Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake flakët janë përhapur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Paraprakisht mësohet se nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje ka nisur evakuimi i banorëve të pallatit. Njoftimi i policisë: Me datë 08.02.2021, rreth orës 12:40, në rrugën e Kavajës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka problem për banorët. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë…
Author: almakos
Gjatë këtij muaji në Krivollak do të arrijnë anëtarë të batalionit të 15 të inxhinierisë pranë forcave amerikane në Evropë, të cilët së bashku me inxhinierët tanë do të punojnë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Krivollak, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, pas takimit me gjeneral-major Xhozef Xherard- zëvendës komandant i forcave amerikane në Evropë. – Advertisment – Këtë verë, informoi Shekerinska, stërvitja “Goditja vendimtare 21” do të mbahet në Krivollak, në të cilën do të marrin pjesë rreth dy mijë anëtarë të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bullgarisë dhe Greqisë,…
Një 30-vjeçar është gjetur paraditen e sotme pa shenja jete në bregun e detit në Vlorë. Policia bën me dije se se personi në fjalë është i seksit mashkull, dhe nuk është identifikuar ende, teksa dyshohet se 30-vjeçari është mbytur në det dhe uji e ka nxjerrë në breg, Njoftimi i policisë: Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në konferencën me gazetarët, se ka sinjale nga laboratorët tanë për ardhjen e varianteve të reja të Covid në Shqipëri. Manastirliu shton se edhe rritja e rasteve me Covid dyshohet se lidhet me variantet e reja të COVID. “Vërehet se në javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid 19. Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid. Sinjalet kanë ardhur nga laboratorët tanë për variante të reja”,- tha ajo. Sipas Manastirliut, incidenca 2 javore është 459 raste për 1 mijë banorë. “Spitalet…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër Covid-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”. Sipas marrëveshjes rreth 200 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në vendin tonë gjatë muajit shkurt, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur ditëve në vijim. – Advertisment – “Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të…
Një 53-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi shpërndante kokainë në qytet. Në pranga përfundoi shtetasi A. H., 53 vjeç (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit). Arrestimi i tij ka ardhur pasi Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit A. H., kanë gjetur disa doza me kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast…
Gjatë 24 orëve të fundit (07/08.02.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar gjithsejtë 509 shkelje për mosmbajtje të maskës si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga ky dikaster në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave antiCovid dhe punën që po bën Policia. Gjatë inspektimit në zonën e Tiranës së Re, Drejtor Veliu u shpreh se gjoba nuk është aspak qëllimi i Policisë, por qëllimi i vetëm është parandalimi i përhapjes së COVID-19. ‘’Njëkohësisht u bëj thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues me punonjësit e Policisë, sepse kjo thirrje që po ju bëjmë nuk është thjesht një kërkesë e shtuar e…
Vendimin për kufijtë tokësorë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, si dhe për ndalesën për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, qeveria greke e vazhdoi edhe për dy javë, gjegjësisht deri në 22 shkurt të vitit 2021, njofton MIA. – Advertisment – Vendimi i ri për “Vendosje të masave për të kufizuar përkohësisht lidhjet tokësore, ajrore dhe detare të Greqisë, për të ndaluar hyrjen në vend të shtetasve të vendeve të treta përveç vendeve të BE dhe zonës Shengen”, me qëllim të kufizuar përhapjen e korovirusit, tashmë është botuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, dhe ka…
Zbardhen detaje të reja nga kapja e 167 kg marijuanë në Igumenicë të Greqisë 2 ditë më parë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se Mihal Leka, personi që u arrestua për ngarkesën e vendosur në 6 çanta nuk ishte poseduesi i drogës, por transportuesi. Ai u kap në një fermë teksa Policia greke kishte marrë informacione për tentativën e trafikut të drogës. Mësohet se një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se fshihet në Greqi.
Vaksina kineze-Maqedonia e Veriut Sipas paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore në vend, sot duhet të nënshkruhet kontrata për furnizim me 200 mijë vaksinave kineze kundër Covid-19, transmeton Alsat. Nuk dihet se kurë saktësisht do të arrijnë vaksinat kineze. – Advertisment – Me këtë lloj të vaksinës pritet të nis imunizimi kundër Covid-19 në vendin tonë, ku fillimisht pritet të vaksinohen 100 mijë qytetarë. Tashmë është miratuar plani kombëtar i imunizimi. Dy mijë deri në 2,500 qytetarë pritet të vaksinohen çdo ditë. Për çdo qytetar që do të marrë dozën e parë do të rezervohet menjëherë dhe e dyta që duhet të…
Moti sot paradite do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, reshjet më të rrëmbyeshme pritet të jenë në pjesët perëndimore të vendit. Do të ketë edhe kushte për paraqitje të bubullimave. Në disa vende do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Pasdite në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të ndalen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 11 deri në 18 gradë Celsius. – Advertisment – Në Shkup gjatë mëngjesit pritet të kemi mot me…

