Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura dhe vepra e Qazim Koculit, kryeministrit që qëndroi në këtë post vetëm 24 orë…Qazimi lindi më 14 prill 1883 në fshatin Kocul në kohën e Perandorisë Osmane, i biri i Muhamet Koçiut. Vijoi dhe përfundoi studimet e larta në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Togerit. Ka qene nje personazh aktiv në Luftën e Vlorës ate te vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët kryesor.Më 29 maj 1920 në Beun u zgjodh u emërua komandant i…
Author: almakos
Pak orë pas takimit të zhvilluar në selinë blu, ku lideri demokrat dha porosi të qarta për drejtuesit politik të qarqeve dhe Sekretariatin e PD, është publikuar një foto. Është vetë kryedemokrati Basha, i cili ka postuar në Facebook një foto me të gjithë drejtuesit politik në qarqe, njerëzit që do udhëheqin fushatën e demokratëve dhe që sipas Bashës do sjellin një shpresë të re për Shqipërinë. Krahas fotos, i pari i selisë blu, shkruan “Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton! ✌️”.
Në Shqipëri javën e parë të shkurtit u përkeqësua situata e pandemisë Covid-19. Vdekjet dhe infektimet e reja u rritën ndjeshëm, ndërsa vaksinat anti-covid ende nuk po mbërrijnë masivisht. Një gjendje e nderë frike dhe pasigurie shihet në afërsi të spitaleve Covid në Tiranë, ku mbërrijnë gjithë të infektuarit nga qytetet e tjera dhe ku niveli i vdekjeve dhe shtrimeve ka njohur rritje nga fundi i janarit. Auto-ambulancat e urgjencës hyjnë e dalin me të sëmurë, ndërsa familjarët rendin poshtë e lart me pako ushqimesh dhe pajisje të tjera, që u nevojiten familjarëve të tyre brenda pavioneve. Të dhënat e…
Një grua 47-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u godit me thikë ditën e sotme në Milano. Disa kalimtarë njoftuan policinë rreth orës 13:00, duke raportuar se një burrë i veshur me të zeza ishte duke ndjekur një prostitutë. Kur karabinierët arritën në vend shqiptarja nuk ndodhej më në vendin e raportuar ndërsa u gjend pas pak minutash, e shtrirë në tokë dhe e mbuluar nga gjaku pas tre goditjeve me thikë në shpinë dhe dy në këmbë. Viktima, e identifikuar si Luljeta Heshta, u transportua me urgjencë në spitalin Humanitas ku pavarësisht një ndërhyrjeje kirurgjikale nuk mundi të mbijetonte, përcjell Ora…
Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në seli për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit drejtuesit politik të qarqeve së bashku me Sekretariatin e PD. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se në fokus të takimit do të jenë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, teksa drejtuesit politik kanë filluar punën në terren tashmë. Vetëm pak ditë më parë përfundoi caktimi i drejtuesve politik nga PD, ku në 11 qarqe ka nga një drejtues, kurse në Tiranë ka disa.
Mediat greke raportojnë detaje të tjera nga arrestimi i Ralf Ferukut, apo i njohur ndryshe si ”Taqi shqiptar” apo ”Notis”. Ai ka qenë më parë i dënuar në Greqi, teksa me arrestimin e fundit ku u gjet në makinë me Alket Rizain tashmë hetimet greke po e lidhin atë me ngjarje të tjera. Feruku dyshohet se ka qenë i përfshirë në verën e 2018 në Pedion, ndërsa pronari i po këtij lokali u vra një vit më vonë në Haidari. Po ashtu ai dyshohet se ka kryer dy atentate ndaj një greku në Iliopouli. Nuk mbetet me kaq, pasi ”Taqi shqiptar”…
Afrimi nga qyteti i Gjakovës ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare i cili ka treguar historinë e tij të dhimbshme: Ai është martuar me Lorenën nga Tirana, ka qëndruar vetëm 3 muaj me të dhe më pas ajo ka ikur. I ka vdekur gruaja para 4 vitesh. Ai tregon se në atë periudhë i vdiq dhe nëna e tij dhe vajza. Djali i tezes së tij kur shkonte tek shtëpia e shihte të mërzitur dhe i thotë djalit të Afrimit, Rizait që të martonte babain dhe Rizai i thotë që ta gjejë gruan dhe e martojnë.…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të rinjve të ndahen nga politika e përçarjes dhe urrejtjes dhe t’i bashkohen forcës së vetme që punon për të ardhmen e tyre. “Politika e punës, e dashurisë për njëri-tjetrin, e ndihmës dhe e solidaritetit fiton gjithmonë. A jemi abonuar te kjo politikë? Apo tek ajo e përçarjes dhe urrejtjes? Ju jeni të gjithë një skuadër: skuadra e të ardhmes së Partisë Socialiste të Shqipërisë,” u shpreh Veliaj gjatë takimit me të rinjtë në Rrogozhinë. Ai ka kërkuar të mos iu besojnë më atyre që me…
Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi ka deklaruar se banorët e fshatrave të qarkut ku ai është i angazhuar janë braktisur për 8 vite nga Rama. Bardhi thotë se prej braktisjes së Ramës, të rinjtë nëpër fshatra po ikin. Ai premton se me PD në qeveri do të jenë 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë. Për Bardhin me PD Elbasani dhe Shqipëria fitojnë. STATUSI NGA GAZMENT BARDHI Banorët e fshatrave të qarkut Elbasan mbijetojnë falë punës së palodhur nga ku sigurojnë produktet e bujqësisë dhe blegtorisë. Socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur…
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 199 raste të reja me virus korona, nga gjithsej 1846 të testuar. Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 8 persona kanë humbur jetën nga virusi korona, ndërsa 264 i janë shtuar listës së të shëruarve. Numri i të diagnostikuarve që nga fillimi i pandemisë është mbi 94 mijë kurse raste aktive janë 7875. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona që trajtohen në spitalet në vend është 594. – Advertisment –
Numri një i Qeverisë, Edi Rama gjatë një interviste në Sarandë është pyetur se për çfarë do të donte të mbahej mend. Rama thotë se do që të lërë një kujtim të mirë, dhe puna që ka bërë të ketë impakt mjaftueshëm të fortë. Po ashtu ai thotë se ka gabuar, por prej gabimeve ka mësuar dhe thekson gjithashtu se nëse do i kthehej nga e para, shumë gjëra do të bëheshin ndryshe dhe më mirë. ”Besoj që shtysa kryesore, e imja për të rezistuar dhe për mos u dorëzuar dhe ik më varja fare se nuk duroj dot më.…
Zaev i tha “jo” Mickoskit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministri beson se praktika e zgjedhjeve të parakohshme përfundimisht duhet të ndërpritet, pasi, siç thotë ai, po e pengon ekonominë e përgjithshme të Maqedonisë, ndërsa zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në mandatin e rregullt, respektivisht në vitin 2024. – Advertisment – Vendi ka drejtim të qartë kah i cili po lëviz, evropianizimi vazhdon, të gjitha vendimet e vështira që janë marrë në të kaluarën ishin për shkak të standardit ekonomik, për të krijuar vende të reja pune, për të motivuar investitorët për investime të reja, për të krijuar vende…

