Author: almakos

Një histori e pazakontë është rrëfyer nga një 42-vjeçar nga Tirana në emisionin “Jeta pa filtër” në News24. Përballë psikologes Ervisa Lula, e cila është njëkohësisht dhe autore e programit babai i 2 fëmijëve tregon si e zbuloi të vërtetën se e shoqja kishte një tjetër lidhje: “Vija re që telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte më djalit, filloi ta mbante me dridhje, në periudhën e pandemisë ra shumë në sy, më çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh. I përlotur ai përshkruan dhe momentin më të vështirë atë të përballjes me të vërtetën në derën e…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase e bën përgjegjës Dimitrovin për dështimin e fillimit të negociatave me BE-në. Aleksandër Nikollovski nga VMRO DPMNE tha se pakti i vitit 2017 mes Shkupit e Sofjes, arkitekt i së cilës ishte Dimitrovi, nuk e obligon Sofjen ta mbështesë euro-integrimin e vendit dhe si pasojë vendi tani ndodhet para zgjedhjes së vështirë: të mos hapërojë drejt euro-integrimit ose populli maqedonas të pranojë diçka që nuk është. – Advertisment – “Duhet të jeni amator politik ose të keni agjendë tjetër të nënshkruani marrëveshje me shtet fqinj që jua konteston themelet e shtetit dhe përskaj kësaj të mos keni kurrfarë…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se ka pasur një takim të frytshëm me Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, mbi stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”. Kreu i Shtetit thekson se kjo stërvitje përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate. Mesazhi i Metës: Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, për të diskutuar së bashku lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave dhe ajo e Mjedisit në “kërkim të parave”. Qeveria i ka angazhuar të kërkojnë hua nga organizatat ndërkombëtare financiare për të ndërtuar sisteme për menaxhimin e mbeturinave. Por, plani fillestar për numrin e deponive rajonale është ndryshuar. Në vend se pesë të premtuara, do të ndërtohen tri. Ministria e ekologjisë për Alsat është shprehur se në vend të dy deponive në rajonin juglindor dhe Vardar, një do të ndërtohet në rajonin e Pellagonisë dhe një në rajonin Jugperëndimor kurse deponia e tretë do të ndërtohet në Pollog. Këto qendra moderne rajonale të menaxhimit të mbetjeve do të…

Lexo më Shumë

Është zbardhur mbledhja në Presidencë mes ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, dhe krerëve të politikës shqiptare, Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar. Mbledhja e Sigurisë Kombëtare është thirrur nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ku janë diskutuar “masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021”. Mes të tjerash, Presidenti Meta theksoi rëndësinë dhe impaktin e madh, që kjo stërvitje, do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3849 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1007 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51…

Lexo më Shumë

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes raportit ditor ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 341 raste pozitive. IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç). Numri total i rasteve…

Lexo më Shumë

Majlinda Sula në dëshminë e saj dhënë për organin e akuzës, ka bërë me dije se vëllai i saj, Saimir Sula ndërroi jetë në 9 maj të vitit të kaluar në Spanjë, ndërsa kishte shkuar atje për një test covid-i. Ajo tha se tamponi kishte dalë negativ por spitali nuk kishte pranuar që ta nxirrte. Majlinda pohon në dosje se në datën 9 maj kishte marrë një telefonatë nga mjekja, i cili i kishte kërkuar që ajo të paraqitej në spital, ndërsa aty i thanë se vëllait të saj i kishte pushuar zemra. Sipas saj, vëllait i ishte bërë 2…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski paralajmëron shumicë të re parlamentare. I pari i VMRO-DPMNE-së paralajmëron edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale në tetor të këtij viti. – Advertisment – “Ose do të ketë konsensus dhe do të pranohet ajo që kërkon opozita, ose do të ndodh në shtet të kemi situata të tilla pa kuorum. Nëse jo atëherë vihet në lojë mundësia tjetër ajo e shumicës së re parlamentare. Keni durim. Ju lutem keni durim. Shpresoj se shumë shpejtë do të befasoheni, për të mirë ose për të keq”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.  Opozita…

Lexo më Shumë

Në 27 janar të këtij viti denoncimi i një të miture në policinë e Vorës se kishte qenë e abuzuar seksualisht nga një vajzë 25-vjeçare shokoi opinionin publik. E mitura në gjendje tejet të rënduar psikologjike nga ngjarja e rëndë që mendohet të ketë ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në një banesë në “Rrugën e Elbasanit” dha para uniformave blu të dhëna konkrete për të dyshuarën. Menjëherë u organizua puna dhe vetëm një ditë më vonë policia vuri në pranga 25-vjeçaren e dyshuar. Pas sorollatjesh në komisariate të ndryshme për orë të tëra 25-vjeçarja  u ballafaqua me akuzat…

Lexo më Shumë

Shtetasit e Maqedonisë kanë interes të madh për vaksinim në Serbi dhe deri tani rreth 70 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë edhe shtetësi të Serbisë janë vaksinuar me vaksinën kinezë “Sinofarm” në punktin në Vranje, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi. – Advertisment – “Meqenëse nuk mund të pranoja vaksinën në Shkup, vaksina nuk ka arrit në Maqedoni dhe meqenëse kam shtetësi edhe të Serbisë, parashtrova kërkesë në Drejtorinë për pranimin e vaksinave. Ata pranuan kërkesën time dhe më dërguan datën për pranimin e vaksinës”, deklaroi për RTS Zoran Simonovski nga Shkupi.

Lexo më Shumë