Author: almakos

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e borës. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C. Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa nëpër vende malore priten reshje të dëborës, të cilat gjatë natës do të zgjerohen edhe në vendbanimet në afërsi të vendeve malore. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesën veri-perëndimore, transmeton Alsat. – Advertisment – Do fryjë erë e lehtë në drejtimin jugor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 7 deri në 15 gradë Celsius. Në Shkup do të kemi mot të vranët dhe me mjegull, pasdite dhe gjatë natës priten reshje të shiut. Paradite do të fryjë…

Lexo më Shumë

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin e thellë Beçisht në Tepelenë. Udhëtuam mes malesh për të parë nga afër dy fëmijë të mitur, janë dy vëllezër 10 dhe 8 vjeç. Para shtatë vitesh humbën babain, i cili ndërroi jetë nga tumori në mushkëri. Në gusht të këtij viti u ndërron jetë tragjikisht edhe e ëma. Mbetën vetëm me gjyshen 70 vjeç Fetnie Çela. “Babai u ka vdekur, kishte sëmundje të keqe në mushkëri, vajti në Tiranë nuk shpëtoi dot, vajzën e kisha me diabet dhe me tension, më tha do i lë fëmijët rrugëve. Ja këtu jetojmë në kushte…

Lexo më Shumë

Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore duhet të shkojë paralelisht me legalizimin e përgjithshëm për qëllime rekreative, tha Natasha Boshkova, avokate dhe këshilltare juridike në koalicionin “Margins”, në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat, duke u thirrur në përvoja nga vendet e tjera në botë. – Advertisment – Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet ndikim i vërtetë në përmirësimin e shëndetit publik dhe në atë mënyrë do të destigmatizohet bima.” Do të destigmatizohet dhe do të përdoret edhe për qëllime mjekësore, ndërsa do të rregullohet edhe mënyra e përdorimit të vetë artikujve,” tha Boshkova.

Lexo më Shumë

Avokati Janaki Mitrovski, një nga themeluesit e shoqatës për kanabis dhe politikat e gjelbra – “Bilka”, në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat tha se lidhur me idenë e dekriminalizimit të kanabisit, ai beson se qytetarët duhet të lejohen të posedojë një sasi të caktuar e cila do të jetë vetëm për përdorim personal. – Advertisment – Ne vlerësojmë se me ligj duhet të përcaktohet një sasi prej 15 deri 30 gramë kanabis të cilën shteti do ta toleronte si sasi për përdorim personal, dhe qytetarët duhet ta dinë se kjo është vetëm kur nuk ka elemente për shitje.…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ishte në banesën e 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rashës, me kërkesën e babait të tij Qazim Rashës. Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit dhuroi përmes një akti fisnik që mallëngjeu jo vetëm studion por gjithë shqiptarët para ekranit, të gjitha paratë që i ishin mbledhur si ndihmë pas vdekjes së të birit për kurimin e vajzës së vogël nga Shkupi, Adisa, që vuan nga skoliozë. Babai i Klodianit i ofroi ndihmë familjes nga Shkupi për shpirtin e Klodianit. “Për shpirtin e atij t’i kalojnë fëmijës të rritet si gjithë të tjerët, Zoti i…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 892 teste të dyshuara për koronvirus dhe prej tyre 489 kanë rezultuar pozitivë, ose 26  për qind e tyre. Po ashtu në 24 orët e fundit 26 pacientë kanë humbur betejën me virusin. Ndërkohë 748 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot në Report TV se vitin tjetër, Bashkia e Tiranës do të jetë e fokusuar në ndërtimin e pallateve të reja për familjet e prekura nga tërmeti. Ai siguroi të gjitha familjet se mbështetja me bonus qiraje do të vijojë gjer në momentin që do të marrin çelësin e banesës së re. “Do të vazhdojmë me rindërtimin, por tani fokusi nuk do jetë më tek shtëpitë individuale, sepse ato janë vendosur në ‘autopilot’; po bëhet lagjja në Ndroq, lagjja në Vaqarr, do fillojë lagjja në Pezë, do fillojë lagjja këtë javë në Zall-Herr, kurse në Baldushk…

Lexo më Shumë

Plagosje me armë zjarri në Dibër. Nga informacionet e para mësohet se i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet P.Z. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 50-vjeçari është plagosur në këmbë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, teksa i plagosur është transportuar në spital.

Lexo më Shumë

Lihet në burg Elona Kalesha, 36-vjecarja e akuzuar për vrasjen e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-partnerit të saj. Çifti u bashkëshortëve u zhduk në mënyrë misterioze 5 vite më parë dhe u gjetën ditët e fundit të copëtuar në katër valixhe në një fushë pranë burgut Solliçiano në Firence. Gjykatësi për hetime paraprake Angelo Antonio Pezzuti pasi vërtetoi arrestimin vendosi lënien në qeli për shkak të rrezikut të arratisjet, por mbi të gjitha mundësinë që ajo të mund të kryente krime të mëtejshme. Provat e mbledhura nga zyra e prokurorit Firenze por edhe të dhënat e shumta…

Lexo më Shumë

553 raste të reja me COVID-19 dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:Janë kryer 2184 testime…

Lexo më Shumë

Kapet pas disa orësh 19-vjeçari Emiljano Sali, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër sot duke terrorizuar banorët e lagjes. Lajmi eshte bere i ditur per BalkanWeb nga gazetarja Lodrena Kodra. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17. Banorët deklaruan se dëgjuan disa të shtëna, dhe me pas policia nisi kerkimet. Ndërkohë që Sali akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër, pas konfliktit që kishte pasur me dy të tjerë.  

Lexo më Shumë