrejt të njejtës periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e dytë ishte rregjistruar rënia më e madhe që nga vitit 1997, me 10.29 përqind. Ndërsa në tremujorin e parë ekonomia u tkurr me 2.34 përqind e ndikuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në tremujorin e tretë, disa sektorë të ekonomisë e rimorrën veten dhe shënuan ecuri pozitive. Rritjen më të lartë e pati aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme, me 9,54 përqind, i pasuar nga Ndërtimi me…
Emërimi i ish avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve është element i mjaftueshëm për të konfirmuar se BDI-ja nuk punon ashtu siç deklarohet për pastrimin e gjyqësorit, por përkundrazi në partizimin e tij. Kështu deklaroi në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, ElmiAziri, deputet nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Siaps Azirit edhe në raportin e Komisonit Evropian janë të theksuara ndikimet partiake mbi gjyqësorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai madje shprehet i prerë se pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, nuk mund të kthehet besimi tek gjyqësori – Advertisment – Shembull më i mirë i…
Ka hyrë në fuqi sot kufizimi i ri i lëvizjes, prej orës 20:30 minuta deri në 06:00. Ky ishte vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët e komunikuan përmes një deklarate tri ditë më parë. Masat do të jenë në fuqi deri më datë 4 janar. Masat u morën, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19, duke qenë se jemi edhe në prag të Vitit të Ri 2021. Pas datës 4 janar, do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përmes 14 amendamenteve intervenojnë në Propozim/Ligjin për shtetësinë. Sipas deputetit të kësaj partie, Elmi Aziri përmes këtyre amendamenteve do të bëhet përpjekje që një numri të konsiderueshëm të qytetarëve t’ju mundësohet që të pajisen me shtetësi. Sepse siç u shpreh ai në kuadër të emisionit “Rruga drejt…”, atyre u është mohuar e drejta për realizimin e të drejtave elementare për jetë. – Advertisment – https://www.youtube.com/watch?v=ZboT2XIARAQ&feature=youtu.be Shtetësia paraqet një të drejtë, një relacion në mes të qytetarit dhe shtetit. Qytetari pa shtetësi me automatizëm është i privuar nga realizimi i të drejtave civile, i të…
Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin, në vigjilje të Krishtlindjeve ka bërë një mesazh urimi për qytetarët shqiptar. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spiropali thekson se dashuria forcon dhe familja lumturon. MESAZHI I SPIROPALITZoti na mëshiron, Vatra na mbledh, Atdheu na bashkon, Dashuria na forcon, Familja na lumturon. Të bëjmë më tepër, për të sëmurët, ata që këtë vit të vështirë humbën njerëzit e dashur, për të vetmuarit, për t’u kthyer shpresën atyre që e kanë humbur.Gëzuar Krishtlindjen!
Këshilli Gjyqësor shkarkoi dy gjykatës. Organi më i lartë gjyqësor njoftoi se ata u shkarkuan për shkak të punës joprofesionale dhe neglizhencës. Këshilli Gjyqësor nuk tregon emrat e gjykatësve, ndërsa jozyrtarisht bëhet fjalë për dy gjykatës nga Gjykata e Ohrit. Njëri ka gjykuar çështje penale, tjetri civile. Alsat zbulon se gjykatësja Vesna Kiçeec, e cila mund të ankohet në Supreme, është midis të shkarkuarve. Ajo ika gjykuar një shtetasi serb i cili rrahu fatalisht një burrë nga Ohri gjatë pritjes së vitit 2016. Fillimisht, shtetasi serb u dënua me 16 vjet burg, por Gjykata e Apelit në Manastir e ktheu…
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Seltë, ku 45-vjeçari Josif Kavaja, qëlloi me kallashnikov drejt banorëve dhe uniformave blu. Burimet zrtare bëjnë me dije se në banesën e tij është ushtruar kontroll pasi kishin informacione se mbante armë pa leje. Në këtë moment në tentativë për t’i shpëtuar policisë 45-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 206 testime të dyshuara për koronavirus, dhe prej tyre 592 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 21 persona të prkur nga virusi. Ndërsa Instituti i Shëndetit publik njofton se gjatë ditës së sotme janë shëruar 691 persona. Prej disa ditës në vendin tonë numri i të shëruarave është më i lartë se ai i të infektuarave. Për momentin në vendin tonë janë 20 598 raste aktive me koronavirus, – Advertisment –
Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në fshatin Zavalinë të njësisë Administrative të Gjinarit, ku një 45-vjeçar hapi zjarr ndaj policisë. Gazetari Fatmir Popja në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se ishin banorët e fshatit ata që kishin bërë denoncimin për shtetasin Josif Kavajën, i cili sipas tyre në orë të ndryshme të ditës qëllonte me armë, duke terrorizuar mbarë vendin përreth. Ata këtë shqetësim ia kishin shprehur policisë, ndërsa kjo e fundit përmes një urdhri gjykate kishte shkuar për të ushtruar kontroll në banesën e 45-vjeçarit, për armë. Burime të grupit hetimor…
Josif Kavaja është 45-vjeçari që kërcënoi policinë në Elbasan, duke qëlluar me armë në ajër. 45-vjeçari kishte kundërshtuar një vendim gjykate për kontroll për armë në banesën e tij, dhe sapo ka parë policinë në oborr, ka qëlluar me armë. Më tej ai është larguar drejt pyllit, ndërsa policia po vijon aksionin për arrestimin e tij. Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

