Zbardhet ngjarja e Himarës e ndodhur në datën 21 dhjetor, ku u gjet i plagosur me thikë në rrugë një shtetas me prerje të thella në laring dhe ezofag.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton se burimet nga policia bëjnë me dije se personi në fjalë është vetë-plagosur. Ai është paraqitur rreth orës 13:00 në qendrën shëndetësore, më pas u nis me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Fakti se është vetëplagosur konfirmohet, sepse është gjetur dhe ambalazhi i thikës, pranë vendit ku u gjet.
Gjithashtu është hetuar më tej dhe është marrë në pyetje dhe shitësja e dyqanit, e cila ka zbardhur bisedën me shtetasin në fjalë.
Biseda mes tyre ka qenë e tillë: “I vetëplagosuri i ka kërkuar një thikë për të prerë bukën, shitësja i ka treguar një thikë mesatare dhe e ka pyetur: “a të bën punë kjo”? (Thikë buke) ai i është kthyer “mirë është dhe kjo, më mbaron punë”. Nga blutë e Vlorës konfirmohet se bëhet fjalë për shtetasin Nelo Dokaj 26 vjeç me origjinë nga Trevllazëri i Vlorës dhe banues në Sarandë.
Ky shtetas më herët është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Ai jetonte në Sarandë me të ëmën dhe fakti që ka zgjedhur Qafën e Vishës konfirmon dhe më tej faktin e vetëplagosjes pasi është zona e pafrekuentuar nga qytetarët, të cilët nuk disponojnë një automjet.
Personi në fjalë ka shkuar enkas për t’i dhënë fund jetës. Nga spitali i Vlorës është nisur drejt traumës në orën 19:00 të datës 21 dhjetor dhe momentalisht ndodhet në gjendje kome, por me shenja jete.
Trupi i tij është gjetur në rrugën kryesore, ku nuk ka pasur kamera sigurie, në Qafën e Vishës e cila është maja më e lartë e zonës. Mendohet se deri aty ka shkuar në këmbë ose me automjet rasti.



