Numri një i Qeverisë, Edi Rama u shpreh se hapja dhe mos respektimi i masave anti-covid ka sjellë sërish rritje të shifrave të koronavirusit në vend.
Ai apeloi që njerëzit të respektojnë masat e thjeshta të vendosura, duke kritikuar kështu edhe Ermal Mamaqi, të shfaqur në një trajnim me sallën plot, ku njerëzit nuk mbanin maska, e as ruamim distancën.
“Nuk janë numra që nuk i prisnim, kjo është një fizarmonike, hapesh dhe sigurisht ekspozohesh më shumë, mbyllesh dhe kufizohesh më shumë, pra ekspozimi është më i vogël, por s’mund të rrijmë mbyllur deri sa të ikë virusi. Strategjia është të ecim me kujdes, njerëzit të bëjnë atë dreq detyre të zbatimit të masave të thjeshta.
Dikush thoshte pse e mban maskën apo nuk beson tek vaksina që bëre, apo ishte ujë fiziologjik, kemi nevojë ta shkarkojmë nga kokat e ca analistëve që kanë një përmbajtje uji mbi normën. Unë e kam bërë vaksinën do ju jap evidencën e antitrupave.
Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin, por nuk mundet të japë këtë shembull që iu dha shqiptarëve. E përmenda se e kam mik, mori gjobën siç e meritonte dhe nuk po përmend të tjerë. Këto janë të pafalshme, nëse do kemi shtrëngim masash, do kemi në radhë të parë shtrëngim të këtyre masave”,- tha Rama.


