Ngjarja e ndodhur në Fier më 1 shkurt, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Shkëlzen Kastrati, vazhdon të mbajë në peshë policinë dhe prokurorinë e Fierit. Burime të sigurta deklarojnë se janë shoqëruar 7 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen e gjetjen e autorëve, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim, për të dhënë dëshmitë e tyre. Një prej dy personave të shpallur në kërkim mësohet se është edhe pronari i “Audi”-t që u gjet në Kamëz, me të cilin mendohet se janë larguar autorët. Po të njëjtat burime kanë saktësuar se për ngjarjen kanë dëshmuar edhe dëshmitarë…
Author: almakos
Lirohet nga burgu në Dubai Plaurent Dervishaj, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, ky i fundit një prej ish-drejtuesve të Bandës së Durrësit. Ai cilësohet një nga personat kryesorë që organizoi vrasjen e Klodian Saliut dhe e ekzekutoi atë së bashku me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Luftar Reçin dhe me Indrit Taullain. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se autoritetet e Dubait kanë liruar nga burgu Plaurent Dervishaj dhe sipas SPAK shkak është bërë vonesa e dërgimit të kërkesës nga Ministria e Drejtësisë shqiptare, edhe pse kjo e fundit deklaron se…
Ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp bëri të ditur planin e vaksinimit. Ai tha se vaksinimi do të kryhet në tre faza. Në fazën e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë me rrezik të lartë dhe personat mbi 70 vjeç; në fazën e dytë punonjësit shëndetësorë me rrezik të moderuar, punonjësit në institucionet vitale, personat mbi 65 vjeç e më të rinj nëse kanë sëmundje shoqëruese dhe në fazën e tretë të gjithë të tjerët që duan të vaksinohen. – Advertisment – Qytetarët në rrezik duhet të vaksinohen në një numër të madh, në mënyrë…
Policia e Lezhës ka arrestuar gjashtë persona gjatë 24 orëve të fundit, të akuzuar për krime të ndryshme. Katër prej tyre janë arrestuar një ditë më parë, ndërsa policia thekson se vuri në pranga edhe një person, i cili mbante armë zjarri, ndërkohë që një tjetër u kap pasi nuk iu bind urdhrit të policisë. Njoftimi i plotë: Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh. Njëri prej tyre qarkullonte me armë zjarri në mjet. Strukturat e DVP Lezhë,…
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë 34-vjeçare. Në pranga përfundoi shtetasi A.B.,61 vjeç. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin: A.B., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 34 – vjeçaren. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Një 29 vjeçar është vënë nën prangat e policisë për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të drogave të forta. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga përfundoi 29-vjeçari me inicialet Sh.H., i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volkswagen”. Njoftimi i policisë Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së…
Moti në vend do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e mëngjesit nëpër fushëgropat e vendit do të ketë paraqitje mjegulle. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht erë jugperëndimore. – Advertisment – Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 14 deri në 22 gradë Celsius. Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, në orët e mëngjesit me kushte për mjegull në disa pjesë të fushëgropave. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1 gradë…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 të Durrësit, ku një 50 vjeçar, ende i paidentifikuar është gjendur i mbytur në breg të detit. Policia njofton se nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.moo
Tre persona kanë tentuar mbrëmjen e sotme të vjedhin një banesë në fshatin Karpen të Kavajës. Banesa mësohet se është në pronësi të B. G., 70 vjeç. Grabitësit janë pikasur nga familjarët, të cilët kanë bërë rezistencë. Nga përplasja ka mbetur i lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me shërbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Në Dorset është zbuluar fabrika më e madhe e kanabisit ndonjëherë, ndwrsa ishin mbjellë më shumë se 2000 bimë të kanabisit, në një zonë industriale. Rendimenti në fabrikën industriale kishte një vlerë nga 2.3 milion deri në 7.1 milion £. Policia ndërhyri, pasi një person raportoi, duke menduar se po ndodhte një vjedhje në zonën ku ishte fabrika e kanabisit, pasi një kamion hyri aty. Kur shkuan në fermë, policët gjetën sasinë e drogës të mbjellë. Pasi kapën autorët, policia në gjykatë ka dëshmuar se puna në fabrikën e kanabisit ishte e organizuar në një mënyrë profesionale. Leonard Bruçi dhe…
Aktivitja e shoqërisë civile, Sevim Arbana, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj, që në gjykim të jetë personalisht Kryeministri Rama, ne rolin e paditësit. “Në gjyqin tim me K/M Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit tim Av Dorian Matlija , që në gjykim të jetë personalisht Kryeministri Rama, ne rolin e paditesit Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me Kryeministrin. #drejtesiaqeduam #kryeministriqesduam” Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka paditur për shpifje aktivisten e të Drejtave të Njeriut,…
Qeveria e vendosur që të dielën ta shpallë ditë jo pune. Nga ekzekutivi njoftojnë se në seancën e sotme të këshillit soci-oekonomik është shqyrtuar drafti i ligjit “e diela është ditë për pushimin javor”. Sipas këtij drafti është paraparë që disa subjekte juridike të punojnë por vetëm në veprimtari të caktuara edhe atë vetëm ata punëdhënës të cilët do të mund të dëshmojnë se proceset prodhuese nuk mund të ndërpriten. Parashihen edhe gjoba për ata që shkelin ligjin. – Advertisment –

