Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin, në vigjilje të Krishtlindjeve ka bërë një mesazh urimi për qytetarët shqiptar.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spiropali thekson se dashuria forcon dhe familja lumturon.
MESAZHI I SPIROPALIT
Zoti na mëshiron, Vatra na mbledh, Atdheu na bashkon, Dashuria na forcon, Familja na lumturon. Të bëjmë më tepër, për të sëmurët, ata që këtë vit të vështirë humbën njerëzit e dashur, për të vetmuarit, për t’u kthyer shpresën atyre që e kanë humbur.
Gëzuar Krishtlindjen!



