“Nuk heqim dorë nga grumbullimi i firmave për Ligjin për regjistrimin e popullsisë”, këtë e deklaroi sot kreu i opozitës, Hristijan Mickoski pas takimit që realizoi me zejtarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. – Advertisment – “Kemi shqyrtuar iniciativën për grumbullimin e firmave, ajo fillon me grumbullimin e 100 nënshkrimeve në njësitë rajonale të KSHZ-së, pasi të grumbullohen 100 nënshkrime, më pas dorëzohen deri tek kryetari i Kuvendit, i cili më pas deri te komisioni amë, Komisioni Juridiko Ligjvënës e dërgon atë iniciativë dhe pasi të konstatohet kompletimi i 100 firmave të para, atëherë njoftohet kreu i Kuvendit i…
Author: almakos
Policia e Tetovës ka filluar hetimin për drogën e gjetur në oborrin e burgut të Tetovës. Drogën e ka gjetur një i punësuar i burgut, i cili rastin e ka paraqitur në organet kompetente. – Advertisment – “Dje (01-shkurt) rreth orës 18:30, një punonjës i IKP “Burgu i Tetovës” në SPB Tetovë ka raportuar se në oborrin e këtij institucioni është gjet një qese najlloni me marijuanë. E njëjta është marrë për ekspertizë dhe po merren masa për pastrimin e plotë të çështjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Policia e Londrës ka arrestuar dje shtetasin shqiptar Taulant Stoica, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Stoica akuzohet se ka trafikur sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisië dhe shteteve të tjera europiane, shkruajnë mediat britanike. I riu nga Shqipëria u arrestua, për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar për të nga autoritetet italiane, vend ku ai akuzohet se trafikoi drogë. Ai akuzohet se ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, së bashku me 38 persona të tjerë. Grupi kriminal trafikonte drogë të klasit A, vlera e së cilës në treg ishte e madhe. Pavarësisht pretendimeve…
Sot (02.02.2021) në orët e hershme të mëngjesit (04:15) policia ka privuar nga liria shtetasin e Kosovës A.M.41 vjeç, i cili është kapur në flagrancë derisa ka tentuar që të kryente vjedhje në një bankomat në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë. Në afërsi të vendngjarjes është gjetur një makinë “Golf” me targa të Kosovës . Ndërkohë lidhur me rastin në vendkalimin kufitar të Jazhincës është ndaluar 39 vjeçari B.H. gjithashtu nga Kosova dhe do të dërgohet në SPB-Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët padi adekuate. – Advertisment –
Dje (01-shkurt) rreth orës 14:35, në rrugën ,,Ivo Lola Ribar“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 46-vjeçarin T.B. nga Tetova i cili ka treguar në sjellje agresive ndaj pjesëtarëve të policisë të cilët kanë qenë duke kryer detyrimet zyrtare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi të dokumentohet rastin, do të përgatitet parashtresë adekuate. – Advertisment –
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj (1 shkurt 2021), konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Kështu deklaron Ministria e Financave dhe Ekonomisë teksa thekson se S&P parashikon që në vitin 2021 ekonomia do të rritet me rreth 4.5%, me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër të fortë të infektimeve, e cila mund të çonte në një mbyllje tjetër të fortë, si dhe vlerëson që Pandemia COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, bënë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohej…
Igor Spasov u arrestua në Bullgari pas raportimeve për dhunë në familje, raportojnë mediumet bullgare. Gjatë kontrolleve të policisë është konstatua se ai po kërkohej nga Interpoli, transmeton Alsat. Igor Spasov kishte hyrë në Bullgari përmes Turqisë. Ministria e Punëve të Brendshme në Bullgari ka konfirmuar rastin pa dashur të jep detaje në lidhje me rastin. – Advertisment – Ish polici maqedonas, Igor Spasov është i dënuar për vrasjen e Martin Neshkoskit, i cili kërkohej me fletë arrest ndërkombëtarë. Ai u arrestua në orët e pasdites në lagjen Mlladost në Sofja. Spasov është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen…
Një ngjarje raportohet të ketë ndodhu në Yzberisht. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se një 45-vjeçar akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e nipit të tij. Ka qenë pikërisht 5-vjeçari ai që i ka treguar prindërve të tij për veprimet e 45-vjeçarit. Këta të fundit të shokuar, kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Sot diku rreth orës 02:45minuta në rrugën “Branisllav Nushiq” në Shkup policia ka privuar nga liria 29 vjeçarin nga Shkupi me iniciale V.G. për shkak se është kërkuar me fletarrestim për vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej 3 vjetëve. V.G. menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit. – Advertisment –
Babai i katër fëmijëve mbeti i vrarë në një atentat mafioz në hyrje të qytetit të Fierit në vendin e njohur si “Rotondo e Sheqit” ndërsa autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar.Ngjarja ndodhi në orën 10:30 të paradites, ndërsa trupi i pajetë i Shkëlzen Kastratit qëndroi brenda automjetit tip “Mercedes Benz” për më tepër se një orë. Policia ka shoqeruar mbi 20 persona dëshmintare okulare si dhe familjare dhe pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. E ndërsa blutë e Fierit zbarkuan në vendin e ngjarjes, pak kilometra larg tij, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltëzës”,…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 43-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. – Advertisment – Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria sot do ta shqyrtojë Propozim-strategjinë për prodhimin e duhanit për periudhën 2021-2027, me Plan Veprimi. Në mbledhjen e sotme do të vendoset për shqyrtim dhe miratim Programi për punë për vitin 2021 i Agjencisë së Energjetikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mbledhjen e sotme para ministrave…
Ka nisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo janë të parët. Ndërkohë para nisjes së procedurës, Rama është pyetur nga infermieret nëse ka pasur ndonjë shqetësim apo efekt negativ nga vaksina e parë dhe është përgjigjur ‘zero’. “#ShqipëriaBuzëqesh Stadiumi Air Albania – Cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë Nis edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja, ndërkohë që në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra…

