Author: almakos

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski derisa komentoi qëndrimet e drejtorit dhe zv. drejtori të Entit Shtetëror të Regjistrimit, tha se po ndodh ajo që ai më herët e kë paralajmëruar. Sipas tij kjo garniturë nuk ka kapacitet për të realizuar një proces të këtillë. – Advertisment – “Që në momentin e parë procesi i regjistrimit u politizua. Që në fillim kam thënë se ky është një marrëveshje politike, ja akoma pa filluar ky proces ata e vulgarizuan dhe pastaj habiten se pse njerëzit nuk u besojnë. Për këtë arsye duhet të largohen. Duhet të luftojmë bashkë që në zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka propozuar që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese për të paktën 2 javë. Gjinushi deklaroi gjatë konferencës në Kuvend ”Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit” se Shqipëria për të përshpejtuar uljen e kurbës, që tashmë ka nisur në vendet e tjera, i duhet të paktën një periudhë 2 javore me kufizime. Nga ana tjetër ai thotë se Shqipëria aktualisht ka masa më të buta se në Europë. “Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor.  Në të gjitha…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Fjilipçe gjatë vizitës së klinikës shëndetësore në Bit Pazar njoftoi se afro 4 mijë punonjës shëndetësor janë paraqitur për të marr vaksinën antiCovid, e cila gjatë këtij muaji pritet të arrijë në vendin tonë. – Advertisment – “Biseduam se si do të organizohet puna rreth vaksinave nëpër punktet, në dy ndërrime dhe nga një ndërrim në poliklinikat e tjera, do të jenë aktive që të 7 poliklinikat. Deri në këto momente janë paraqitur afro4 mijë punonjës shëndetësor për të pranuar vaksinën. Në Poliklinikën Jane Sandanski do të punojnë 2 turne me nga 3 punkte, dhe do…

Lexo më Shumë

Ilirian Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, flet për DW mbi garancitë që jep reforma zgjedhore për zgjedhjet 2021, që votimet të jenë të lira dhe të ndershme dhe Parlamenti i ri të jetë i dekriminalizuar. DW: Z. Celibashi, reforma zgjedhore në Shqipëri do të provohet në zgjedhjet parlamentare të radhës, më 25 prill. Çfarë garancish jep kjo reformë që këto zgjedhje të jenë të besueshme, të lira dhe të ndershme, me fjalë të tjera të pasqyrojnë shprehjen e lirë të vullnetit të popullit? Ilirian Celibashi: Në Shqipëri nuk është se ka ndodhur një reformë e thellë zgjedhore lidhur me sistemin zgjedhor…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 44-të të rregullt me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. – Advertisment – Në mbledhjen e sotme para ministrave të Qeverisë do të gjendet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fonde investuese. Ministrat sot do të diskutojnë edhe Propozim-programin për uljen e ndotjes së ajrit në vitin 2021, si dhe për Informatën lidhur me realizimin e Projektit për sistem të kolektorëve nga Radozhda deri në Kalishtë-Strugë.

Lexo më Shumë

Shefi i Urgjencës Infektive, Skënder Brataj i ftuar në ABC-ja e mëngjesit foli për situatën e pandemisë, shërbimin e urgjencës dhe vaksinës. Brataj u shpreh se shumë prej personelit të shërbimit të emergjencës e kanë kaluar koronavirusin me simptoma të lehta, ndonëse theksoi se nuk ka një studim të të tregojë se përqind e tyre janë prekur. “Mjekët e urgjencës nuk i përdorin testet e shpejta. Tamponin  e shpejtë e vlerëson epidemiologu. Në shërbimin e  emergjencës ka shumë të prekur sepse jemi vijën e parë, por nuk ka një studim. Janë kryesisht mosha të reja dhe shumë prej tyre e…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (08/09.02.2021) në gjithë territorin e vendit MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 352 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Në 6 nga 12 qarqe në vend, në tremujorin e katërt të vitit, rritja e vdekjeve mëse u dyfishua, duke u luhatur nga 100-125%… Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që në vitin 2020 kanë pasur rritjen më të lartë të fataliteteve shtesë, në raport me popullsinë përkatëse, duke marrë dhe goditjen më të madhe nga Covid-19. Sipas të dhënave zyrtare nga Gjendja Civile, nga rreth 6 mijë vdekje shtesë që u regjistruan në 2020-n në krahasim me vitin e mëparshëm, por dhe me mesataren 2015-2019, rreth 1,800 ose 30% e tyre ishin në Tiranë, 732 në Fier dhe 681…

Lexo më Shumë

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, se palët politike nuk kontestuan emërimin e tij si komisioneri i këtij institucioni. Në një lidhje skype për emisionin “Real Story” në ‘News24’ Lubonja tha se fakti që nuk u kontestua emërimi i Celibashit në këtë detyrë, është për faktin se ‘lufta’ për zgjedhjet ndodh në terren dhe se nuk e përcakton rezultatin e këtyre zgjedhjeve KQZ. “Unë e mendoj kështu. Siç tha dhe zoti Celibashi, se është zgjedhur me konsensus. Pyetja që ngrihet është; si ka mundësi që ndërkohë që ne kemi një konfliktualitet të madh, ku…

Lexo më Shumë

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” bëri një përmbledhje, duke treguar të gjithë organizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Celibashi theksoi se përbërja njerëzore e KQZ-së është rrjedhojë e konsensusit politik në vend. “Tashmë kemi një KQZ, e cila në rastin e komisionerit shtetëror e kënaq idenë që kam reklamuar prej vitesh. Kemi strukturë tjetër, sikundër është Komisioni Rregullator, që është organ drejtues, që në përbërjen e vet ka një model të vjetër të KQZ. Kemi strukturë të re, që është KAS, që merret me ankesat që vijnë për vendimet që merr…

Lexo më Shumë

Kompania “Facebook” tha të hënën tha se ka shtuar përpjekjet për të ndaluar keqinformimin në lidhje me vaksinat kundër COVID-19. Facebook do të shënjestrojë grupet të cilat vazhdimisht përhapin dezinformim për koronavirusin dhe vaksinat. Ka disa muaj që Facebook po lufton dezinformimin duke iu dhënë përparësi këshillave shëndetësore nga agjenci të besueshme, mirëpo prej datës 8 shkurt do ta zgjerojë këtë fushatë. Grupet ose llogaritë që ndajnë dezinformata të tilla mund të hiqen plotësisht nga rrjeti social, paralajmëroi Facebook. Përgjegjësve të grupeve në rrjetin social iu kërkua që fillimisht të miratohen postimet e anëtarëve të prirur për përhapjen e informacionit…

Lexo më Shumë

Është zhvillluar ditën e sotme analiza vjetore e punës për vitin 2020 e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP), ku morën pjesë në një takim “online” Ministrja Evis Kushi, drejtues të DPAP, drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore. Nëpërmjet rrjetit, Ministrja Kushi shprehet se “Në analizën vjetore të punës për vitin 2020 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar vlerësova mes të tjerave: menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19; mirëmenaxhimin e Maturës Shtetërore; shpërndarjen e teksteve falas në arsimin parauniversitar; përmirësimin e shërbimit psiko-social në shkolla dhe konsolidimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”.Duke përfunduar postimin, Kushi thekson: “Vëmendja jonë…

Lexo më Shumë