Një bombë e Luftës së Dytë botërore është gjetur në Tiranë, në ish-fushën e aviacionit. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në ”Facebook”.
“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt. #KrenariPërFA”, shkruan Xhaçka.
https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3522050001164028



