Josif Kavaja është 45-vjeçari që kërcënoi policinë në Elbasan, duke qëlluar me armë në ajër.
45-vjeçari kishte kundërshtuar një vendim gjykate për kontroll për armë në banesën e tij, dhe sapo ka parë policinë në oborr, ka qëlluar me armë. Më tej ai është larguar drejt pyllit, ndërsa policia po vijon aksionin për arrestimin e tij.
Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.



