Tentativa për të grabitur një dyqan iu ka dalë huq 4 adoleshentëve në Has, ndërsa dy prej tyre janë plagosur nga pronari i biznesit. Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të djeshme në Helshan të Hasit.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 4 adoleshentët ishin pikasur nga pronari i biznesit, Sadri Shatri, i cili ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy 16-vjeçarë.



