Tentativa për të grabitur një dyqan iu ka dalë huq 4 adoleshentëve në Has, ndërsa dy prej tyre janë plagosur nga pronari i biznesit. Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të djeshme në Helshan të Hasit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 4 adoleshentët ishin pikasur nga pronari i biznesit, Sadri Shatri, i cili ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy 16-vjeçarë. Policia arrestoi pasditen e djeshme 4 të miturit, të cilët rezultojnë autorë të një vjedhje tjetër si edhe pronarin e dyqanit që u tentua të grabitej
Author: almakos
Gjatë muajit dhjetor (17.12.2021) pak para mesnate në rrugën “Esperanto” në Shkup, policia ka privuar nga liria Sh.L. nga Shkupi i cili është kapur ne vendngjarje duke kryer veprën penale “grabitje”, ndaj F.A. 33 vjeç nga Shkupi. Ai është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. – Advertisment –
Tre automjete janë djegur mesnatën e kaluar teksa ndodheshin të parkuara në garazhin e një pallati në ndërtim në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se ngjarja ndodhi në zonën e Liqenit të Thatë pak pas mesnatës, ndërsa mjetet ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës dhe fillimisht njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë. Policia dhe ekspertët zjarrfikës po hetojnë për shkaqet e zjarrit.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj vazhdimin e seancës së 28 dhe 29. Në seancën e 28 kanë ngelur disa propozim ligje nga fusha e ekonomisë, si propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e procedurës tatimore, propozim ndryshimet e ligjit për kontribute. Në rend dite të kësaj seance janë edhe ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit si dhe një sërë ligjesh të tjera. – Advertisment – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për financim dhe buxhet, dhe për arsim, shkencë dhe sport, si dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Gjatë gjithë ditës së sotme priten reshje mesatare, ndërsa intensive do të jenë në qarqet Shkodër dhe Kukës. Për shkak të reshjeve të shiut niveli i ujit në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna do të jenë në rritje, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet. Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë nga 10-15°C në bregdet; në vendet e ulëta: 8 / 13 °C; ndërsa në vendet malore: 3 / 9 °C. Era pritet të fryjë e…
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e bujshme e disa ditëve më parë, kur Policia greke gjatë një ndalese të një makine ka zbuluar se brenda ishte Alket Rizai, i burgosuri shqiptar ndoshta më i famshëm në Greqi. Me Rizain brenda automjetit ishte dhe një tjetër shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, por që i thërrasin ‘’Taqi shqiptar’’. Ai është akuzuar për disa vrasje, dhe karvani nis që në 1997, por sipas mediave greke ‘’Taqi shqiptar’’ shpesh udhëtonte pa probleme drejt Britanisë së Madhe. Ditët e fundit ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen…
Programi Ekonomik i Partisë Demokratike është bërë temë diskutimi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24. Specialistja e ekonomisë, Suzana Guxholli, tha në studio se ajo që është prezantuar deri më tani, është vetëm një pjesë e programit. Teksa eksperti Fatos Çoçoli u shpreh kritik ndaj programit të PD, duke u ndalur kryesisht te premtimi për rritjen e pensioneve, përfaqësuesi i PD, njëherësh ekspert i ekonomisë, Mateo Spaho, tha se PD parashikon krijimin e 110 mijë vendeve pune në 4 vitet e para të qeverisjes. Pjesë nga diskutimet: Suzana Guxholli: Ne ngremë pikëpyetje se nuk kemi parë pjesët e…
Igor Spasov i dënuari me 14 vite burg për vrasjen e Martin Neshkovskit është arrestuar në Bullgari. Autoritetet bullgare kanë njoftuar MPB-në se Spasov është arrestuar në Sofje, mbi bazën e fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia e Veriut. Nuk dihet kur do të bëhet ekstradimi i tij në vendin tonë. – Advertisment –
1 mijë e 170 dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ nga kontrata me Shqipërinë kanë mbërritur tashmë në Rinas. Nga sa mësohet, nga avioni deri tek ISHP, dozat po transportohen nën masa të rrepta sigurie. Një kolonë automjetesh, disa prej tyre të Policisë shoqërojnë dozat e vaksinës ndaj COVID-19.
Numri një i Qeverisë, Edi Rama u shpreh se hapja dhe mos respektimi i masave anti-covid ka sjellë sërish rritje të shifrave të koronavirusit në vend. Ai apeloi që njerëzit të respektojnë masat e thjeshta të vendosura, duke kritikuar kështu edhe Ermal Mamaqi, të shfaqur në një trajnim me sallën plot, ku njerëzit nuk mbanin maska, e as ruamim distancën. “Nuk janë numra që nuk i prisnim, kjo është një fizarmonike, hapesh dhe sigurisht ekspozohesh më shumë, mbyllesh dhe kufizohesh më shumë, pra ekspozimi është më i vogël, por s’mund të rrijmë mbyllur deri sa të ikë virusi. Strategjia është…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim në Presidencë një përfaqësi të Shoqatës ‘’Antipatrea’’. Meta u njoh me shqetësimet e arkitektit Pavvlo Shkarpa dhe inxhinierit Xhevahir Ngjeqari për dëmtimin e shumë lagjeve karakteristike në Berat si dhe mosmarrjes në konsideratë nga qeveria e pushteti vendor të sistemimit të lumit Osum. Presidenti shkruan se i ka mbajtur shënim të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet, teksa i dha garancinë jo vetëm Shoqatës, por edhe komunitetit të Beratit se do jetë gjithmonë në krah të tyre. Ai shton se do të bëjë çdo përpjekje që Beratit, t’i jepet më…
Xh.D. tentoi tre herë për t’u larguar nga Shqipëria. Herën e parë si turiste. Herën e dytë me dokumenta italiane. Të tretën e bindur se do t’ia dilte mbanë, si shtetase angleze. Të treja herët dështoi, por së fundmi ajo është marrë edhe nën përgjegjësi penale. Është 24 vjeçe dhe tregon në polici se nuk kishte asnjë mundësi për punësim. Dhe se synimi i saj ishte Anglia, jo vetëm për shkaqe ekonomike por sepse synonte të ndiqte studimet e larta në Britaninë e Madhe. Për këtë arsye vajza nga Burreli, pasi ka marrë bekimin e prindërve, ka kontaktuar me një bashkëqytetar, i cili…

