Author: almakos

Vendi jonë që nga viti 2012 ka bërë disa reforma në aspektin juridik që përfshijnë edhe dënimet ndaj personave që akuzohen për abuzim seksual ndaj fëmijëve. Profesoresha Vedije Ratkoceri në “Programi 200” theksoi ndryshimet e fundit kanë ashpërsuar dënimet ndaj kësaj kategorie të të akuzuarve, duke nënvizuar se Ligji parashikon dënim deri në 12 vite burg. – Advertisment – Kemi një regjistër të hapur të pedofilëve, kemi një ueb faqe ku janë të regjistruar të gjithë personat që kanë kryer këtë vepër penale, janë dënuar, janë në vuajtje të dënimit, ose edhe 10 vite pasi kanë dalë nga burgu. Krejt…

Lexo më Shumë

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se nëse strategjia e qeverisë shqiptare për të kërkuar vaksina perëndimore do të hasë në ngërçe, atëherë ato lindore do të shihen si alternativa. Tomini thekson se tashmë gjithë bota është në një vorbull farmaceutike, por Shqipëria ka zgjedhur të ecë me strategjinë për të ndjekur vaksinat që miraton SHBA dhe BE. Gjithsesi, pavarësisht kësaj strategjie, Tomini thotë se në rast se nuk përparohet me kontraktimet me kompanitë farmaceutike perëndimore, atëherë alternativa të mundshme do të jenë vaksinat ruse e kineze. “Do të kaloja…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kthyer me ironi një komentuesi në rrjetin social “Facebook”, i cili i ka kujtuar se si disa kalamaj e kanë pritur me thirrjet “Rama ik” gjatë një vizite. Rama thotë se argëtohet kur dëgjon kalamaj që i thërrasin ashtu një “dymetroshi” si puna  e tij. Kryeministri nuk harron të thumbojë PD-në, për të cilën thotë se është katandisur duke gënjyer veten me thirrjet e kalamajve. “Kam degjuar here te tjera kalamaj që thonë “Rama ik” dhe kënaqem kur i dëgjoj se argëtohen me këtë thirrje kundrejt një dymetroshi si puna ime (siç argetohesha…

Lexo më Shumë

Gjyqtarët po aplikojnë gjoba me vlerë deri në 1 milion lekë të vjetra, për çdo avokat që sipas tyre, bëhet shkak për zvarritjen e proceseve gjyqësore. Më të dëmtuarit nga kjo praktikë janë avokatët e shtetit, të cilët paguhen 2 mijë lekë për çdo seancë gjyqësore dhe në këtë mënyrë ata nuk munden të sigurojnë as të ardhura minimale për të mbajtur familjen.Për Kreun e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhiaj, gjobat janë një praktikë abuzive, pasi sipas tij, gjyqtarët injorojnë shkaqet që paraqesin mbrojtësit ligjorë për mos-pjesëmarrjen në gjykim. “Ajo që të vlen si konkluzion i parë kur sheh…

Lexo më Shumë

Një ditë pas vendimit, GJKKO u konfiskon pasuritë 17 të dënuarve të dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit. BalkanWeb mëson se të dënuarve u janë sekuestruar bare, hotele e automjete. Vlera e pasurive shkon në 5 mln €, teksa disa prej tyre janë të personazheve të shquara të grupit të Avdylajve në Shijak, si Altin Avdylaj, Hekuran Hoxha ose ‘Roni i Shijakut’ apo Admir Hoxhës. Në tetor të 2018 u zbulua laboratori i heroinës në Has ku u arrestuan mbi 20 të arrestuar, teksa për 17 prej tyre dënimet u dhanë dje. PERSONAVE QË U KONFISKOHEN…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 viktima dhe 942 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me…

Lexo më Shumë

Tre punonjës policie të Komisariatit të Lushnjes janë pezulluar nga detyra, pasi kanë lejuar komunikimin e 36-vjeçarit Sajmir Meçani, që dhunoi dhe përdhunoi gjyshen e tij 89-vjeçare, me qytetarë dhe gazetarë, pasi ai ka dalë nga gjykata. Drejtori i Policisë së Fierit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkelje të rëndë, pasi kanë lejuar komunikimin e 36-vjeçarit në kundërshtim me procedurat standarde të punës. Njoftimi i policisë: Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 245 raste të reja me koronavirus. Autoritet bëjnë me dije se tre persona të moshave 62, 64 dhe 76 vjeç kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.810 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.429. Njoftimi i plotë: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.615 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre ka ardhur pas finalizimit të operacionit të koduar “Galeria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Burimet zyrtare bëjnë me dije gjithashtu se janë sekuestruar rreth 40 doza me lëndë narkotike kanabis, 10 doza me lëndë narkotike kokainë, 3 armë të ftohta, 2 aparate celulare si dhe një automjet. Njoftimi i plotë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Galeria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihen në pranga 11 shtetas. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 3…

Lexo më Shumë

Propozim ligji me të cili do të mundësohet ndërtimi i Qendrës së re Klinike, mbetet i heshtur në procedurat parlamentare. Deputetët e pushtetit thonë se ndërtimi i Qendrës së re Klinike është prioritet i Qeverisë dhe presin që sa më shpejtë të miratohet Propozim ligji. Edhe nga opozita thonë se vendit i nevojitet kjo qendër e re klinike dhe se duhet të mbështetet Miratimi i Ligjit. Por as nga pushteti e as nga opozita nuk kanë përgjigje për arsyet pse Propozim Ligji ka ngecur në procedurat parlamentare. – Advertisment – Besoj se në periudhë sa më të shpejtë do të…

Lexo më Shumë

Nëse deri para tre javëve në liqen në Strugë janë derdhur vetëm 2 metër kub/ ujë në sekondë, tani rrjedhin 19 metër. Organizata botërore për Mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore (UNESCO), në raportin e saj të fundit ka theksuar se është e nevojshme të kontrollohet niveli i përdorimit të ujit nga liqeni i Ohrit për prodhimin e energjisë elektrike. – Advertisment – Hidrologjia e liqenit ndikohet nga lëshimet e pakontrolluara të ujit të liqenit në lumin e Drinit të Zi dhe ndryshimi i klimës, me periudha të thata të zgjatura pa shira të mëdha, duke ulur nivelin e ujit…

Lexo më Shumë