Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje dëbore në zonat malore, por reshje shiu mesatare në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Këto kushte të motit mbeten gjatë gjithë ditës.
Temperaturat e ajrit ulen më të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C në 11°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.



