Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Gjatë gjithë ditës së sotme priten reshje mesatare, ndërsa intensive do të jenë në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Për shkak të reshjeve të shiut niveli i ujit në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna do të jenë në rritje, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet. Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë nga 10-15°C në bregdet; në vendet e ulëta: 8 / 13 °C; ndërsa në vendet malore: 3 / 9 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.



