Author: almakos

Rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri ka sjellë edhe një ngarkesë të menjëhershme të spitaleve COVID, ku po trajtohen pacientët e infektuar me virusi. Gazetari Erion Skëndaj raporton se prej 4 ditësh, për shkak të rëndimit të situatës tek spitali ‘’Shefqet Ndroqi’’, urgjencat e Tiranës referohen tek Infektivi. Brenda një sasie të shkurtër kohore, janë shtuarshtrimet, pasi më 15 janar ‘’Shefqet Ndroqi’’ kishte 90 të shtruar, kurse sot 200. Ndërkohë në të 4 spitale COVID ka sot mbi 420 të shtruar.

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli. Mediet italiane shkruajnë sot se nga hetimet e autoriteteve fqinje janë zbuluar tre elementë të rëndësishëm lidhur me zhdukjen e biznesmenit. Së pari, partnerja e tij shqiptare, me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë. Elementi i dytë i referohet ADN-së dhe mosrespektimit të afateve në lidhje me dërgimin e tyre në Itali. Siç shkruajnë mediet fqinje, mostrat e ADN-së së Pecorellit nuk kanë arritur ende për…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (04.02.2021) në Manastir policia ka privuar nga liria 24 vjeçaren M.Z. gjithashtu nga Manastiri. Pas një urdhri paraprak gjyqësor dhe gjatë bastisjes në një shtëpi dhe objekte tjera ndihmëse është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, derisa nga babai i saj T.Z. 48 vjeç nga Manastiri gjatë bastisjes i janë konfiskuar 48 copë municion për pushkë gjahu. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritët padi adekuate. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Nga 13 marsi 2020-të kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në vend janë infektuar me këtë virus 61 mijë e 404 persona, ndërsa janë shëruar 53 mijë e 231. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç),…

Lexo më Shumë

Policia e Korçës arrestoi 7 persona, mes të cilëve organizatori i grupit, pasi akuzohen se për trafik të lëndëve narkotike dhe shpërndarjes së drogave të forta në Korçë. Të arrestuarit janë shtetasit Ahmetion Myslimi, Mariglen Arapi, Mario Tanellari, Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri, Niko Janko, Mikail Mejdi, si dhe pesë shtetas të tjerë të grupit të arrestuar më herët nga policia Redin Naçi, Ismail Matja, Artur Bezo, Aleks Qiqi dhe Sergi Xhaferi. Njoftimi i policisë: Operacioni, në vijim të dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë “Lapidari” dhe “Pusteci”, pas një hetimi disa mujor, zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka gjobitur gjithsejtë 214 vozitës dhe atë: 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 18 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Policia ka gjobitur edhe 8 vozitës që kanë kaluar në të kuqe në semaforë, 22 të tjerë për tejkalim të shpejtësisë, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 73 për parkim të parregullt. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Për herë të parë pas 10 vitesh në ekran, ish-Kryeministri Fatos Nano ka folur në emisionin Opinion përballë gazetarit Blendi Fevziu në një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën. Kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit dhe Shqipëria është ende në tranzicion. Pikërisht këtë periudhë, Nano e krahason me periudhën e adoleshencës, dhe thotë se tashmë është momenti që Shqipëria ta kalojë këtë adoleshencë të kapitalizmit. Blendi Fevziu: Kur e sheh nga distanca e sotme, si ju duket ky 30-vjeçar? Fatos Nano: Po të flasim nga logjika e një brezi, ju studentët dhe ne pedagogët, besoj se mund ta quajmë…

Lexo më Shumë

Fatos Nano ka treguar se në kur ishte në vitin e dytë të gjimnazit, është përjashtuar nga shkolla së bashku me një shok tjetër. Ndonëse për një arsye krejt banale, ai është dërguar për punë detyruese në uzinën “Partizani”, duke pohuar se veprime të tilla krijonin pakënaqësitë e para ndaj sistemit. Pjesë nga intervista në “Opinion” Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë. Fevziu: Çfarë bëre? Nano: Po bënim orën e fiskulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullatës është kurdisur me rezultate të cilat do e mbulonin shpërnguljen e shqiptarëve nga vendi për shkak të politikave të dëmshme të BDI-së, tha në emisionin e sotëm “ Rruga drejtë” në Alsat M, deputeti i VMRO-së opozitare, Brane Petrushevski. Sipas tij, – Advertisment – Nëse realizohet regjistrim real i asaj që e kemi si popullatë në Maqedoni dhe popullatës që është larguar në shtetet e Evropës perëndimore, do arrini në përfundimin se BDI si parti politike e cila 20 vjet është pjesë e pushtetit, absolutisht nuk është kujdesur për interesat e shqiptarëve. Ja, le të shohim cilat…

Lexo më Shumë

Një vaksinë kundër COVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se ekziston mundësia që të infektoheni dhe të rezultoni pozitiv për virusin. Kongresmeni demokrat, Stephen Lynch rezultoi pozitiv pasi mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer/BioNTech. Trajneri i basketbollit i Hall of Fame, Rick Pitino, i cili stërvit ekipin e Iona College të New York, gjithashtu rezultoi pozitiv pasi mori dozën e parë të vaksinës. Ata mund të kenë rezultuar pozitiv për disa arsye, raporton abcnews.al. Ka një hapësirë kohore mes vaksinimit dhe mbrojtjes Duhen disa ditë deri në disa javë që vaksina…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar me një mesazh në “Facebook” masakrën e 4 shkurtit 1994, duke e quajtur një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera veçanërisht ndaj popullsisë civile.Meta shkruan se antifashizmi dhe vlerat patriotike të Luftës, qëndrojnë në themel të lirisë, demokracisë, kontributit tonë në NATO dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.“Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë është gdhendur në memorien historike të kombit, si një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera veçanërisht ndaj popullsisë civile, nga pushtuesit nazistë dhe shërbëtorët e tyre kuislingë. Në 77-vjetorin e kësaj date kujtese dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit, Evis Kushi në interpelancë sot në platformën e bashkëqeverisjes kërkuar nga maturantë përfaqësues të “Parlamentit të Nxënësve” në lidhje me rregullat dhe ndryshimet në Maturën Shtetërore 2021, deklaroi se provimet e maturës do të korrigjohen me 30 qershor. Sipas Kushit, më 15 korrik do të jetë data finale e marrjes se diplomës”. Kushi tha se “Komiteti i Maturës Shtetërore në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, prej disa muajsh ka bërë një punë intensive për të hartuar rregulloren, e cila tashmë është e publikuar online në faqen zyrtare të Ministrisë”. “Matura shtetërore tashmë prej 15 vitesh është…

Lexo më Shumë