Author: almakos

Fati Xhemaili nga fshati Vishticë i Komunës së Likovës dyshohet të jetë organizatori i grupit i cili ka shitur teste të rrejshme. Deri para pak minutave Xhemaili është ndodhur në bisedë informative në polici, pas çka burime të Alsat bëjnë të ditur se është lënë i lirë deri në një masë tjetër nga organet e ndjekjes penale. Nuk dihet nëse janë ndërmarrë masa kujdesi, por jo zyrtarisht flitet për konfiskimin e pasaportës. – Advertisment – Xhemaili është pronarë i kompanisë “Euro Lines-Fati”, zyra dhe shtëpia e të cilit janë bastisur në kuadër të aksionit policorë. Bastisje mësohet se për momentin…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje det. PD shprehet se qeveria nuk ka bërë transparencë në lidhje me këtë çështje, ndërsa kërkon të bëhet me dije publikisht se çfarë negociatash janë bërë me palën greke, për këtë çështje sensitive për shqiptarët. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë: Partia Demokratike e Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të gjitha zhvillimet lidhur me ecurinë e marrëveshjes së delimitimit të hapësirave detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj lidhur me heshtjen dhe mungesën e transparencës së qeverisë…

Lexo më Shumë

Në Hamallaj të Durrësit janë regjistruar lëkundje tërmeti disa çaste më parë. Lëkundjet janë shënuar rreth orës 18:06 minuta, në fshatin, që është pjesë e Bashkisë së Durrësit. Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.4 i shkallës Righter. Ndërsa, po sot, dy lëkundje të tjera janë shënuar në orët e para të mëngjesit në vendin tonë, raporton IGJEUM. Lëkundjet e para u shënuan në orën 00:17 minuta në qytetin e Bulqizës. Ndërsa, në orën 06:37 minuta të mëngjesit të sotëm ka pasur lëkundje sizmike edhe në fshatin Shullan, Dibër. Këto lëkundje ishin me magnitudë afër 2 e shkallës Righter.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në 11 lokacione dhe ka arrestuar shtatë persona, nën dyshimin se kanë shitur teste të rrejshme për Covid-19, transmeton Alsat. – Advertisment – Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar telefonë, kompjuterë personal, lap top kompjuterë, PCR-teste negative, vula, faksimil të një noteri austriak dhe dokumente tjera. MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi kundër personave në fjalë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shkelur nenin 378 nga Kodi Penal.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1999 testime për koronavirus dhe prej tyre 530 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 pacientë të diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 538 pacientë. – Advertisment – Vendi aktualisht ka 20.278 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 81.425 raste, prej të cilëve 58,720 janë rikuperuar, kurse 2427 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.

Lexo më Shumë

Mjeku kardiolog që ishte pjesë e ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ahmet Kamberi në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës në ‘News24’ ka treguar për herë të parë një episod të asaj se çfarë kishte ndodhur në një takim që kishte pasur me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu. Mjeku Kamberi pohoi se gjatë një takimi, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Diçishti, kishin shkuar për të takuar Shehun, për t’i komunikuar problemet shëndetësore të ish-diktatorit Enver Hoxha, pasi kishte probleme me zemrën. Ai theksoi se pasi i kishin komunikuar se gjendja e…

Lexo më Shumë

Dogana bullgare ka kapur më shumë se 33 kg kanabis me vlerë prej 69,000 euro në një makinë të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, transmeton Alsat. – Advertisment – Sipas BTA, makina “Kia” me targa maqedonase u ndalua në vendkalimin kufitar midis dy vendeve më 23 dhjetor. Doganierët gjatë kontrollit gjetën 76 thasë plastike me marijuhanë që ishin vendosur  nën ndarjen e bagazhit dhe nën dy sediljet e përparme. Shoferi, R.R. (58), po udhëtonte vetëm nga Republika e Maqedonisë së veriut përmes Bullgarisë për në Turqi. Sot, me kërkesë të Prokurorisë së Qarkut – Haskovo, gjykata ka…

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se segmente të politikës shqiptare vazhdojnë që të derdhin llum nacional-folklorik, pa din e pa iman. Rama thekson se nuk është shitur det te Greqia, por vendi fqinj ka shfrytëzuar mundësinë që të ushtrojë të drejtën që i njihet. Po ashtu, Rama deklaron se shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës tha të shtunën se nuk ka ndonjë informatë nga Doganat dhe policia se në veriun e vendit kanë hyrë vaksina kundër COVID-19, të dërguara nga Serbia për vaksinimin e qytetarëve serbë në atë zonë. Mediet lokale serbe në veri të Kosovës shpërndanë video të qytetarëve duke pritur në radhë për t’u vaksinuar, një ditë pasi që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka filluar vaksinimi i qytetarëve në veri të Kosovës me vaksinën e prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech. Qeveria e Kosovës tha se institucionet nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se ne 24 oret e fundit jane testuar pozitive 375 persona, ndersa kane humbur jeten 9 paciente. NJOFTIMI I PLOTË Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:127 raste në Tiranë, 35 në…

Lexo më Shumë

Relacioni i parë për të ashtuquajturin Transport i shpejtë me autobus do të jetë në dispozicion për banorët e Shkupit nga Novo Lisiçe në Gjorçe Petrov,  do të thotë bashkim i Shkupit lindor dhe atij perëndimor. Transporti i ri është planifikuar të drejtohet në korsinë e tretë të bulevardit Arradhat Partizane, e cila do të përdoret ekskluzivisht për transport të shpejtë me autobus. Stacionet e autobusëve do të vendosen në mes të bulevardit dhe Shilegov siguron se nuk do të hiqet shumë gjelbërim. – Advertisment – Dy nga procedurat që ishin parashikuar dhe janë pjesë e këtij koncepti janë përfunduar,…

Lexo më Shumë

Ulet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar sot shtatë raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 270 raste të reja të infektimit me këtë virus. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes. Gjatë 24…

Lexo më Shumë