Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotmë në aksin rrugor Berat-Polican,në vendin e quajtur “Uznovë e madhe”. Dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes, njëri nga mjetet ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës. Ka qënë mjeti tip Furgon,me targa AA 462 AM dhe nje makinë tip ”Hunday” ,me targa AA 259 FT mjetet që janë përplasur. Furgoni është përmbysur në rrugë, ndërkohë që mjeti ”Hunday” ku udhëtonte ushtaraku është shkatërruar totalisht dhe është këputur në mes. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit…
Author: almakos
Qeveria bëri të ditur detajet nga vendimi për shpërndarjen e parave nga koncesioneri TAV të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e Aeroportit Kargo në Shtip. Me 35 milion euro nga projekti i cili në tërësi ka kapur shifrën prej 50 milion eurosh, Qeveria vendosi të investojë në 99 projekte infrastrukturore në 75 komuna. Në Ohër do të riparohet bregu i liqenit, në Kërçovë do të ndërtohet Qendër për qentë endacakë, në Shuto Orizare do të ndërtohet kanalizim atmosferik, në Strugë do të riparohen disa rrugë, në ÇAIR do të riparohet rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve, dhe të tjera. Vendimi…
Një bombë e Luftës së Dytë botërore është gjetur në Tiranë, në ish-fushën e aviacionit. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në ”Facebook”. “Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit. Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt. #KrenariPërFA”, shkruan Xhaçka. https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3522050001164028
Zbardhet dëshmia e shtetasit Nazmi Bandula, në makinën e të cilit një natë më parë shpërtheu një sasi e konsiderueshme e dyshuar si tritol. Bandula ka deklaruar për Policinë e Shkodrës se nuk e kanë idenë se kush e ka vendosur tritolin, për shkak se nuk ka probleme apo konflikte me ndonjë person. “Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetërorë të Tregut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit janë kryer 285 kontrolle në përputhje me Ligjin për Mbrojtje të Popullatës nga SËmundjet Infektive. – Advertisment – Nga kontrollet janë regjistruar katër shkelje të orarit të punës, respektivisht në dy objekte në Saraj, një në Aerodrom dhe një në Gazi Babë. Objektet në fjalë kanë punuar pas orës 18:00 duke e shkelur masën e qeverisë për mbyllje të lokaleve, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, transmeton Alsat. Në objektin në rrugën “Pero Nakov” rreth orës 18:40…
Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën nga koronavirusi. Dr. Sali Baco neuropsikiatër, prej disa ditësh ishte shtruar te Covid 2. Baco u diplomua në vitin 1969, në vitin 1972 deri në vitin ishte 1985 Shef Pavioni. Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion, nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005. Për më vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit.
Lidhur me ankesat se jo të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë punuar me pacientë me Covid-19 kanë marrë ndihmën e premtuar prej 30 mijë denarëve, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha sot tha se autoritetet janë në komunikim me drejtorët e qendrave shëndetësore dhe se së shpejti do të kryhet pagesa për të gjithë, transmeton Alsat. – Advertisment – “Të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë angazhuar direkt ose indirekt në të gjitha Kovid-Qendrat do të marrin ndihmën, ky është vendim dhe MInistria e Shëndetësisë është në komunikim me të gjithë drejtorët nga qendrat dhe insitiucinet shëndetësore”, tha Hoxha. Ndryshe, sipas Ministrisë…
Një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Dimal, Julianaj Memaj, është regjistruar në 25 Nëntor 2020 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Ajo është akuzuar nga shtetasi Petrit Baho,banues në fshatin Poshnje për: shpërdorim detyre,shkatërrim i pronës private,mashtrim dhe falsifikim. Prokuroria e Rrethit Berat,për shkak të moskopetencës e ka përcjellë kallzimin penal në SPAK. Ky kallzim penal,me nr.protokolli 3676 ka kaluar për kompetencë në SPAK në 02.12.2020. Denoncimi është bërë nga 60-vjeçari Petrit Baho, i cili deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër…
Ndërsa e gjithë Europa ka marrë dozat e vaksinës anti-Covid dhe po bën gati planin e shpërndarjes në popullsi, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shkruan se jemi i vetmi vend që kemi mbetur në det të hapur. Me anë të një postimi në ‘’Facebook,’’ Shehu thekson se Evropa feston sot “D-Day”, pasi nis vaksinimin masiv anti-Covid, ndërsa Shqipëria feston “trajsen bosh” të Edi Ramës. Postimi i Shehut: Sot Europa feston “D-Day”- Shqiperia “trajsen bosh” te Rames! E gjithe Europa fillon Vaksinimin Covid, nje nga inisiativat me te medha e te rendesishme prej D-Day te vitit 1944, prandaj e quan te…
Gjatë 24 orëve të fundit (26/27.12.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 659 shkelje për mosmbajtje të maskës për mbrojtje nga Cvoid-19. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga pandemia Covid-19. – Advertisment –
Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje dëbore në zonat malore, por reshje shiu mesatare në zonat e ulëta dhe bregdetare. Këto kushte të motit mbeten gjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit ulen më të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C në 11°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.
Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë mesnatën e kaluar në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se viktima është gjetur në rrugën “Jakov Xoxe”, në kryeqytetit. Nga të dhënat e para, mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ndërkohë, nga verifikimet e policisë dyshohet se 40-vjeçari është vetëvrarë. Njoftimi i policisë: Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.…

