Author: almakos

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e sotme në qytetin e Vlorës, në lidhje me viktimën e atentatit të rëndë që ndodhi pranë Bibliotekës. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “News 24” se një automjet është gjetur i djegur pak kohë pas atentatit. Deri më tani ende nuk janë identifikuar atentatorët, ndërsa raportohet të jenë dy persona. Atentatorët kanë qenë me kapele dhe me maskë të Covid. Në vendngjarje ka shumë kamera, por maskat bëjnë të pamundur shpesh identifikimin e autorëve. Mësohet se Qarri ka qenë i dënuar më parë për trafik droge në Itali.

Lexo më Shumë

Ndërron jetë në spital 40-vjeçari që u qëllua mbrëmjen e sotme në Vlorë. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Njoftimi i policisë: Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 1130 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 727 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 404 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën me koronavirus 8 pacientë, ndërsa janë shëruar 101 të tjerë. Deri më tani në vendin tonë janë prekur nga virusi 94 599, ndërsa 83 735 janë shëruar, 2 916 nuk e kanë fituar dot betejën. Rastet aktive në vendin tonë janë 7 948. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd. Gazetari Fatmir Popja raporton se një automjet i tonazhit të rëndë, gjatë një parakalimi të gabuar, jo shumë larg hyrjes së qytetit të Librazhdit, është përplasur me një motoçikletë, e cila ka përfunduar poshtë tij. Për pasojë, burrë e grua që ndodheshin në të, kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar ne spitalin e Librazhdit dhe sipas burimeve zyrtare, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë të hënën nënshkruan marrëveshjen për furnizim më vaksinën kineze. Ministri i këtij dikasteri, Venko Filipçe shpalosi metodologjinë se si do të bëhet vaksinimi, pa pasur datë konkrete se kur dozat e vaksinës do të mbërrijnë në vendin tonë. Siç informoi, sasia e siguruar nga kjo vaksinë do të shërbejë për vaksinimin e 100 mijë personave, ndërsa theksoi se planifikohet punktet të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Filipçe u përpoq të sigurojë qytetarët se kjo vaksinë është e sigurt. – Advertisment – Vaksina është e vendosur në shiringa, gjë që…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje zbulohen për vdekjen e 28-vjeçares nga Korça me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Gazetari Erjon Skëndaj raporton se 28-vjeçarja kishte ardhur dy javë më parë dhe ishte shtruar për COVID, relativisht rëndë. 6 ditë më parë e kanë çuar dhe ka lindur në një maternitet të Tiranës, më pas është kthyer sërish në reanimacionin e Sanatoriumit, ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është futur në intubim. Mbrëmë në darkë ajo ka ndërruar jetë. Fëmija thuhet se është mirë dhe është në Korçë, ndërkohë që mjekët kishin shumë shpresë, por komplikacioni kardiak ka sjellë vdekjen e…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës kërkon që të marrë plotësisht kompetencat në përcaktimin e çmimit të ujit që e paguajnë qytetarët. Për momentin, rregullatori përcakton çmimin minimal dhe maksimal, kështu që Kompanitë Publike të Ujësjellësit dhe Këshillat komunal kanë fjalën e fundit në lidhje me lartësinë e faturave të ujit. – Advertisment – Tarifa jonë minimale nuk siguron investime. Ekziston vetëm një mbijetesë e thjeshtë e shërbimeve publike. Në të kaluarën, kishte situata në Tetovë, por edhe në qytete të tjera ku në pjesë të caktuara të qytetit ku kishin mbetur pa ujësjellës gjegjësisht nuk kishte furnizim me ujë. Dhe kjo…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721. Rastet pozitive janë nga…

Lexo më Shumë

Vendi do të ndjekë përvojat e huaja në lidhje me vaksinën AstraZeneka, të cilat tregojnë se nuk është efektive për popullatën më të vjetër se 65 vjet, tha sot Dr. Alexandra Grozdanova në një konferencë për shtyp me Ministrin Venko Filipce, i cili paraqiti një plan vaksinimi në 3 faza. – Advertisment – -Ne ndjekim informacionin në lidhje me “AstraZeneka” në mënyrë të vazhdueshme. Përvoja nga vendet e tjera si Franca dhe Spanja tregon se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt mbi popullatën e moshuar. Ne do të ndjekim këto rekomandime dhe do të presim që kjo vaksinë t’u jepet…

Lexo më Shumë

Një mesazh kërcënues ka mbërritur në celularin e shefit të krimeve në komisariatin e Gramshit, Sokol Novaku. Persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar me jete zyrtarin e policisë, duke i shkruar se ‘do ta djegin të gjallë’. “…Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. I ke ditët e numërume,”– shkruhet në mesazhin që ka marrë Sokol Novaku ne numrin e telefonit qe përdorte për punën. Pas këtij mesazhi zyrtari i policisë ka depozituar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzim për kërcënimin e marrë. Ndërkohë në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të…

Lexo më Shumë