Babai i katër fëmijëve mbeti i vrarë në një atentat mafioz në hyrje të qytetit të Fierit në vendin e njohur si “Rotondo e Sheqit” ndërsa autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar.Ngjarja ndodhi në orën 10:30 të paradites, ndërsa trupi i pajetë i Shkëlzen Kastratit qëndroi brenda automjetit tip “Mercedes Benz” për më tepër se një orë. Policia ka shoqeruar mbi 20 persona dëshmintare okulare si dhe familjare dhe pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.
E ndërsa blutë e Fierit zbarkuan në vendin e ngjarjes, pak kilometra larg tij, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltëzës”, në by-pass-in Fier- Levan, u gjet e djegur një makinë tip “Range Rover” me targa greke, e përdorur nga autori i ngjarjes, brenda së cilës edhe një arme zjarri tip “Scorpion” me silenciator, që mendohet se u përdor për ekzekutimin e 42-vjeçarit.
Pak ekzaminimit të trupit të Kastratit, rezultuan se goditjet kanë qenë në pjesën e krahut, ndërsa një plumb e ka goditur në kokë.Pas ngjarjes, janë shoqëruar në Policinë e Fierit dhe janë marrë pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kanë treguar çfarë kanë parë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në këtë zonë, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Edhe pse ende nuk ka një pistë te saktë, mendohet që hasmëria dhe konfliktet e vjetra mund të kenë çuar në ekzekutimin e 42-vjeçarit, vetëm pak metra larg biznesit të tij dhe në një rrugë që e frekuentonte pothuajse përditë.



