Author: almakos

Gjenden të tjera gjurmë që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Ky i fundit u vra në një atentat në 1 shkurt në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në Thumanë të Fushë-Krujës policia ka gjetur dhe sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e 42-vjeçarit. Bezat tha për ‘BW’ se brenda automjetit janë gjetur gjurmë biologjike, të cilat janë dërguar në laborator dhe nga analizimi i tyre policia shpreson të gjejë emrat e vrasësve. Ky mjet dyshohet se i ka transportuar atentatorët…

Lexo më Shumë

Varianti britanik i virusit korona në vendin tonë ka qenë i pranishëm që nga muaji dhjetor. Kjo është dokumentuar edhe me rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik, ku vënë në dukje se gjatë 2 muajve të kaluar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular të tyre janë bërë sekuencionimi i 48 mostrave pozitive të përzgjedhura të Sars-Cov-2, prej të cilave në 5 raste janë gjetur gjenome të mutacionit virusal me origjinë nga Britania e Madhe. – Advertisment – Instituti i Shëndetit PublikShkup 14Kavadar 11Ohër 6Prilep 5Koçan 3Nga 2 në Kumanovë, Shtip, Veles dhe GostivarDibër 1 Sipas ISHP-së 4 pacientë nga…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 318 raste të reja me koronavirus, nga 2.303 testime të kryera. Ndërsa bëhet me dije se, 5 persona kanë humbur betejën me Covid-19. Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes. Njoftimi i IKSHPK-së: 214 TË SHËRUAR DHE 318 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej…

Lexo më Shumë

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e mërkurë kanë rezultuar pozitivë 18 persona, 15 nga testimet e shpejta dhe 3 nga përgjigjet e ardhura nga Instituti. Kjo ka detyruar NJVKSH në Sarandë që të bëjë mbylljen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pas konfirmimit të 6 punonjësve pozitivë me koronavirus, ndërsa 3 të tjerë janë të karantinuar. Qytetarët nuk do të lejohen të hyjnë brenda në mjedise, ndërsa do t’u shërbehet nga hyrja kryesore. Gjithashtu, për shkak të numrit në rritje të nxënësve të konfirmuar pozitivë, ku raportohet për 10 nxënës të infektuar, u vendos mbyllja për dy…

Lexo më Shumë

Riaktualizohen dallimet e skajshme mes Shkupit e Sofjes rreth përkatësisë etnikë të Goce Dellçevit, teksa dy vendet kujtojnë 149 vjetorin e lindjes së tij. Kryeministri, Zaev tha se nuk mund të mohohet fakti për kontributin historik të Dellçevit në formimin e shtetit maqedonas. – Advertisment – Si inspirues dhe shtytës i organizatës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev gjithmonë bënte thirrje për unitet në sfidat politike para të cilave është vënë shteti. Idealet dhe angazhimet e tij janë obligimi ynë i përbashkët, të vazhdojmë të ndërtojmë shtet me progres në demokraci e ekonomi, që sot është anëtar i NATO-s dhe vend që…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e shtetases italiane Carlotta, e cila pretendoi se u qëllua 5 herë me thikë nga bashkëjetuesi Kastriot Dema, pas një konflikti fizik mes tyre. Ajo pohoi se marrëdhënia e tyre kishte kohë që nuk ishte më siç kishte qenë dikur, madje rrëfeu se dhuna ndaj saj nuk është për herë të parë, pasi bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar dhe herë tjetër dhe ishte prej disa muajsh e pajisur me urdhër mbrojtje. Por nga ana tjetër e pranishme në studio në një lidhje “Skype” ishte dhe tezja e Kastriotit,…

Lexo më Shumë

Dështoi interpelanca ndaj zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. 53 vota të deputetëve të opozitës nuk mjaftuan që ta shkarkonin nga detyra Dimitrovin, të cilin e mbrojtën 55 deputetë të shumicës parlamentare. Interpelanca e opozitës bazohej në dështimin e çeljes së negociatave me BE-në, por në debatin e djeshëm 12 orësh ndaj Dimitrovit u adresuan edhe kritika personale. Anëtarësimi në NATO nuk është meritë e asnjë individi, por i ishte premtuar Maqedonisë që nga viti 2008. Edhe atëherë mund të bëheshim anëtare në NATO, të gjithë e dimë cili ishte kushti dhe pse nuk arrihej marrëveshje. Ka pasur shumë kryeministra…

Lexo më Shumë

Policia ka identifikuar një prej autorëve të vrasjes së bujshme më 29 dhjetor të 2018 në Bradashesh të Elbasanit.Është shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasi 35-vjeçar M. Q., 35 vjeç.Në atentatin e vitit 2018 në Bradashesh mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Duranay. NJOFTIMI NGA POLICIA Elbasan Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për përgjimet e publikuara pak ditë më parë nga Antimafia Italiane, ku rezultonin të përfshirë edhe eksponentë të lartë në Shqipëri. SPAK ka zhvilluar sot një takim koordinativ zyrtarët më të lartë të Antimafias Italiane, prej ku u vendos që “do të hetohet deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicje për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave…

Lexo më Shumë

Mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren për periudhën aktuale do të vazhdojnë deri të dielën, pas çka priten periudha me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, transmeton Alsat. – Advertisment – Sipas njoftimit nga DPHM, gjatë orëve të mëngjesit nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe reve të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugu. Nesër dhe pasnesër temperatura ditore do të arrijë deri në 20 gradë Celsius, të dielën 19 gradë, ndërsa gjatë javës tjetër pritet të kemi mot të kryesisht të ngrohtë me temperatura deri në…

Lexo më Shumë

Profesionistë shëndetësorë në Kosovë kanë ngritur shqetësimin se personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, po riinfektohen. Ata thanë se tashmë kanë hospitalizuar për herë të dytë edhe mjekë, të cilët aktualisht janë në trajtim. Infektologu Ilir Tolaj tha se se riinfeksioni me COVID-19, si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Ai shtoi se studimet po tregojnë që imuniteti kundër COVID-19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite. Rukije Mehmeti, pulmologe i tha televizionit publik se vetëm në klinikën pulmologjike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, aktualisht janë dy mjekë, të cilët janë…

Lexo më Shumë

Fieri po njeh sërish numër të lartë infektimesh nga COVID-19. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se shifrat e fundit nga ISHP-ja tregojnë se numri i të infektuarve ka shkuar në 2607. Ku ndërkohë vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 76 raste të reja në Fier dhe 5 në Patos. Virusi në këtë zonë ka prekur më së shumti pensionistët, por pozitiv ka rezultuar dhe një foshnje e cila ka ardhur në jetën qershorin e shkuar. Fatmirësisht rezultatet e tamponit rezultuan negativë për 4 fëmijë të tjerë. Të infektuarit: 54 te papune e pensionistë 1 fëmijë 1 vjeç 2 efektivë…

Lexo më Shumë